02 Maj 2024

AAK dënon ashpër sulmin kriminal në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 8 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e Tre Rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe ku u lënduan familjarët e tij.

Duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lënduar iu dëshiron shërim sa më të shpejtë.

AAK fton institucionet kompetente që t’i përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të kryesve të këtij akti barbar.

Akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)