16 Maj 2024

72 për qind e qytetarëve të Kosovës pro BE-së

Prishtinë, 7 gusht - Popullariteti i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë mbetet mjaft i lartë ku në një referendum për t’iu bashkuar BE-së, 72 për qind e qytetarëve do të kishin thënë “Po” – që është një përqindje e cila nuk ka ndryshuar fare nga dy vitet e kaluara.

Shumica besojnë se integrimi do të ishte një përparësi për Kosovën pothuaj 90 për qind e të anketuarve e konsiderojnë si të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në dhe më shumë se 70 për qind e tyre e shohin integrimin në BE si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese në ekonomi, udhëtim, korrupsion, sigurim të së ardhmes për të rinjtë, mirëqenie sociale dhe në fushat e bujqësisë.

Anketa, e cila është organizuar nga projekti i financuar nga BE-ja, “Perspektiva e BE-së në Kosovë” (EUPK) dhe e cila është realizuar në maj dhe qershor të vitit 2012 nga “UBO Consulting”, përmbante 1,500 intervista ballë për ballë me përfaqësues nga i gjithë vendi, shqiptarë, serbë dhe komunitete të tjera minoritare të Kosovës, të cilat kanë qenë të ndara sipas gjinisë, arsimimit, të ardhurave, dhe prejardhjes urbane dhe rurale. Një anketë e ngjashme është realizuar për Zyrën e BE-së në gusht të vitit 2010, e cila edhe shërben si mundësi e mirë për krahasim të disa trendeve dhe aspiratave në opinionin publik.

Të gjeturat kryesore të anketës janë prezantuar të martën nga Zëvendës Ministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, Zëvendës Udhëheqësi i operacioneve në Zyrën e BE-së / PSBE-së, Melvin Asin, Zëdhënësi i Zyrës së BE-së/PSBE-së, Stojan Pelko, dhe Udhëheqësi i opreacioneve në UBO Consulting, Berat Abdiu.

Gëzim Kasapolli tha se 57për qind e të anketuarve besojnë se anëtarësimi i Kosovës në BE do të sillte dobi personale për ta, një nivel ky që është ngritur nga ai 54për qind në vitin 2010.

“Unë jam veçanërisht i impresionuar me faktin që serbët e Kosovës kanë një pikëpamje dukshëm më pozitive për BE-në sot se sa që kishin në anketën e ngjashme të bërë në vitin 2010”, tha ai. 30për qind e të anketuarve serbë kanë thënë se ata mendojnë që BE-ja është pozitive, në krahasim me 0për qind që ishin në vitin 2010, dhe shifra e atyre që mendojnë se BE-ja është një forcë negative ka rënë nga 98për qind në vitin 2010 në 24për qind sot.

“Kjo anketë na jep një mjet shumë të mirë matjeje për veprimet tona të vetëdijësimit dhe madje edhe një bazë më të mirë për planifikimin e këtyre aktiviteteve në të ardhmen bashkë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane,” tha Melvin Asin.

Ai theksoi nevojën për menaxhimin e pritjeve, meqë koha që pritet për hyrjen e Kosovës në BE është shumë optimistike: 56për qind e të anketuarve kanë thënë se Kosova tani është e gatshme që t’i bashkohet BE-së; 34për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së “deri në vitin 2014” dhe 54për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së “brenda 5 viteve të ardhshme”.

Në mesin e të gjeturave të tjera të anketës së UBO-s, janë prezantuar disa trende interesante:
 
·    Televizioni mbetet burimi më i përhapur i informacionit lidhur me BE-në, politikat dhe institucionet e saj;
·    Shfrytëzimi i internetit si burim lajmesh është rritur dukshëm që nga viti 2010, duke  e bërë atë si burimin e dytë më të përhapur të informacionit sot;
·    Gazetarët ende gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik, me vendimmarrësit e BE-së në vendin e dytë;
·    Niveli i besimit në OJQ/përfaqësues të shoqërisë civile ka rënë dukshëm, nga 18për qind në vitin 2010 në 7për qind sot.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)