06 Maj 2024

Žbogar në mbështetje të agjendës integruese evropiane të Kosovës

Prishtinë, 23 prill – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Žbogar.

Ministri Hoxhaj dhe z. Žbogar gjatë bisedës janë fokusuar në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, progresin e vazhdueshëm të Kosovës në këtë rrugë si dhe për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka njoftuar përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në këtë proces, duke theksuar përkushtimin e gjithanshëm për realizimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha obligimeve që i takojnë Kosovës.

Hoxhaj ka falënderuar z. Žbogar për përkushtimin e tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në këtë proces.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi Special i BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Žbogar, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)