29 Prill 2024

Zini hundët dhe votoni për hipokritët dhe batakçinjtë

Shkruar nga Faik Krasniqi

Zini hundët dhe votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona, zini hundët dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për zonjat e zotërinjtë që dalin nga mbledhjet e kryesive me bythë të shtrënguara, që të mos u shpëtojë ndonjë e vërtetë. Për ata që nuk janë në shërbim të shtetit por të pushtetit, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundën e votoni për plehrat, për ata që ju nuk dini asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histeriket, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri, zini hundën dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për ata që i pyesni për diçka e në fund të përgjigjes nuk kujtoni dot as pyetjen tuaj. Për ata që zgjidhen për kokën bosh e që mund t’ua shndërrojnë në bomba urrejtjeje, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundët dhe votoni për fshatarët e pasur, për provincialët që nuk u ka rënë asnjë cifël, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryekusarët. Për hienat që mbajnë era gjak, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundët dhe votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve, për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi, zini hundët dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapën vend për t’ju vrarë edhe nesër, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundët dhe votoni për listat me kërma, zgjidhni kërmën me erë më të mirë. Për surratërit e yndyrshëm, për provincialët e paditur që bëjnë emër me egërsinë dhe marrëzinë e tyre, zini hundët dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për ata që kanë shitur shpirtin dha ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundët dhe votoni për racën e re të batakçinjve dhe batakçeshave pa fisnikëri. Mëshirojeni, shikoni si përdridhen ç\'prisni, zini hundët dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për demagogët, për ata që na marrin për idiotë dhe na fyejnë me premtimet e tyre. Me votën tuaj ata do të përdhosin jetën tuaj, vota juaj është orgazma tyre, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

Zini hundët dhe votoni për ata që kacafyten për llokmën e madhe. Për faturat e tyre, për mendjet sterile, për diskutimet idiote dhe për letrat higjienike, zini hundët dhe votoni për ta.

Zini hundët dhe votoni për ata që tallin bythën me ëndrrat dhe shpresat tuaja. Kanë nevojë për votën tuaj që të përdhosin edhe jetën e fëmijëve tuaj, zini hundët dhe votoni edhe për ta.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së”ALEANCA KUQ E ZI”)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)