29 Prill 2024

Xhemshir Haziri veteran i arsimit në Diasporën shqiptare

Shkruar nga Asllan Dibrani

Prof. Xhemshir Haziri rrjedh prej një familje bujare malësore  me tipare shqiptare, i frymëzuar për arsim, liri dhe çështjen kombëtare!

Ne këtë vit Profesori Xhemshir Haziri shënon 30-vjetorin e veprimtarisë se tij si mësimdhënës i mësimit plotësues te Gjuhës Shqipe me fëmijët mërgimtarë në Gjermani. Punë me vlerë qe la gjurmë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës,  traditave dhe prejardhjes shqiptare.

Xhemshir Haziri lindi ne trevën e Llapit dhe Gallapit në fshatin Muhazob të Besianës (ish Podujeva) një treve me plot bujari, atdhe-dashuri, tradita dhe një histori te  dhimbshme, si pararojë e  trevave të Kosovës.

Shkollën fillore e mbaroj në Orllan, ndërsa të mesmen në Besian. Studimet e larta i  mbaroj  në Universitetin e Prishtinës-FSHMN-Dega e Kimisë.

Prof. Xhemshir Haziri me nxënësit e Shkollës Shqipe \"Zahir Pajaziti\" te Osnabrück-ut në manifestimin e organizuar për nder të shpalljes se pavarësisë se Kosovës në shkurt te vitit 2008, pjesëmarrës  ishte edhe zoti Ibrahim Rugova ,Presidentit te pare  i Republikës se Kosovës, takim qe i dha  një rendësi te veçantë Ushtareve te Lirisë.

Prof.Xhemshir Haziri veteran i arsimit në Diasporën shqiptare!

Pas studimeve  zoti Haziri  i entuziazmuar për arsim dhe  kulturë  ai iu rrok profesionit të arsimit. Filloj  të  punoj  si prof. i kimisë në gjimnazin “8 Nëntori“ në Podujevë në paralelen e ndarë në Orllan.

Me punën dhe angazhimin e tij profesional  ai  ngriti vetëdijen  në një shkallë të lartë  nga e cila  u ftua të punojë , në Universitetin e Punëtore  në Prishtinë,  për gjashtë  vite.

Punën u detyrua ta ndërpres për ta kryer shërbimin ushtarak nën regjimin jugosllav e cila ishte një sfide e veçantë për të gjithë shqiptarët nga se shume kush nuk i shpëtonte  akuzave nga  ndonjë aktpadi  në kazermat serbo-sllave të asaj kohe.

Shumë djem  ktheheshin nga kazermat jugosllave në arkivole pa arsye për te vetmen  gjë qe nuk kishin një tretman te njëjtë me ushtaret tjerë  sllav  dhe nuk mund të rrinin  qengja pran  aparaturës serbo-sllave te egër qe ushtronte një terror mbi popullin shqiptar.

Ne vitin 1983 Prof. Xhemshir Haziri caktohet nga Universiteti i Punëtoreve të Prishtinës si arsimtar i lëndës se kimisë dhe fizikës për aftësimin profesional të punëtoreve në Gjermani. Ai  fitoj  të drejtën e atëhershme  për qytetet e Hamburg-ut, Hannover-it dhe Osnabrück-ut si mësimdhënës.

Haziri nuk ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e kandidatëve në ndjekjen e arsimit dhe edukimit të gjeneratave aktuale.

Andaj ai arriti të organizoj kontakte me bashkatdhetarët tanë. Me kërkesën e prindërve u angazhua për hapjen e shkollës shqipe me mësim plotësues në Gjermani. Gjate muajve mars, prill dhe maj të vitit 1983 ishte një  volum i punës se tij   ku u regjistruan nxënësit shqiptar në Hannover, Osnabrück dhe Peine.

Regjistrimi i mësimit plotësues pasoj në Ministrinë e Arsimit të Niedersachsen-it  si dhe ne Ministrin e Arsimit te Kosovës. MA e Kosovës në marrëveshje me palën gjermane, shpalli konkursin për një mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Hannover. Ne këtë konkurs u paraqit Prof. Haziri dhe ne baze te përgatitjes se tij profesionale arriti të fitoj konkursin e asaj kohe.

Ne nëntor të vitit 1983 z. Haziri filloj punën si mësues i shkollës shqipe me mësim plotësues në Hannover, Osnabrück dhe Peine. Në këto qendra  mesmin aso kohe e ndiqnin 104 nxënës. Kështu ai punoj gjer në korrik te vitit 1985 ne këto segmente  horizontale ku  ishin të përqendruar shqiptarët.

Meqë interesimi i prindërve për mësimin e gjuhës amtare shqipe shtohej dita ditës, rritej numri i nxënësve pë zotin Xhemshir ishte një ëndërr ma e realizuar. Kështu ne Osnabrück u krijuan grupe të reja nxënësish, sipas të dhënave, qe nga viti 1983, për çdo vit gjer me tani Prof Xhemshir Haziri ka përcjell nga 90 deri 100 nxënës të rregullt.

Duke llogaritur numrin e përgjithshëm, del se mësimin e gjuhës amtare e kane ndjekur rreth 2.500 nxënës. Për gjatë këtyre viteve puna e tij me nxënësit shqiptare u vlerësua dhe u dëshmua në paraqitje dhe suksese të ndryshme ne Kampionatet e diturisë si dhe ne aktivitete te tjera të kuizeve dhe garave te ndryshme.

Shkolla shqipe në diaspore, si shkolle kombëtare, luajti dhe po luan rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja!

Shkolla shqipe ne Gjermani është hapur para 37 viteve dhe funksionon  rregullisht gjer me tani, kurse ne Osnabrück me rrethine , shkolla shqipe e këtij qyteti me mësuesin e tij veteran vepron për tani që 30 vite. Mësues  qe nga fillimi e gjer me tani është Prof. Xhemshir Haziri. Z. Haziri po ashtu nder te gjithë mësuesit e gjuhës Shqipe është mësuesi  i arsimit me stazh me te gjate të punës në Republikën Federale të Gjermanisë dhe njëri ndër me të suksesshmit në procesin edukativo-arsimor.

Me punën e tij ai  u dallua ne shumë fusha. Tani me 30 vite po ashtu edhe si veprimtar i shquar në formimin dhe edukimin e frymës atdhedashurie dhe patriotike të gjeneratave të reja në mërgim. Një angazhim ky tepër fisnik dhe domethënës në luftimin e asimilimit të gjeneratave te reja pasardhëse - ardhmëria potenciale e kombit shqiptar.

Shkolla shqipe në diasporë, si shkollë kombëtare, luajti dhe po luan rrol të rëndësishëm ne edukimin dhe arsimimin e gjeneratave te reja , si në kultivimin e thellimin e ndjenjës se atdhedashurisë tek fëmijët mërgimtarë. Shkolla është institucion për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Arsimtarët shqiptarë janë ata qe rregullojnë dhe përshtatin mësimin , mbajnë shkollën të funksionoj dhe të luaj rol të rëndësishëm si ne planifikim dhe organizimin e procesit mësimor, po ashtu edhe ne zbatimin e tij në mënyrë të mirëfilltë. Kjo vlerë u takon edhe  prindërve natyrisht fal bashkëpunimit të ndërsjellë.

Xhemshir Haziri gjate këtyre 30 viteve përveç punës arsimore-edukative u angazhua edhe ne aktivitete te lira  me nxënës duke përgatitur programe kulturore me recitime, këngë dhe valle, pjese teatrale, aktivitete të ndryshme sportive, folklorike popullore me rastin e festave tona kombëtare, tubime përkujtimore etj.

Zahir Pajaziti ka qene nxënës i Prof. Xhemshir Hazirit në vitin shkollor 1978/79 në Orllan në rrethin e Gallapit që gjithmonë ishte  vullkan i lindjes dhe  dhënies se  burrave te mëdhenj  kombit! 

Ai po ashtu organizoj vizita dhe bashkëpunim  te një rëndësie të veçanet me karakter mësimor dhe kulturor në Atdhe për nxënësit e shkollave të ndryshme simotra të  Gjermanisë me Kosovën.

Ne qytetin e Osnabrück-ut, ku ai vepron, po ashtu është mbajtur edhe Kampionati i Diturisë së nxënësve në  nivel  të Gjermanisë në mars te vitit 2005. Nxënësit e shkollës \"Zahir Pajaziti\" në Osnabrück disa here  janë dalluar dhe kane zënë vendin e parë në gara të diturisë, ne recitime, vizatime dhe disiplina te tjera, thekson ndër të tjera zoti Xhemshir Haziri.

Ne këtë qytet me tutje nga sholla shqipe \"Zahir Pajaziti\" nën organizimin e tij janë mbajtur edhe garat sportive në nivel te nxënësve shqiptare në Gjermani.

Kështu ne këtë vit me 04. prill u mbajt për te 22-ten here me radhë Kampionati i Diturisë ne Bielefeld ,morën pjesë disa grupe nxënësish. Po ashtu në këtë vit me 18. Prill ne Langenfeld u mbajtën garat sportive për nxënësit dhe nxënëset shqiptare në Gjermani ku Prof. Haziri shkëlqeu me nxënëset e tij te vogla ne grupin e ciklit te ulet nga i cili takim fituan  vendin e parë.

Kësi soji na del qe Prof. Haziri ka shfrytëzuar të gjithë potencialin e vet  mendore, intelektuale, fizike dhe materiale, vetëm e vetëm qe  nxënësit e tij në veçanti dhe nxënësit shqiptarë në Gjermani në përgjithësi  përmes mësimit në gjuhën amtare shqipe te edukohen dhe te aftësohen që të flasin, shkruajnë, lexojnë sa me  pastër shqip dhe te pajisen me dritë e dituri dhe njohuri për Atdheun tonë te shtrenjtë, Kosovën, Shqipërinë dhe trojet tjera etnike.

 Nxënësit nga mësuesi i tyre Xhemshir Haziri morën njohuri të reja për historinë e lavdishme të popullit shqiptare,  për luftërat dhe për trimat dhe trimëritë e të gjithë patriotet shqiptarë qe nga Pellazgët, Ilirët, Skënderbeu, Ismail Qemali, Hasan Prishtina , Isa Boletini e deri te luftërat e UÇK-së në krye me  Heroit e Kosovës, Komandantin  legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë te tjerë.

Vlen  të veçohet qe Heroi i Kosovës Zahir Pajaziti ka qene nxënës i Prof. Xhemshir Hazirit në vitin shkollor 1978/79 ne Orllan. Emërtimi me emrin e Heroit Zahir Pajazitit  të shkollës shqipe në Osnabrücktek te prindërit e Shkollës Shqipe në Osnabrück dhe te mësuesi i tyre rte kontributin e Presidentit te pare zotit zoti Haziri vërehet një krenari dhe mburrje.

Zoti Xhemshir Hazirit   në aktivitete sportive me  nxënësit shqiptar me komunitete te ndryshme ne qytetin e Osnabrück-ut.

Haziri me tutje është angazhuar edhe ne organizimin e bashkatdhetarëve tanë  në klube  dhe organizime  me karakter politik mbi çështjen e Kosovës gjate viteve te 90-ta. Ai ndërmori organizime humanitare. Ishte prijës dhe përkrahës i denjë i të gjitha aksioneve gjithëkombëtare si aksionet „Ndihme për Kosovën“, „Fondin e Achenit-Marian Tuna“.Ai pagoi anëtarësinë  në shoqata të ndryshme qe ishin te dedikuara për Kosovën.

Obligimet qe i kishin vene   mërgimtarët  për 3% e Bujar Bukoshit ,po ashtu iu është përgjigjur nga dita e parë. Aksionin për vetëmbrojtje, Aksionin për Arsimin e Kosovës para lufte, „Gjithçka për Pavarësinë  e Kosovës“ te Bujar Bukoshit. Ai ne mënyrë të veçanta ka ndihmuar Fondin „Vendlindja thërret“  dhe te tjerët me radhë që pasuan për Kosovën.   

Një aksion i veçanta dhe aktivitet i tij personal ishte themelimi dhe organizimi i Aksionin „Nxënësit ndihmojnë nxënësit“ për fëmijët e traumatizuar  në Kosovën e pas luftës, ku ai arriti qe në bashkëpunim me shkollat gjermane dhe nxënësit e tyre të mblidhen afro 29.000 DM.

Gjate këtij aksioni po ashtu u arrit qe një numër i konsiderueshëm i çantave, fletoreve, lapsave dhe materiale  tjera shkollore te mblidhen dhe me furgone te u dërgohen  në shkollat kosovare.

Për dallim nga shkollat jugosllave, të cilat mbaheshin  në gjuhët sllave, shkolla shqipe ishte nën mbikëqyrje të rrepte të autoriteteve të atëhershme thekson  zoti  Haziri. Por, përkundër  kësaj, shkolla shqipe dëshmoi me  avancime përcaktimin e vet kombëtar, fal punës dhe angazhimit të arsimtareve dhe prindërve shqiptare.

Ne vitin shkollor 1989/90 në Gjermani kishte 27 mësues shqiptare me mbi 250 nxënës. Ne vitin shkollor 1998/99 numri i arsimtare u rrit në 88 dhe kishte mbi 8000 nxënës shqiptarë. Kurse aktualisht punojnë rreth 66 arsimtarë me rreth 6000 nxënës.  

Njëri nga disa aktivitete te Shkolles Shqipe Zahir Pajaziti me Prof. Xhemshir Hazirin ne përkujtimin e  renjes se heroit  Zahir Pojazitit  në një akademi solemne në Osnabuck.

Ne tetor te vitit 1990 në Gjermani themelohet Këshilli I Arsimtareve Shqiptare “ Naim Frasheri e.V.”.
Ky këshill  pati  dhe luajti  një rrol të rëndësishëm  në organizimin e mësimit  plotësues.  Arsimtaret u  mobilizuan për ta realizuar një program edukativo-arsimor tte pastër kombëtar,  masivizimin e nxënësve në shkollat shqipe, organizimin e kuizeve të diturisë së nxënësve, garave sportive,  përgatitjen e festave tona kombëtare, tubimeve përkujtimore e tjera.

Prof. Hazirit , me 11 dhjetor 2010 në mënyrë unanime dhe me votën e te gjithë anëtareve votues zgjidhet Kryetar i Këshillit te Arsimtareve Shqiptare “Naim Frasheri” në Gjermani për dy vite.

Veçohet qe gjatë këtij mandati dy-vjeçar, nën udhëheqjen e tij,  KASH-i korri shume suksese  në organizimin e mësimit plotësues, ne aktivitete te lira te nxënësve, në masivizimin e nxënësve nëpër shkolla e shumë suksese tjera.

Ne nëntor te këtij viti Shkolla Shqipe Zahir Pajaziti në Osnabrück dhe rrethine me mësuesin e saj Xhemshir Haziri dhe prindërit shqiptare, bashkatdhetarët tanë  po festojmë  30 vjetorin e veprimtarisë fisnike të kësaj shkolle qe me krenari e mburrje mban emrin e Heroit te Kosoves  „Zahir Pajaziti“, u shpreh ndër te tjera zoti Xhmeshir.

Një përmbledhje me te zgjeruar për punën dhe veprimtarinë e Prof. Xhemshir Hazirit mund te gjendet në \"Monografinë e Shkollës Shqipe \"Zahir Pajaziti\" në Osnarück të Gjermanisë\" me titullin \"Rritë dhe Dritë\" të botuar ne vitin 2009 (ISBN 978-9951-414-35-7).

U ndamë nga  ky  mësues dhe  profesor i virtyteve evidente në fushën e kulturës dhe dijes me urimin  për te që të përfshihen sa me shume nxënës shqiptarë në \"Shkollat Shqipe\" kudo qofshin ata.

Neve na mbetët t\'i urojme shëndet dhe  suksese  të mëtutjeshme. Le të jetë një  mesazh ky artikull , që ta ndjekin edhe te tjerët prindë, arsimtarë dhe  veprimtarë aktivitetin e këtij atdhetari të devotshëm  për  ngritjen e  vetëdijes në shoqërinë  shqiptare e sidomos në  mërgatën shqiptare qe i kemi borxh  brezit të ri,meqë  praktika tregon se  jemi   populli ma i fundit në Evropë për organizimin   dhe edukimin e këtij populli  në rrafshin kombëtar!...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)