05 Maj 2025

Veprimtaria ilegale e klerit po lëshon rrënjë në shoqërinë tonë

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Shkas për të shkruar për këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë, traditën, qytetërimin dhe kulturën tonë shqiptare u bë një dasmë. Isha krushk në një dasmë. Shkova me qejf, sepse djali që po martohejë ishte i gja​kut tim. Dasmorëve u printe flamuri kuq e zi. Kjo ishte e mira dhe e mbara e dasmës. Na priten miqtë me një dashamirësi dhe mirëkuptim tamam shqiptar.

Edhe pse sot ishte ditë agjerimi për besimetarët islamë, miqtë na shërbyen me ujë, lëngje e cigare, sipas traditës shqiptare. Edhe kjo ishte gjë e mirë, sepse ka ndonjë rast të rrallë kur fanatizmi fetar e mund traditën tonë shqiptare dhe miku ose miqtë që presin dasmorët nuk i shërbejnë me ujë, lëngje e cigare kur qëllon të jetë ditë agjerimi!

Ajo që prishi traditën shqiptare, laicitetin e Republikës dhe marrëdhënien e shëndetshme ndërshqiptare ishte këmbëngulja e familjës (e ndikuar nga imami i katundit...) që vajza dhe djali të \"kurorzoheshin\" nga imami!! Kjo veprimtari e klerit (imamëve) është në kundërshtim me ligjet dhe parimet themelore republikane, në kundërshtim me qytetërimin, kulturën dhe traditën tonë shqiptare...

Kjo veprimtari, që po ushtrohet edhe në shek XXI nga kleri në Shqipëri (kam parasysh gjithë hapësirën shqiptare) është ilegale, fyese dhe poshtëruese për popullin më të lashtë në Evropë e në botë dhe është poshtëruese edhe për të rinjtë që martohen...

Po shkruaj vetem për klerin mysliman, sepse këta janë shumica. Veprimtaria ilegale e klerit dhe e disa organizatave politike dhe antishqiptare, që fshihen pas fesë dhe pas ZOTIT, ka lëshuar rrënjë edhe në ndërtimin e xhamive me para dhe fonde tepër të dyshimta...

Institucionet shtetërore, organët kompetente heshtin, mbyllin sytë dhe veshët para kësaj veprimtarie para së gjithash kundërshqiptare!!

Madje edhe ua lehtësojnë veprimtarinë e tyre, duke i konsideruar si aleatë në projektin e \"ndërkombëtarëve\" për \"deshqiptarizimin\" e Republikës së Kosovës, një të nëntës së Shqipërisë!

Organet kompetente në asnjë rast nuk kanë hetuar prejardhjen e fondëve dhe të parave për ndërtimin e xhamive me minare arabe, kur fondet janë arabe, dhe me minare turke, kur fondet janë turke!!

Kleri islam (me siguri edhe ai i krishter, s\'po flas per Kishen \"serbe\", sepse asaj i është garantuar paprekshmëria dhe shenjtëria nga klasa politike dhe shtetërore e Republikës sonë...!!) kanë vendosur edhe \"taksë\" ilegale për \"besimtarët\" e tyre pa dallim dhe marrin rroga nga kjo taksë dhe nga veprimtari tjera ilegale!! Ilegale është edhe vetë rroga e tyre!

Veprimtaria e tyre ilegale është shtrirë edhe në thirrjen e \"ezanit\" kohë e pa kohë, duke paguar ndonjë injorant (analfabet apo të varfër) për ta thirrur \"ezanin\" përmes altoparlantëve!! Shpesh ndodh që \"ezanin\" ta therrasin edhe fëmijët! Ilegale, në raport me ligjin dhe me Zotin, është edhe vendosja e altoparlantëve nëpër minare...

Kjo mënyrë e thirrjës së \"ezanit\" është më shume tallje me Zotin se sa dashuri dhe perulje për të! Të paditurit, të paedukuarit dhe ata që nuk nderojnë traditën, kulturën, popullin, gjuhën, qyteterimin dhe bashkëkombësit e tyre nuk i duhen as ZOTIT! Veprimtaria e klerit islam është ilegale edhe në raport me gjuhën shqipe.

Ai imam që nuk përdor gjuhën shqipe (vetem gjuhën shqipe-gjuhën e perëndive...) në veprimtarinë e tij fetare duhet të konsiderohet ilegal dhe i papranueshëm për çdo shqiptar... Ilegale është edhe veprimtaria e disa imamëve që pa të drejtë organizojnë \"mësime\" fetare nëpër xhami...!! Për edukimin fetar të atyre që duan të ndjekin atë rrugë janë shkollat e liçencuara (akredituara) fetare.

Këto grupe, të lidhura me BIK-un, po merren edhe me organizime ilegale dhe me rekrutime ilegale për luftra fetare nëpër botë!! E tërë kjo veprimtari ilegale po zhvillohet nën ombrellen dhe me përkrahjen e Bashkësisë Islame të Kosovës!! Edhe më keq është bashkësia islame në Shkup e në ndonjë krahinë tjetër shqiptare...

Ndaj kësaj veprimtarie ilegale dhe thellësisht kundërshqiptare po heshtin si \"varri\" pjesa më e madhe e inteligjencisë, e medieve dhe e shoqërisë sonë !!

Të mos flasim për \"politikanët\" tanë hipokritë dhe servilë, të cilët për një grusht vota janë në gjendje të shkelin moralin, parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë shqiptare dhe ato republikane !! Hashim Thaçi për ato pak vota \"antishqiptare\" futi në listë edhe një \"shami\" dhe një \"mjekër\", si simbole të ektremizmit fetar dhe skajshmërisht kundërshqiptar...!!

Është koha e fundit që inteligjencia shqiptare, rinia dhe politika shqiptare (çdokush që e ndjen veten shqiptar), por sidomos klerikët (imamet) atdhetarë të marrin nismën për bashkimin e të gjitha bashkësive islame shqiptare në një BASHKËSI ISLAME SHQIPTARE, e cila veprimtarinë e saj do ta vendos në shërbim të ZOTIT, të KOMBIT dhe të ATDHEUT (SHQIPËRISË)...

Nuk u rrihet karshi fqinjëve shovinistë, që mbajnë ende të pushtuara krahina të tëra të Shqipërisë (më shumë se dy të tretatë e Shqipërisë....) me minare turko-arabe, me \"ezan\" dhe me gjuhë arabe, me kulturë dhe me qytetërim turko-arab (apo me kultura, gjuhë dhe qyteterime tjera të huaja...), por vetem me gjuhën, flamurin, kulturën, qyteterimin, traditën, arkitekturën, moralin tonë kombëtar shqiptar...

Besimi te ZOTI nuk duhet të ngatërrohet, siç po ngatërrohet qëllimshëm dhe për arsye antishqiptare...) me fetë, grupet, rrymat... e shpikura nga njeriu dhe për nevoja të mbretërive, qeverive, vendëve dhe popujve të ndryshëm... Fetë dhe sektët e tyre janë si puna e partive politike, ndërsa besimi në ZOT (për ata që besojnë...) është diçka tjetër... Imperializmi gjuhësor, kulturor, politik dhe ekonomik përmes fesë (religjionit), ideologjisë... nuk duhet të pranohet nga kombi shqiptar, nese nuk duam të vazhdojmë ta grryejmë dhe rrënojmë qënien tonë kombëtare...

 Shqiptarëve të besimit islam dhe fesë islame në Shqipëri (në të gjitha trevat shqiptare) i duhet një imam, një klerik si FAN NOLI, që do të bashkonte, organizonte dhe drejtonte xhaminë dhe fenë me fytyrë, me dashuri, me angazhim dhe me vlera shqiptare dhe për Shqipërinë... Shqiperia dhe populli shqiptar janë vullnet suprem dhe i padiskutueshëm i ZOTIT... Imperializmi fetar, kulturor, ekonomik, politik, ideologjik... turko arab vazhdon të ketë për qëllim deshqiptarizimin e Shqipërisë...

Këtë qëllim kishte gjatë gjithë historisë (e ka edhe sot...) kisha \"greke\", ajo \"maqedone\", dhe ajo \"serbe\"... Prandaj, ore vëllezër shqiptarë, të mbledhim mendjen dhe ta respektojmë vetëveten dhe vullnetin e Zotit e jo vullnetin e atyre, që na duan mish për top, të atyre që na duan si shërbëtor të imperializmit të tyre fetarë, kulturorë, ekonomik...

Veç për shqiptarë nuk mund të na duan dhe nuk do të na pranonin... Që të na : \"duan\" dhe të na \"pranojnë\" si shqiptarë dhe me vlerat tona gjuhësore, kulturore, fetare, morale, kombëtare...., duhet t\'i kthehemi vetës dhe të fuqizohemi aq sa të tjerët të na \"binden\" dhe \"përulen\" si të barabartë...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)