Tutë nga frika

Shkruar nga Xhevdet Fetahaj-Jeffy
Tuta hanë dardha të buta, paskësh qenë e vërtetë qysh në fillet e krijimit të njerëzimit, e lëre më sot, në ditët kur njeriu nuk ka të bëjë shumë me njeriun, por faktin njohës e ka vetëm pasqyrën, qoftë kur lanë sytë në mëngjes pas derdhjes së ujit apo kur fryn qurrat nga maskarallëku që ia ka mbushur hundët.
Shpjegimit fiziologjik e pediatrik të telashit politik i doli zot frika, duke cituar një thënie të pleqve pajtues, të cilët pas shumë tentimesh e njëkohësisht dështimesh në ndërmjetësim palës trutharë me tru në barkë i drejtoheshin: Që smerr vesh smerr, se nuk din me marrë vesh..., e tash kallxo naj trohë burrni e mos e dhi punën, që e kemi ba dej qitash.
Edhe pse pala me tru në bark disi me zor e jepte fjalën, tutë e madhe ishte se çfarë do të vinte më pas nga frika, ngaqë fjala e dhënë më nuk kishte peshë, sepse aq shumë ishin thënë e dhënë fjalë, saqë menjëherë ishin shfaqur lakmitarët në bajraktarizëm, të cilët nuk pretendonin më shumë se sa një vend pranë oxhakut dhe një qyrk të ri.
Pavarësisht synimit të vendit tek oxhaku, ata harronin se kishin ngjyer në lëngun me hudhër e nuk i kishin larë këmbët e as zbathur çorapet zhgjyrç nga ecjet pa kontroll me opingat e vjetra të lidhura me sixhim.
Si do të prisnin fjalë të mençura prej atyre pretendentëve për të dalë në ballë të oxhakut, kur u vinte era hudhër e këmbët u qelbeshin...
Të zënë ngushtë e pa rrugëdalje, sepse burrat nuk do ti duronin sebepi i erës së keqe, ata kërkuan mendimin e një plaku të moçëm, i cili ua tha troç: Nkofse ia keni msy me dalë nkrye toxhakut e xhinja nuk ju durojnë puna e erës. Osht shumë kollaj - lanu.
Duke qenë se në Kosovë pasluftës është e themeluar Shoqata e Burrave Fjalëbartës Gratë e këqija, të cilës veçse i ndërrohen kryetarët, çështja e të larit përbën problem, sepse askush nuk e di se çfarë preparatesh duhet përdorur për tu larë ata. Skeptikët edhe mund ta propozojnë ujin si larës e shpëlarës, pa pyetur nëse i lanë të palarët nga të palarat?
Të tutur nga frika sesi do të lahen, të paktën do ketë gëzim për njërën prej duarve të tyre, ngaqë më nuk do ta përdorin pocërken, por tushin me ujë të valuar, bile valë të nxehtë.
Frikë nga tuta
Kryezoti i Unazave i gjendur nga ngushtë nga të vërtetat që thuheshin për të urdhëroi njërin prej këshilltarët që ta vriste zogun.
Meqë këtij këshilltari i ishin bërë tebdil këngët për zogun nuk dinte se ku ta gjente një zog që mund të vritej. Duke e parë se këshilltari nuk ia kishte haberin se për çfarë e kishin urdhëruar, një këshilltar i tha duhet Të vrasësh zogun përqeshës.
Këshilltari si këshilltar që ishte nga kureshtja pyeti se çfarë do të ndodhte pas gjithë kësaj, ndërsa këshilltari i mesëm, jo për kah dija, por mosha i tha që të bënte punë pa e marrë vesh Shtëpia dhe Bota.
E këshilltari si këshilltar që ishte pyeti nëse duhej ndjekur Rruga e Hitchhikerit në Galaksi, por edhe për këtë ai mori përgjigje nga një tjetër këshilltar, i cili i tha se po ta bënte këtë do ti duheshin Një mijë e një net.
Këshilltari ynë i përballur me Zhgënjimet e të riut Werther, ngase nuk dinte kah tia mbante i ftoi për kafe të gjithë Fëmijët e mesnatës me të cilët e luante lojën Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni . Pas kafesë atyre u duhej të ktheheshin te Ferma e Ftohtë, sepse të madhit fare duhej lexuar Përralla e Genjit dhe atë pa gabime, sepse lirshëm mund të futeshin Nën rrjetë.
Blloku i artë i shënimeve ishte fletorja që mbante në dorë këshilltari më i vjetër në moshë Eugjen Onjegini. Ai këtë fletore e mbante me vete edhe kur dilte Në rrugë, bile edhe atëherë kur ftohej në kafene nga Xha Gorioi. Këshilltari plak gjithmonë insistonte se duhej ditur se si të dallohen E kuqja dhe e zeza edhe nëse je duke pirë kafe me Tre musketjerët në Germinal.
Bile aq i mençur ishte sa në takimin e radhës u tha miqve se nuk duhet joshur nga I huaji me pseudonimin Emri i trëndafilit edhe nëse shoqërohej nga Oskar dhe Lusinda.
Takimi me të tjerët, thoshte këshilltari plak, është si Deti i gjerë i Sargasos, në të cilin po u fute do ti përjetosh Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave, apo më e keqja mund edhe të gjendesh në kurthin Kapja-22 dhe pastaj të fillojë Procesi nga Cider me Rozin, të cilët tërë kohës ishin Në pritje të Mahatmas.
Këshilltari plak, si plak që ishte, ua bënte me dije miqve se nuk vinte Asgjë e re nga fronti i perëndimit, pavarësisht se po hanin Darkë në restorantin e vendlindjes. Të vjetër po në moshë, por jo edhe në zemër, valltarët me xhingla sikur i joshnin që të jetohej në realitet Ëndrra e dhomës së kuqe larg nga Leopardi.
Të ndrydhur nga dëshira dhe frika se mos koriten, ngaqë ia kishin dertin moshës, dolën nga aty dhe vazhduan rrugën për më shtëpitë e tyre pa menduar Nëse në një natë dimri një udhëtar do të pësonte nga Përplasja apo nga një Një hark në lumë, i cili do të ishte Krim dhe ndëshkim që do të zgjidhej vetëm nga Dr Zhivago ose edhe nga e famshmja Triologjia e Kairos.
Këshilltarët pretendentë të shkolluar nëpër kolegje private do të mendonin se ky është Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde apo edhe do të thoshin se të gjitha këto janë Përralla me lugatë, sepse mund ti lodhin Udhëtimet e Guliverit. Njëri që thoshte se shkollën nuk e kishte mbaruar me para u tha këshilltarëve tjerë Emri im është e kuqja.
I zënë ngushtë nga xhelozia këshilltari tjetër i tha se do ti kalonte Njëqind vjet vetmi në Fushat e Londrës duke e ndjekur nga pas Detektivët e egër, të cilëve, sipas tij, nuk u pëlqen aspak Loja e perlave prej qelqi e as zhurma nga Daullja e llamarintë në lokacionin Austerlitz.
Për ta çmendur më shumë atë, këshilltarët e tjerë i thanë se aty nuk do të mund të vizitohej nga Lolita, sepse jeta e saj ishte si Përralla e bërë me duar edhe pse ndiqet hap pas hapi nga Gjahtari në thekërishte.
Ata i thanë atij se atje e priste Bota e krimit të organizuar, kapotë e të cilës edhe po ti thonë I dashur do ta çojnë te Vilet e zemërimit në të cilat nuk do të shpëtohet dot nga Thuaji malit e as që do ti ofrohet Lehtësia e padurueshme e të qënit, sepse aty si fantazmë është e pranishme Rinia e zonjushë Zhan Brodi e tradhtuar nga i famshmi The voyeur me të vetmin qëllim që ajo të pëlciste nga Neveria.
Atij i thanë se aty mund të shëtiste Lepuri, por jo edhe dikush nga Aventurat e Hakëlbërri Fin. Po ashtu mund të shëtiste edhe Laroja e Baskervilles nëse atë do ta çonin te Shtëpia e Mirth në të cilën Gjërat thyhen nga Getsbi i Madh, i cili është Kujdestari aty ku jetojnë Të mjerët.
Edhe pse i lemerisur nga ajo çfarë po dëgjonte, atij sikur iu kthye shpresa kur i thanë se mund ta çonin edhe te Xhimi fatlum, i cili vuan nga Gjumi i madh, por të cilin gjithmonë ia prishë Clarissa që bën Vallëzim me muzikën e kohës në Suite Francaise.
Sërish i frikësuar se mund ti ndodhë Shlyerja meqë Jeta: një përdorim manual nuk është thënë nga Tom Jones e as nga Frankenshtajn, të cilët nuk kanë jetuar kurrë në Cranford, ai tha se kishte shpresë te Guri i Hënës, i cili ishte hedhur nga Uliksi i ndihmuar nga Zonja Bovari, që ishte kthyer nga Një udhëtim në Indi në vitin 1984.
Tristram Shandy ishte konstatimi i kolegëve këshilltarë, të cilët meqë ishin të dijshëm i thanë që të këtë kujdes nga Lufta e Botëve, sepse mund ta pësonte një Scoop nga Tesi i dErbërvilëve nëse gjithmonë do ta çonin në Brighton Rock, vend i mbrojtur nga Kodi i Wooster-ve.
Për ta tmerruar edhe më shumë atij i thanë se ka frikë se mund ta çojnë edhe në Lartësitë e stuhishme, të cilat deri më sot nuk i kanë kaluar as David Koperfild e as Robinson Kruzo, sepse ishin të brumosur me Krenari dhe paragjykim, njëjtë si Don Kishoti i Mançes, të cilin Zonja Dalloway dhe Xhejn Ejr pa fije Turpi kishin deklaruar se kurrë nuk i kishin takuar.
Përfundimisht këtij këshilltarit, që thoshte se nuk e kishte kryer shkollën me para, i thanë se do të ngelej Ne kërkim të kohës së humbur atje ku Zemrat e errësirës ushqehen me gjak nga Portreti i gruas, por jo nga Ana Karenina e as Moby-Dick, të cilëve si këshilltarit dhe këshilltarëve mund tiu shkojë jetë Mes Marsi.
Tuta hanë dardha të buta është thënia që vlen edhe për trutharët me tru në barkë: Që smarrin vesh se nuk din me marrë vesh..., prandaj duhet ta kallxojnë naj trohë burrni e mos ta dhinë punën, që e kemi ba dej qitash, sepse sërish e si gjithmonë na kërcënon Dimri i vetmisë së madhe apo mos e dhëntë i madhi Zot që të sundohemi nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur!