Trungu familjar nuk blehet i ashtuquajturi Mehmet Prishtina


Bahri Bivolaku, zëdhënës i Komunës së Vushtrrisë
Në gazetën Tribuna të dates 31 mars në faqet 7 dhe 13, është botuar një shkrim autorial nga i ashtuquajturi Mehmet Prishtina, i cili po mëton që në mediat publike ta paraqesë veten si kushëri i patriotit të madh kombëtar Hsan Prishtina.
Komuna e Vushtrrisë por edhe banorët e fshatit Polac dhe mendoj që çdo qytetar i këtij vendi askend nuk e pengojnë për të zhvilluar aktivitete dhe promovuar kolosin kombëtar Hasan Prishtina pasi ai u takon të gjithë shqiptarëve. E keqja qëndron se krahas zhvillimit të këtyre aktiviteteve, të thirresh rrejshëm se je apo i takon kësaj familjeje, është vërtetë e rëndë dhe nuk do koment.
Gjenologjia e Hasan Prishtinës është e qartë dhe identifikuese, ajo paraqitet e detajizuar dhe nga nipi i Zejnullah Begut, axhës së Hasan Prishtinës, në shtëpinë e të cilit edhe u rrit, edukua dhe arsimua Hasani i madh, e që është Hakan Berisha. Familja e Hasanit është Berishë dhe rrjedh nga katragjyshi Mehmet Berisha, i cili ka lënë djalin Ali Berisha, e i cili ka djemtë Sylejmanin, Abdullahun ( babai i Zejnullah Begut), Ahmet Berisha (babi i Hasan Prishtinës dhe Ymerit), Abdurrahmanin dhe Mehmetin.
Zejnullah Begu, la pas vetes Qemajlin, Ismetin, Abdullahun, Besimin dhe vajzat Naziren e Shukrijen. Hakan Berisha, të cilin autori autori Mehmet e përfol në shkrimin e tij, është djali i Ismetit dhe si i tillë është nipi i patriotit të madh Zejnullah Begut, e i cili është axha i Hasan Prishtinës. Ky njeri 84 vjeçar, nuk e njeh Mehmetin si pjesë të këtij trungu, madje sipas rrëfimeve të tij, ai në fshatin Polac ka ardhur shumë vonë si familje ardhacakësh dhe sipas vet banorëve të atij fshati ska të bëjë fare me ta.
Hakani për këtë pohim ka 500 nënshkrime të banorëve të këtij fshati. Hakani nuk e mohon faktin se si i shkolluar që ishte, kishte punuar si inspektor pune e jo tregu (siç thotë autori i shkrimit), gjersa mohon siç i quan ai gënjeshtrat e Mehmetit, që të jetë shkruar ndonjëherë si turqeli apo sllav. Janë shpifje të një rrenacaku thotë Hakani.
Gjithashtu ai për shpifje akuzon autorin e këtij shkrimi edhe për bashkëshorten tani të ndjerë. Gruaja ime ndjesë pastë, ka pasur emrin Rahime thotë Hakani. Ai edhe për gjoja birësimet që ka pasur Hasani, ka këtë shpjegim.
Sadakaja është vajza e shërbëtores së Hasan Prishtinës e cila ka ardhur në Vushtrri para lufte tek familja Badivuku, ku ne kishim një bijë të familjes së martuar dhe dëshironte të martohej me djalin e bijës sonë Përtef Badivukun. Ai refuzon këtë martesë për tu martuar me ish gruan e Pajazit Boletinit.
Hakani fyhet kur elexon konstatimin e një mashtruesi me para se gjoja nga zemërimet që atij po i shkakton e vërteta , po duaka që atij dhe Komunës së Vushtrrisë të ia mohoj të gjitha të drejtat për tu thirrur në Hasan Prishtinën.
Kush je ti o mashtrues ti japësh vetes këtë të drejtë thotë Hakani. Edhe diçka që ka të bëjë me përfoljen për shënimin dhe organizimin e manifestimit Ditët e Hasan Prishtinës, të cilat ky autor tërësisht i personalizon. Ideja për organizimin e tillë ka qenë pjesë e programit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, të punuar nga ekspertët dhe zyrtarët e kësaj partie, gjersa është realizuar nga Komuna e Vushtrrisë, e udhëhequr nga Bajram Mulaku dhe stafi i tij.
Në këtë manifestim ka qenë prezent veç tjerëve në vendin meritor Hakan Berisha, i cili ende e ruan emblemën e këtij manifestimi. I ashtuquajturi Mehmet Prishtina, merret edhe me etiketime e fyerje drejtuar kryetarit të komunës Bajram Mulakut, për gjërat që vërtetë nuk kanë të bëjnë fare me kohën e qeverisjes së tij.
Ai madje i jep vetes drejtë të merret edhe me punët e kryetarit rreth emërimeve në pozitat udhëheqëse të dikastereve. Marifete se jo mahi, për çudi, ai e di apo e mësuan edhe se kur dhe kush ka hyrë në parti. Mjerimi intelektual i një mashtruesi që me para synon ta blejë autoritetin, duke e quajtur veten pjesëtar të familjes së Hasan Prishtinës.
Ai nuk ngurron vet apo kryen porositë e tjerëve për të njollosur kryetarin Mulaku edhe për kohën e luftës kur dihet kontributi i kësaj familjeje për lirinë e vendit. Këtë fakt e dimë mirë të gjithë qytetarët e kësaj komune, ndryshe nuk do ta merrte bekimin e tyre në tri mandate radhazi. Edhe diçka ka ky autor, duke vazhduar së manipuluari me opinionin dhe duke thënë që ai ka investuar të ia rregulloj varrin e Hasanit në Kukës. Unë me ca kushërinj isha para tri javësh në Kukës tek varri i Hasanit dhe vizituam edhe bashkinë e Kukësit, ku zëvendëskryetarja Alketa Cemaj fare çart potencoi që varrin e Hasan Prishtinës e ka rregulluar vet Bashkia e Kukësit përfundon Hakani.
Ai mbështeti idenë dhe angazhimet e Komunës së Vushtrrisë dhe institucioneve tjera që eshtrat e këtij kolosi kombëtar të prehen në vendlindjen e tij dhe përkrah ndërtimin e shtatores së tij e cila pritet të ngrihet në qendrën e qytetit të Vushtrrisë, pasi të rrënohet godina e vjetër e komunës.