03 Maj 2024

Tre vjet studim, kritikë, veprim

Shkruar nga Lëvizja \"Studim - Kritikë - Veprim\"

Lëvizja studentore për barazi-\"Studim - Kritikë - Veprim\" u themelua me 12 prill të vitit 2010. Themelimi ndodhi në një tubim me studentë para Bibliotekës Kombëtare ku publikisht u deklarua themelimi i SKV-së.

Kjo lëvizje studentore qysh në fillim u prit me tone përjashtuese nga Rektorati dhe vartësit e tij në UP. Arsyeja ishte e qartë, SKV-ja ishte i vetmi organizim i cili ishte dhe është i gatshëm që të kundërshtoj pushtetin, e rrjedhimisht servilët e pushtetit në rektorat.

Qysh në fillim SKV-ja tregoj se për zgjidhjen e çështjeve si një ndër mjetet e sheh edhe aksionin e drejtpërdrejtë. Me 21 korrik 2010 SKV realizoi aksionin e parë të saj duke shkruar në ndërtesën e rektoratit UP= Universitet Publik e jo privat. Kjo ndodhi pasi që ish rektori Mujë Rugova paralajmëronte shtrenjtim të semestrit.

Pas paralajmërimit të protestës për datën 12 tetor 2010 kundër shtrenjtimit të semestrit i cili veçse ishte shtrenjtuar në 90 euro nga 50 sa ishte, të nesërmen rektorati kishte anuluar këtë vendim. Pas kësaj përballje aktiviteti i SKV-së vetëm sa shtohej. 

Aksionet e radhës ishin të natyrave të ndryshme si mbulimi i xhipit të rektorit me fleta ku ishin të shkruara kërkesat e studentëve, monitorimi i profesorëve në vajtjen e tyre në orarin e ligjëratave, tubime e diskutime me studentë e profesorë, shpërndarja e pamfleteve me kërkesa studentore etj. Gjatë gjithë kësaj kohe rektori Mujë Rugova trumbetonte “jashtë politika nga UP-ja”.

Duke parë se Mujë Rugova ishte njeriu kryesor i Qeverisë në Universitet dhe se kishte lidhje direkte me shërbime sekrete të pushtetit, më datën 16 shkurt 2011 SKV-ja realizoi një aksion simbolik.

Gjatë ceremonisë së 41 vjetorit të UP-së, aktivistë të SKV-së ngjyrosën rektorin gjatë fjalimit të tij me ngjyrë të kuqe. Gjatë këtij aksioni aktivistët u rrahën e disa edhe u arrestuan. Pas kësaj pati edhe përjashtime nga UP-ja madje edhe “të përjetshme” siç i quante rektorati.

Pas këtij aksioni kishte një sulm të ashpër ndaj SKV-së në çdo cep të UP-së e edhe më gjerë. Por, pikërisht në këtë kohë SKV-ja po forcohej e rritej.

SKV-ja gjatë kësaj kohë arriti të shtrihej gati në të gjitha njësit akademike të UP-së dhe shtoj aktivitetin e saj edhe ne Qendrën e Studentëve.

Aktiviteti i SKV-së brenda UP-së nuk i pëlqente Rektoratit e Qeverisë. Andaj, në kohën kur SKV-ja tregoj publikisht se do të merrte pjesë në zgjedhje studentore u aktivizua fuqishëm pushteti në UP. Rektorati nuk e kursej as organet e rendit t’i përdor kundër studentëve edhe pse në kundërshtim me ligjin për arsim të lartë.

Me datën 23 maj 2012 në oborrin e rektoratit u arrestuan 18 studentë pasi që nuk u lejua që SKV-ja të marr pjesë në shortin për zgjedhjet studentore. Kjo ndodhi edhe sepse një ditë më parë, aktivistët e SKV-së  kishin dërguar fakte në prokurori për keqpërdorime të shumta të rektorit Mujë Rugova.

Pasi që gjatë certifikimit nuk u lejuan disa nga aktivistët e organizatës të garojnë në zgjedhje, sepse rektorati i cilësonte si “të rrezikshëm” (siç i quanin ata), SKV-ja me 28 maj 2012 bllokoj hyrjen e rektoratit për të mbajtur të bllokuar atë për rreth 48 orë. Më pas u lejuan të marrin pjesë sikur organizatat tjera me vendim të ministrisë.

Me 2 tetor 2012, aktivistët e SKV-së u arrestuan në një aksion simbolik para stacionit të policisë qendra. Në këtë aksion aktivistët vendosën në murin e stacionit policor një pankartë ku ishte i shkruar neni 13, pika 4 e ligjit për arsim të lartë ku thuhet: “Mjediset e bartësve të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë e organeve publik, përveç në rasteve të përcaktuar ndryshe me ligje të veçanta.”.

Këtë aktivistët e bënë pasi që një ditë më pare, me 1 tetor ishin arrestuar dhjetëra studentë në një protestë në oborrin e rektoratit të udhëhequr nga rektori i sapo zgjedhur Ibrahim Gashi.

Përveç aktiviteteve brenda UP-së SKV-ja gjatë këtyre 3 viteve kishte edhe aktivitete që kishin të bënin me çështje tjera sociale e politike. Disa prej tyre ishin aksioni kundër BSPK-së për neglizhencën e tyre ndaj kundërshtimit të procesit të privatizimit, aksione të shumta kundër Qeverisë së Kosovës etj. Këto janë disa aktivitete të cilat e përcjellin SKV-në gjatë këtyre tri viteve nga themelimi dhe që do të vazhdojnë edhe në ditët që na presin.

Lëvizja studentore për barazi-\"Studim - Kritikë - Veprim\" i bën të qartë të gjithëve se nuk do të ndalet së luftuari kundër padrejtësive e keqpërdorimeve në UP e më gjerë. Ne jemi të shqetësuar që edhe pas kaq kohësh prokuroria e Kosovës nuk i ka përfunduar hetimet për faktet që i posedojnë për keqpërdorime të mëdha në Rektorat.

Ne i bëjmë thirrje prokurorisë që sa më shpejtë t’i përfundoj hetimet ashtu që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Lëvizja studentore për barazi - \"Studim - Kritikë - Veprim\" do të vazhdojë të angazhohet kundër çdo padrejtësie dhe parregullsie në UP dhe jashtë saj e i bën thirrje studentëve të bashkëngjiten në kundërshtimin e këtij sistemi të padrejtë e kriminal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)