Tradhtia brinjë ska

Shkruar nga Avni Tafili
Mos mbajtja e fjalës, është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së shumë njerëzve që na rrethojnë. Sa afër i kemi, i dallojmë, por vazhdojmë ti arsyetojmë.
Aty të jep fjalën, aty për aty e thyen atë. Dhe më e keqja e kësaj të keqeje, se nuk ndihet keq. Nuk ndien kurrfarë sikleti.
Shkel besën e dhënë, nëpërmjet votës, as që i bëhet vonë. Premtimet e tyre elektorale, sipas tyre, janë thjesht ushqim i popullit ashtu si i pëlqen të ushqehet.
Me fjalë të medha e premtime. Kush di të thotë fjalë të mëdha e të japë premtime, të stolisura e argumentuara bukur, mbledh më shumë ndjekës-viktima, rreth vetes.
Më e keqja e më të keqes së kësaj, gjejnë forcë e guxim, të kërkojnë sërish e sërish besën e njerëzve, megjithë tradhtitë e tyre në një anë, e megjithë vuajtjet e atyre njerëzve në anën tjetër, vazhdojnë të ushtrojnë psikologjitë e tyre politike, për të mbajtur si bisht njerëz prapa vetes.
Më e keqja e të gjitha të këqijave, është kur njerëzit besën e tyre e tregtojnë. Do të thotë, nderin e nxjerrin në pazar- në ankand, kush paguan më shumë, atij ia japin!
Na duan të fjetur. Ata sflenë ditë e natë duke menduar mirë për ne. Ndoshta është koha të mendojmë mirë ne për veten tonë, të mos i lëmë të tjerët të mendojnë për ne. Sështë dashur asnjëherë.