31 Mars 2023

Themeluesi i LDK-së - Kosovacentrist

Shkuar nga Ali Mehmeti

Ta thuash se je themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta thuash se LDK programin e vet e ka të bazuar mbi programin e Lidhjes së Prizrenit, respektivisht Rilindësve tanë dhe njëkohësisht ta thuash se kosovacentrizmi është ideal imi – duhet të jesh, në rastin më të mirë, idiot mental. Përndryshe je një propagandues i interesave të kundërta me interesat e kombit shqiptar.

Por, të jesh edhe intelektual, historian, autor i disa librave mbi historinë e Kosovës, flet se me çfarë intelektuali kemi të bëjmë, dhe njëkohësisht flet se nuk kemi të bëjmë me një idiot mental.

Për fat të mirë, këtë lloj “intelektuali” populli i Kosovës e ka hedhur në koshin e plehrave të historisë me 14 shkurt 2021, duke votuar me 57,7% kundër kosovacentrizmit. Ky “intelektuali” ende nuk e ka kuptuar këtë, edhe pse intervistën e tij e dha 3 javë më vonë.

Por, ndoshta edhe po hy në gjynah, se një fjalë e urtë thotë “tu’u plak tu’u rrokat”!?  Ose me fjalor më modern, kanë filluar shenjat e sëmundjes së Alzehajmerit dhe e ka harruar kërkesën themelore të Rilindësve tanë, që para së gjithash dhe mbi të gjitha, ideal e kishin bashkimin kombëtar.

Përveç kësaj ai tha se kufijtë janë caktuar përfundimisht në Konferencën e Londrës në vitin 1913 – harron se ekziston Akti final i Helsinkit sipas të cilit kufijtë mund të ndryshohen me marrëveshje – përndryshe si do bashkoheshin dy shtete Gjermane.

Tha edhe se, çfarëdo veprimi që do të shpinte në bashkim kombëtar do ishte gabim, por nuk e dha asnjë argument pse do ishte gabim – apo ndoshta edhe gjermanët kanë gabuar që u bashkuan dhe u bënë forca më madhe ekonomike evropiane?

Edhe Kina po gabon, edhe pse është shumë e “vockël”, po kërkon bashkëngjitjen e Tajvanit, pasi që e bashkëngjiti Hong-Kongun. Edhe Rusia është e “vockël”, prandaj e bashkëngjiti gadishullin e Krimesë, madje me forcë.

Dhe kulmi i idiotësisë, e sulmon Albin Kurtin se paska heq dorë nga bashkimi kombëtar, sepse përpara nuk e paska ditur se e ndalon kushtetuta. Pra, jam kundër bashkimit, por jam edhe kundër Albin Kurtit që nuk po na bashkon!

Ndonjë hoxhë, prift apo psikiatër, ndoshta do mund ta zgjidh dilemën time dhe t’ia përcakton ndonjë diagnozë këtij të Gjori.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)