28 Prill 2024

Skënderbeu dhe qendra e Prishtinës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Vërehet ndryshimi i pozitës së lokacionit dhe nivelimit të përmendores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu,në sheshin e pavarësisë “Ibrahim Rugova”, është i vendosur në një pozitë anësore dhe aspak nuk korrespondonte me rregullimin e ri, heroi kombëtar nuk qëndron lavdishëm,në vendin e caktuar nga projektantët,çdo laik pa dyshim do të parashtron pyetjen logjike:cili do të jetë funksioni apo qëllimi vendosjes së monumentit të Skënderbeu.

Kjo pyetje bëhet kur sheshi është emërtuar “Sheshi i  Pavarësisë Ibrahim Rugova”.

Ky veprim vetë vetiu tregon se sa të çuditshëm jemi, tregon se këto veprime janë të pakuptimta,e mbi të gjitha fyese për të gjithë banorët e kryeqyteti dhe të Kosovës e ma gjërë !.

Ishte ky rasti ideal,një shans e madhe të korrigjohen gabimet e para disa viteve,pasi kishte filluar ndërtimi i “Sheshit të Pavarësisë”,por së pari mungonte guximi profesional i projektantëve e pastaj ai intelektual dhe qytetar.

Kishte kritika me vend se si ishte caktuar lokacioni dhe bazamenti në atë kohë pas luftës,pa shpallur ndonjë konkurs së paku kombëtar,por si të tillë “menduan” vendimmarrësit e Prishtinës,duhej inkorporuar në projektimin e ri të Sheshit të Pavarësisë i cili kishte të meta fillestare,por duhet me u pajtuar se jemi ata që jemi!.

Nuk bëhen këso “lojëra” të ulëta me figura të shenjta kombëtare si ajo e Skënderbeut. Ndoshta kur të vjen një garniturë tjetër politike,prapë do të ndryshon vendin e kësaj figure emblematike për tërë kombin Shqiptar,si një kopje e ardhur nga Kruja apo Tirana,në emër të patriotizmit !.

I takon që një nga sheshet në kryeqytet të mban emrin e Skënderbeut,ashtu si kanë vepruar Shkupi e disa qytete tjera në Evropë dhe botë,e jo të trajtohet në mënyrë nënçmuese aty ku është vendosur në “Sheshin e Pavarësisë” !.

Kryeqendrës i nevojitën simbole të qëndrueshme,që do ti rezistojnë ndryshimeve politike të cilat normal ngjajnë si në çdo shoqëri në të ardhmen,e jo simbole të pa qëndrueshme të përkatësive partiake,si është duke u vepruar me sheshet ekzistuese.

Për ketë duhet menduar seriozisht pasi jemi duke jetuar dhe gjallëruar në “Ballkan”si kanë pasur dëshirë të na identifikojnë të huajt në këta hapësira të Evropës jugperëndimore.
 
Edhe një çështje problematike që as që është menduar kur janë bërë këto veprime me vendosjen e skulpturës së Skënderbeut në Prishtinë.

Është jo serioze dhe nënçmuese të përdorët kopja e të njëjtës skulpturë e të madhit Odhise Paskali në Krujë,që e realizoj me një mjeshtëri të rrallë që tregon gjenialitetin e tij prej skulptori.

Ai monument është bërë për Krujën,me rastin e festimit të 500 vjetorit të vdekjes së heroit në vitin 1968,i takon vetëm atij qyteti,është shenja,simboli dhe krenaria e tij,është identiteti urban i ati qyteti,është derdhur në bronz duke iu përshtatur atyre maleve dhe tërë mjedisit,që e rrethon  në afërsi.

Çka ka diçka të përbashkëta me kopjet e vendosura së pari në Tiranë,me disa modifikime,e pastaj edhe në Prishtinë,Shkup e në disa qytete tjera.

Monumenti i Skënderbeut në Tiranë dhe Prishtinë nuk mundet të jetë i njëjtë me origjinalin,pasi ambienti është tërësish ndryshe,por ashtu kërkonte “partia e punës”në ato vite në Shqipëri,e si duket edhe në Kosovën e pas luftës”demokratët”tanë.

Por në shekullin 21,të luhet me ndjenjat patriotike të popullit si në Prishtinë po-ashtu edhe në Shkup,nuk ka asnjë arsye logjike konstruktive,kjo tregon sesa të varfër jemi në perceptimin e kohës dhe hapësirës shqiptare.

Sipas kësaj logjike po i bien se ne në Kosovë nuk kemi artistë të cilët do të formësojnë shumë ma mirë ketë figurë madhore kombëtare,duke ia përshtatur rrethanave kosovare dhe ambientit ku do të vendosej.

 Me të drejtë artisti dhe arkitekti shqiptar Maks Velo e pati bërë pyetjen: Perse artistëve kosovare atëherë nuk iu afruar mundësia që t’i dhurojnë kryeqytetit, një Skënderbe të bere prej tyre?.

Kjo kopje është punuar në mënyre mekanike edhe për Prishtinën dhe Shkupin. Soc-realizmi i shekullit të kaluar ka përfunduar në mënyrë të turpshme në Shqipëri,ne në Kosovë nuk është dashur ta përsërisim ato gabime.

Është shekulli 21 dhe qasja ndaj mobiliarit,artit publik apo monumenteve urbane është tërësish ndryshe, Kosova është mbushur me përmendore të tilla klasike, të cilat për gjeneratat e reja nuk po kanë domethënie të madhe.

Kemi raste konkrete kur ato janë vjedhur dhe janë shitur si metale. Kjo është denigruese për bijtë ma të nderuar të kombit tonë që dhanë jetën për lirin e vendit të tyre,ata së paku e kanë merituar një trajtim profesional.

Duke u bazuar në trendet- lëvizjet botërore që e trajtojnë problematiken e mobilijarit-artit urban në tërësi, për të cilën arkitektët, urbanistët, skulptorët dhe artistët e tjerë, jam i sigurt se kanë dituri dhe aftësi të mëdha artistike,me e pasuruar mjedisin ku jetojmë me vepra të mirëfillta të artit urban, si në Prishtinë ashtu edhe në vendbanimet tjera në Kosovë.

Mu dukë shumë interesant një propozim i këtyre ditëve që të kemi “një ligj për të vënë rregull dhe rend, procedura dhe standard për ndërtimin e busteve dhe përmendoreve”.

Një pikëpyetje e madhe do të ishte edhe emërtimi i “Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova” i cili duhet të dominon në hapësirën e qendrës së kryeqytetit.

Emërtimi ma adekuat do të duhej të ishte “Bulevardi i Pavarësisë”, ky “bulevard” duhej të ishte një tërësi urbane ku në mënyrë bashkëkohore ndoshta do të inkorporoheshin të gjitha ato figura që pretendohen nga vendimmarrësit aktual në Kosovë, e të zhvillohej nga Kuvendi i Kosovës e deri te hoteli ”Grand”.

 Fragmentarizmi i tij në katër “sheshe” tregon vetëm atë se sa jemi larg rrjedhave urbane bashkëkohore.

Në syrin e të tjerëve të gjithë profesionistët kosovar na bëni të pa ditur,diletant,qesharak,që ngërthehen me shumë epitete nënçmuese,që ky popull nuk i meriton !. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës dhe na takon të gjithë neve.

Besoj se ka koka të kthjellëta,me dituri profesionale e me kompetencë që mos të bëjnë këso veprime diletante pasi sheshet sheshe janë, si ka theksuar me urtësi dhe mençuri, diku një arkitekt shqiptar si hapësira publike, të përbashkëta, vende ku artikulohen konfliktet e mundshme të mendimeve,kundërvihen tendencat për identitet urban,shfaqën pakënaqësitë e ndryshme sociale edhe politike,në thelb sprovohet demokracia e brishtë e shoqërisë shqiptare.

Ato duhet të shërbejnë si dhoma të ditës së kryeqytetit,si hapësira të shoqërimit,qëndrimit,vende me atributet e një teatri të hapur ku njerëzit shkojnë me dëshirë për aktivitete të ndryshme.

Si hapësira publike me shumë specifika origjinale,ato prezantojnë karakterin e shoqërisë,sheshet janë hapësira ku identitetet e ndryshme provinciale ballafaqohen dhe ripërcaktohen,modernizohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)