03 Maj 2024

S'ka kandar që peshon antishqiptarizmën dhe poshtërsinë e kodoshve

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Sot lexova një shkrim të Halil Matoshit te "Koha Ditore" me titull antishqiptar: Pse nuk pati flamuj të Kosovës në Preshevë? Titulli fletë më shumë se një libër për qëllimet e poshtra dhe të liga antishqiptare të Halil Matoshit, i cili mund të përqafojë cilindo flamur përveç Flamurit shqiptar, kuqezi...

Me sherrin e njeriut të p[aguar mirë, H. Matoshi pyet? A ka Kosovë apo vetëm Shqipëri?Përgjigjia e shekullore dhe e përbotëshme e Kosovës dhe e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare është dhe do të jetë: Kishte, ka dhe do të ketë vetëm një Shqipëri.

Shteti shqiptar, me kryeqytet Tiranën, është vetëm një e treta e Shqipërisë. Prandaj, Kosova është Shqipëri, sikur edhe e gjithë Shqipëria Verilindore, Çamëria, Shqipëria Veriore...
 
Me shumë dëshirë ky "kosovar" (jo shqiptar) do të këmbente edhe gjuhën e nënës së tij me një gjuhë tjetër, çfarëdoqoftë... Nuk e ka bërë këtë akoma vetëm për një arsye: Po të shkruante në një gjuhë tjetër nuk do të lexohej nga ata tek të cilët është i paguar të ndikojë, te shqiptarët e Kosovës, që do të dëshironte të ishin "kosovarë", jo shqiptarë...

Nëse një ditë do t'ia arrinte qëllimit që shqiptarët të shndërrohen në "kosovarë", ta harronin veten e tyre, siç ka dëshiruar gjithmonë Serbia dhe pushtuesit tjerë sllavo-grekë, H.Matoshi dhe kompania e tij, të paguar mirë nga qarqet antishqiptare, do të provonin t'ua ndërronin FLAMURIN KUQEZI me flamurin e Atisarit (këtë shqetësim kishte edhe Daçiçi. Pse nuk është flamuri i Kosovës-Atisarit në Preshevë?).

Madje këtë flamur të Atisarit me dëshirë do ta valonin në gjithë hapësirën shqiptare dhe të shpallnin me bujë para padronëve të tyre: Fituamë! Flini të qetë! S'ka më shqiptarë, s'ka më Flamur kuqezi!

Faza e fundit e këtij projekti, që nuk do të realizohet sa të ketë njerëz mbi dhe, do të ishte (sipas dëshirës dhe porosive të padronëve të tyre) ndryshimi i gjuhës dhe krijimi i një gjuhë "esperanto"...

S'kanë faj të shkretit matoshër e kodoshër... Po e bëjnë për bukën e gojës. Thonë që buka të çon edhe në derë të hasmit...

E unë uroj, meqë kështu po duan, të mbeten gjithmonë në derën e hasmit dhe jo në gjirinë e kombit të tyre dhe nën hijen e FLAMURIT KUQEZI, flamurit më të vjetër dhe më të bukur në Evropë, flamur që daton të paktën nga shek VI para erës sonë (sipas studiuesve të heraldikës).

Ky dhe vetëm ky, Flamuri kuqezi, është Flamuri i Kosovës, i çdo krahine shqiptare-i gjithë Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)