29 Prill 2024

Si të ndalet veprimtaria e strukturave paralele në veri

Shkruar Mr.Sc.Blerim Burjani

Serbia dëshiron që të zvarritet procesi dhe të interpretojë marrëveshjen sipas interesave të veta.

Marrëveshja pritet shumë shpejtë të fillojë të zbatohet, kështu thuhet në qarqet në Prishtinë dhe në Beograd.

Kjo njëherë duket se është për të dëshiruar, por natyrisht për këtë më tutje thuhet se grupet punuese duhet të punojnë në drejtim të përafrimit ose përgatitjes për  zbatimin, gjë që është inkurajuese për të gjithë aktoret e interesuar ata evropian dhe SHBA.

Sigurisht inkurajuese së paku në aspektin e deklaratave të dhëna në Prishtinë dhe Beograd,  gjë që konsiderojë se është pozitive, një nga segmentet më të rëndësishme është ndërprerja e punës nga strukturat paralele,  të cilat në vete kanë detyra dhe kompetenca që thirren në rendin juridik të Serbisë  dhe ushtrojnë edhe autorizime pa ndonjë përmbajtje ligjore as të Kosovës e as të Serbisë apo definohet si oazë e krimit te organizuar të cilët duhet të ndalën.

Si të ndodhë rasfromimit i strukturave paralele?

A duhet të përdoret forca policore në veri  e KFOR-it në veri për të ndal strukturat paralele dhe individit që janë rezistent ndaj marrëveshjes?

Vështirë definohen aspektet e tilla të rasformimit por normalisht gjetja e variantit për shpërndarjen apo shkatërrimin e  strukturave paralele ne veri në mënyrë paqësore është pozitive dhe nuk prish dhe nuk acaron gjendjen dhe nuk shkakton tensionimin por kjo dërgon në kompromise me njerëz atje të cilët janë involvuar në shumë punë të paligjshme , variant e dytë e nevojshme e momentit është rasformimi me përdorim të masave ligjore dhe masave operative dhe taktikat që ngjasojnë në intervenim apo ndërhyrje të mjeteve të fuqishme policore apo ushtarake.

Kush ti ndalë individët  që e quajnë veten “legjitim”në veri?

 Konsiderojë që në disa situata kur përmenden në veri këto struktura dhe disa individ që janë përfitues të mëdhenj të anarkisë atje rezistojnë ashpër, dhe jo rrallë liderët serbe në Beograd deklarohen se ata nuk mund të ndalen nga Serbia , përderisa pjesa e madhe e qytetarëve atje janë të manipuluar në emër të nacionalizmit serbë dhe interesave serbe.

Ajo çfarë do të ishte mirë është që kreu politik i Beogradit të ndal çfarëdo forme të përkrahjes së serbëve në veri, edhe ashtu më një rast vet kreu i ekzekutivit kishte potencuar se atij askush në bashkësinë ndërkombëtar nuk i beson që s’mund ti ndal strukturat paralele në veri   apo të kërkojë rasformimin  e tyre.

Kjo tash është një strategji tjetër në radhë të parë Serbia thotë se nuk mund ti ndalin njerëzit e tillë në veri sepse janë jashtë domenit të ndikimit ndaj tyre, e dyta strategji është kërko më shumë të drejta përmes implementimit që nuk do te thotë se ato janë në marrëveshje, sepse interpretimi i saj në variante dhe interesa të ndryshme të palëve bëhet  më qëllim  të përfitimit  në terren, së treti është jodëgjjueshmëria e serbe të veriut për shkak të pasigurisë së tyre në drejtim të rasformimit të strukturave të ndryshme paralele apo të llojllojshme që shkojnë kah kriminaliteti i ekonomisë dhe i ekzistencës së tyre.

Grupet punuese për veriun

Grupet punuese për implementim duhet të udhëhiqen nga kryeministrat e dy shteteve që njëherit do të ishte shumë serioze dhe kapitale apo jetike për zbatimin e kësaj marrëveshje,pastaj këto grupe do te duhej të përbëhen nga ekspertet e fushave të ndryshme të drejtësisë ,policisë , zgjedhjeve, pronës , kthimit të qytetarëve tjerë të cilat që një kohë të gjatë kanë  mbetur jashtë shtëpive të tyre  në atë pjesë të shtetit të Kosovës.

Kështu përafërsisht dhe janë menduar të funksionojnë grupet punuese.  Unë konsiderojë që këto grupe punuese mund të kërkojnë edhe përkrahje nga KFOR dhe EULEX  por kuptohet të  kërkohet pëlqimi paraprak i BE dhe i NATO-s për të ndërhy ne veri sipas kërkesave dhe zhvillimeve në terren.

    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)