28 Prill 2024

Shyptari n’Evropë

Shkruar nga Adrian Kamberi

Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht se bashku me këtë premtim, vetëm e vetëm që të arrijnë deri tek vota dhe ta bindin qytetarin e hamendur, të lodhur dhe të pa shpresë ne këtë humnerë të thellë që t’i rivotojmë serish ata – ”peshqit” e mëdhenj, do ja bashkëngjisin edhe hyrjen e Kosovës në familjen evropiane, pse jo edhe ndonjë universitet ne ndonjë lagje apo fshat, aty këtu edhe ndonjë komunë të re.

E rëndësishme mos të lëshohet “fronti”, fjalë të thata sa të doni, nga premtimet pak realizime edhe ato kuantitative.

Po e zëmë se qytetari po i gëlltit edhe kësaj radhe të gjitha, të shkojë në shkollë dhe mos të mësoj, të shkojë në spital dhe mos të mjekohet, të shkojë në gjykatë dhe mos të gjykohet, etj, etj, etj. E rëndësishme që ne t’i marrim vizat e ta mësyjmë Evropën.

Por si do t’ia dalë një shyptar i Kosovës, njëri ndër ta edhe unë, të veshur me kushtetutë moderne ndërsa nen lëkurën tonë bartim Kanunin, si do t’ia dalë një shqiptar i “pa arsimuar” ku afër 20 vjet shkoj në një godinë me mure të larta të quajtur shkollë e nuk mësoj as shkrim e lexim, një shqiptar i cili nuk njeh ligj, as Zot, as fe, e i pafat e qebesa deri tash me shumë për faj të vet, kundër të cilit, edhe historia ishte! Jemi të tillë, se kështu na duan pushtetarët tonë, kështu na deshën edhe pushtuesit dikur, kështu po e duam edhe ne veten. Ne jemi vetëm vegla për arritjen e qëllimeve të tjerëve.

Por, si do të gjendemi në familjen evropiane, kur mohojmë identitetin tonë? Ku ish pushtuesi na u bë vëlla, ku figurat kryesore kombëtare shqiptare na u bënë tradhtarë e lavire. Ku për pak lek ndërrojmë emër e identitet, për pak lek ndërrojmë fe e atdhe! Atëherë kush do të jemi ne, në Evropë? Ku dita e ditës mundohemi të jemi me turk se turku, me italian se italiani, me gjerman se gjermani, vetëm shqiptar nuk tentojmë të qëndrojmë.

Ore vëlla, ti mund të jesh në sytë e të tjerëve turkotoman, shkja, grek, makedon besa, besa taljan, inglez si të pëlqen ty mund ti thuash vetes. Po ti je shyptar që ke trashëguar një kulturë dhe traditë të lashte, që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e deri të Nene Tereza e Ibrahim Rugova. Po ti ke tri fe, por një Atdhe.

Shumë mirë e thoshte edhe Mulla Idriz Gjilani: “kemi tri fe, por kemi një Atdhe, të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhe një diell e një Zot. Detyrë, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...”.

I mjeri unë për ty që të kam vëlla. Je ti e ata si ti, që me shekuj e shekuj na lanë larg shteteve të zhvilluara... Prandaj duhet të jemi të vëmendshme, të unifikuar ane e mban trojeve ilire, janë vite vendimtare për një të ardhmen të ndritur të shqiptareve dhe investimet e qeverive tona duhen të jene në shtyllat kryesore si ne arsim, shëndetësi, gjyqësorin e jo në ekstremizëm, kështu behet forcimi i shqiptareve se pari në shtëpi tonët e pastaj në Evropë.

Na duhen gjenerata të reja mirë të arsimuara, kulturuara dhe integruara, kështu do e ndreqim imazhin e sakatosur të shqiptareve. Gjithashtu një kujdes dhe një punë të shtuar për trojet  shqiptare në Maqedoni, Serbi, Greqi, Mal të Zi.

Ne duhet të jemi të bashkuar në arritjen e qëllimeve tona kombëtar, apo siç thoshte Martin Luther King, Jr: “ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër, ose do vdesim së bashku si budallenjtë”.

E sa herë gjer me sot ne (shqiptaret) vdiqëm si budallenj?! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)