01 Maj 2024

Shtet i ‘’hareshëm’’ se jo mahi, zonja Presidente

Shkruar nga Faik Krasniqi

Në mendje më është ngulitur thënia e një mikut tim të vjetër "Ka dhe më keq"...!

- Në kohën e mbretit Zog dy hajdutë kuajsh kishin rënë në pranga. Njëri plakë në moshë e me përvojë të gjatë cubërie nga malësia e Gjakovës brenda kufirit Shtetëror e tjetri i ri nga një fshatë aty pranë por jashtë kufirit Shqiptarë.

Shkurtë hesapi andej apo këndej kufirit territori ku ata bënin kërdi s´çonte shumë peshë. Ishte caktuar dita e gjykimit. Në mesin e sheshit përballë prefekturës.

Vendimi kapital Varje në litarë për hajdutlluk. Në shesh kishin dalë i madhë e i vogël, me macë e me kucë siç i thonë fjalës.

Ngjante në një spektakël dhe njerëzit nuk donin të humbnin rastin. Thonë se ora e ekzekutimit ishte caktuar mesdita e së premtes. Dikush thonë në kohën e faljes së drekës, të tjerë në kohën e kambanës...

Ata të dy ishin mbuluar në djersë dhe plaku i thotë të riut. Ishalla tërheqin trekëndëshin sa më shpejt se jam lodhur. I riu, një shtathedhur e muskulor e shef vëngër dhe thotë. Mos bre a´bash me na varë e paskan vendosur ah! S’më besohet.

Shuaj hajvan e mos dërdëllit ia kthen plaku se po u ndërrohet mendja. Ka dhe më keq. I riu inatoset dhe ja kthen. Plakë matuf ku ka ma keq me urdhër të mbretit po donë me na varë!

Plaku i lodhur nga qëndrimi në trekandhë bebëzën; "Ka dhe më keq". Belbëzimin e tij e pretë daullja e tellallit dhe zëri i tij. Ndaloni! Urdhri më i ri i mbretit. O milet dëgjoni e mbani veshë.

Hajdutët para se të varen duhet la dhe një hesap në këtë dynja. Dum-dum-dum. Mbreti ka dhënë urdhër që hajdutët para se të varen t´ju futet një hu në prapanicë që mileti ta ndien dorën e drejtësisë.

Një hu të mbrehur e të skuqur në zjarr. Të riun mbuluan djersë të ftohta dhe nuk dëgjonte ma fjalët e plakut që i bërtiste; Hajvan kjo është dhe më keq por koka jote veç tul s´merr veshë pa ta ngulë hunin në bythë!

Për Presidenten, Kosova shtet i ''harreshëm''!

Gjatë kohës së pushtimit serb kishim ideal, ëndrra dhe guxim. Tani përveç që s'kemi asnjërën, jemi shëndrruar një popull i tërë në strucë...por, kjo klasë politike është strumbullari i marrëzisë shqiptare.

Kur një police bëhet presidente, kur një lojtës harmonike bëhet ministër i jashtëm, kur një valltar mesatar bëhet sekretar partie, kur një gjysmëanalfabet bëhet ministër arsimi...Shtet i hareshëm!!!

Po varet për kënd! Po aq të hareshëm jemi saqë as në punë nuk shkojmë fare. Hareja është një fjali që ekziston vetëm në libra dhe në realitetin tonë të hidhur me gjitha të zezat që s’kanë fund!

Për mafien, hajnat e arrogantët, vërtet Kosova është bërë një shtet më shumë se i hareshëm . Kësaj më së shumti po i kontribuojnë pushtetarët me përkatësi partiake nga PDK, dhe familjarët e farefisi i tyre.

Së pari, duke grushtuar e rrahur policinë e Kosovës, duke u punësuar me lidhje farefisnore, duke u avancuar në karrierë,  bile edhe në diplomaci , skandalet rreth pasaportave, përgjimet, tenderët etj......

Vërtet Kosova është bërë jo një shtet i hareshëm, por një CIRK i vërtet.....Por me këta politikanë, ka mundur të jetë edhe më keq! Shtet i hareshëm se jo mahi...zonja Presidente!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të''ALEANCA KUQ E ZI'')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)