10 Maj 2024

Shtatorja e Zahir Pajazitit dhe Forografia e Ibrahim Rugovës

Shkruar nga Xhevat Bislimi 

Biri i Gollakut, biri i Llapit, i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë, Zahir Pajaziti, ishte njëri nga themeluesit dhe komandantët e shquar të UÇK-së dhe të Luftës Kundërpushtueseçlirimtare të kombit shqiptar.

Monumenti (mani men) ose shtatorja e parë pas mbarimit të Luftës në Prishtinë, aty te sheshi afër hotelit \"Grand\", ishte ai i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.

Nuk vonoi shumë (s\'e di saktë sa kohë) dhe LDK-ja në krah të djathtë të shtatores së Heroit, lartë në muret e pallatit, vendosi një fotografi të përmasave \"gjigante\" të kolaboracionistit dhe kuislingut, Ibrahim Rugova!

Kjo fotografi vazhdon të qëndrojë edhe sot në Sheshin \"Zahir Pajaziti\", duke i bërë \"karshillëk\" Heroit të Kombit!

Edhe, ta zëmë, sikur Ibrahim Rugova të ishte atdhetari më i dalluar i kombit nuk e kishte vendin në këtë shesh dhe në asnjë shesh tjetër që mbanë emrin dhe monumentin e një Heroi, Dëshmori, shkrimtari... tjetër. LDK-ja dhe komuna e saj, Prishtina, me këtë veprim kundërqytetërues dhe jonjerëzor (ri)dëshmuan dhe sikur donin t\'u kujtonin shqiptarëve se \"jemi po ata...\"!

 Është interesant se nuk pati (të paktën unë nuk kam dëgjuar) kundërshtim, protestë apo kërkesë për heqjen e kësaj fotografie as nga shoqatatë e dalura nga Lufta e UCK-së, nga intelektualët apo nga ndonjë grup tjetër qytetarësh!

I mbetet Shpend Ahmetit të \"Vetëvendosjes\" që ta \"përmirsojë\" këtë budallallëk dhe këtë primitivizëm të ulët të LDK-së, duke e hequr atë fotografi nga Sheshi i Heroit të kombit, Zahir Pajaziti...

Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe ai i Ibrahim Rugovës

LDK-ja dhe Komuna e Prishtinës e sunduar prej tyre dhe prej komunistit të rryer jugosllav, Isa Mustafa, nuk u ndalë me kaq në përkushtimin dhe besnikrinë e saj ndaj kuislingut, I. Rugova!

Ata, idhullit të tyre, i bënë edhe një monument përballë Kuvendit të Kosovës, duke (ri)dëshmuar përcaktimin dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar rrugën e nënshtrimit dhe të kolaboracionizmit.

Me fotografin e tij po duan t\'i bëjnë \"karshillëk\" Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit, ndërsa me monumentin e tij po maten t\'i bëjnë \"karshillëk\" edhe Heroit Kombëtar, Gjegj Kastriotit-Skënderbeut, monumenti i të cilit ndodhet aty afër! Vërtet qesharake!

Për të qeshur dhe për të qarë! Për të qeshur për ne, sepse ne edhe mund ta kuptojmë dhe të qeshim me këtë donkishotizëm të LDK-së dhe I. Rugovës, por për të qarë, sepse të huajt e shumtë në Republikën tonë nuk mund ta kuptojnë këtë sharlatanizëm të LDK-së...

Kryemonumenti për Komandantin Legjendar Adem JASHARIN

Shpend Ahmetit të \"Vetëvendosjes\", përvec shumë detyrave dhe projekteve të vështira për ta qeverisur Prishtinën pas atij kaosi që i la LDK-ja dhe Isa Mustafa, i mbetet edhe një DETYRË e vecantë në planin e vendosjes së monumenteve: Gjetja e vendit më të mirë në qytetin e Prishtinës për Kryemonumentin e atij që me mendjen, punën, luftën dhe rënien e Tij u bë Ati i kësaj lirie dhe pavarësie të kufizuar që po gëzojmë...

Prishtina dhe populli shqiptar meritojnë ta kenë një monument të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, në kryeqytetin e Republikës.

Dhe, ky Kryemonument duhet të jetë monumenti më madhështor për nga cilësia (realizimi) dhe për nga madhësia (lartësia, përmasat)...

Me këtë populli shqiptar do të (ri)dëshmonte se këtë pak liri e pavarësi e ka fitura me luftë, me shumë flijime dhe me gjak dhe, se me luftë, me flijime dhe me gjak është i gatshëm ta mbrojë sa herë ta kërkojë liria e Kosovës dhe e mbarë Shqipërisë…
    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)