02 Maj 2024

Shqiptarët luftuan që ta bëjnë Shqipërinë - Shqipëri

Shkruar nga Reshat Avdiu
                            

Përpjekjet e shqiptarëve, serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit, për një bashkëpunim edhe në këtë pjesë të Shqipërisë në trojeve etnike shqiptare të Nishit dhe Tolicës kishin dështuar. Kjo kishte ndodhë atëbotë nën rrethanat e ndikimit të traditës dhe mentalitetit shtetëror mesjetar serb, këto bisedime ishin bërë për një luftë të përbashkët ndaj robëruesit të njëjtë.

Këtu duhet të thuhet partikualisht se serbët dhe shqiptarët jetonin, siç është e njohur njëri pran tjetrit të ndarë apo edhe të përzier, në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, dhe atë shumë më herët se të vinin Turqit në Gadishullin Ballkanik. Nga kjo kishte lindur edhe si imperativ i kohës, ndikimi dhe bashkëpunimi i tyre nëpër shumë fusha  të ndryshme dhe të ndërsjella ndaj të njëjtit armik të përbashkët.

Më të vërtetë me ardhjen dhe përforcimin e turqve në Ballkan, dhe atë nga fund shekulli i XIV, e tutje. Shqiptarët dhe serbët, e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, u ndodhën në anën e njëjtë të pushtuesit të përbashkët. Dhe mu për këtë fakt shqiptarët, me popujt tjerë ballkanik, duke i përfshirë këtu edhe serbët, murrën pjesë në luftën e përbashkët në Betejën e Kosovës më 1389. Për këtë pjesëmarrje të shqiptarëve edhe nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, siç e cekëm edhe më lartë e dëshmojnë edhe burimet e hershme  turke.

Tek më vonë pas betejës në fjalë turqit ishin shtrirë në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, pastaj edhe bashkëpunimi i këtyre popujve, u bë  domosdoshmëri edhe më e madhe. Një bashkëpunim i tillë, në një masë më të madhe do të ndodhte gjatë luftërave shqiptaro-turke në shek.

 XV, dhe atë kur shqiptarët vullnetarisht nën udhëheqjen e Skënderbeut, luftonin kundër ushtrisë turke së bashku me popujt e ndryshëm të Ballkanit dhe vendeve tjera evropiane. Atëbotë despotët e pa skrupull serb për interesat e tyre të ngushta,nuk murrën pjesë në luftë me Skënderbeun ndaj Perandorisë Osmane, edhe pse interesat e popullatës serbe ishin për një bashkëpunim të tillë, aq larg shkuan despotët serb, duke mos e lënë ushtrinë shqiptare të Gjergj Kastriotit, të kalonte nëpër Serbi, për t’i shkuar në ndihmë popullatës hungareze që luftonte dhe udhëhiqej atëbotë nga ushtaraku strateg Huniadi. 

Në fund të shekullit XVI, dhe në fillim të shekullit XVIII, Perandoria Osmane kishte filluar ta ndjente seriozitetin e krizës financiare dhe ushtarake pikërisht për këtë qëllim tek popujt  ballkanik,kishte filluar të zgjohej shpresa se së shpejti do të çliroheshin nga zgjedha e rëndë perandorake.

Dhe mu për këtë siç thamë edhe më lartë ishin vendosur lidhjet dhe kontaktet mes popujve ballkanas, dhe në rend të parë mes popullit shqiptar dhe atij serb. Përndryshe  në shekullin XVI,shqiptarët paraqitnin boshtin e rezistencës ndaj qeverisjes turke në këtë pjesë të Ballkanit qendror dhe perëndimor.

Në kushte dhe rrethana të tilla më 1614, në Kuq, në veri të Shqipërisë ishin mbajtur dy kuvende me karakter dhe domethënie ndërballkanike. Pastaj në vitin 1616, një kuvend i tillë ishte mbajtur në Prokupje, ndërsa një tjetër kuvend i tillë ishte mbajtur më 1620, në Beograd. Kjo shihet se gjatë këtyre viteve dhe shekujve të pastajme nëpër këto troje jetonin krahas popullatës nomade sllave të Karpateve dhe popullatës autoktone shqiptare dhe atë me një numër të konsiderueshëm.

Porse ndihma e pritur prej vendeve evropiane dhe qeverive të tyre nga shqiptarët, serbët dhe popujve tjerë ballkanik nuk u realizua. Kështu që kuvendet dhe marrëdhëniet mes tyre, mbetën vetëm si tentativa të përbashkëta organizative në luftë kundër sundimit turk. Porse e tëra kjo flet dhe tregon se edhe popullata autoktone e Nishit, Toplicës, Beogradit etj. e kishte një tentativë që së bashku me popujt tjerë të robëruar të Ballkanit të luftonin dhe çliroheshin nga Perandoria Osmane.

Në fillim të viteve të 20, të shekullit XVII, punohej në organizimin e përbashkët të kryengritjeve të përbashkëta të popujve ballkanike, ndërsa një projekt të tillë e kishin formuluar më 1621. Në Prokupje kleriku dhe shkrimtari shqiptarë Pjetër Budi i cili kishte llogaritur në një bashkëpunim të gjerë nga popujt krishterë të Ballkanit.

Ndërkohë, ai fliste edhe për bashkëpunimin  e shqiptarëve myslimanëve dhe të krishterëve  si realitet faktik kombëtarë. Shqiptarët atëbotë do ta intensifikonin luftën në gjitha fushat. Ashtu që krahas tjerash,në fillim të shekullit XVII,njëri nga koncilët eminent shqiptarë, kishte pru vendim që të huajt mos të pranohen për peshkop në kishat shqiptare.

Para se gjithash këtu duhet të potencohet se shqiptarët e vazhdonin luftën ndër fushëbetejat me furi të pandalshëm, dhe se nëpër këto beteja u vunë në pah malësorët trima nga veriu i Shqipërisë. Kjo luftë e tyre ne rend të parë ishte rezistenca ndaj zgjerimit të sistemit të timareve në ato regjione malore, e cila edhe më tutje e ruante pozitën e rendit të vjetër fisnor.

Mes popullatës shqiptare të atyre krahinave ekzistonin kushte të përshtatshme shoqëroro-politike dhe ushtarake, për të organizuar rezistencë e cila në shekullin e XVI, dhe në fillim të shekullit XVIII, u bënë levat kryesore udhëheqëse të faktorit ndërballkanik, porse në kuptim më të gjerë edhe faktor domethënës ndërkombëtarë.

Bashkëveprimi shqiptaro-serbë, në mënyrë të veçantë dhe masovik do të realizohej gjatë kohës së betejave austro-turke 1683-1699, gjegjësisht gjatë vitit 1689. Atëbotë dhjetëra dhe mijëra shqiptarë dhe serb të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nga: Beogradi, Kragujevci, Smedereva, Krushevcit, Nishi etj. i kishin ndihmuar ushtrisë austriake në luftë kundër ushtrisë turke, me rastin e saj gjatë depërtimit deri në Prizren dhe luginën e Vardarit.

Në lidhje me këtë çështje d.m.th. me pjesëmarrjen shqiptarëve në atë luftë ndaj ushtrisë turke në vitin 1689, në shkencën historiografike serbe akoma ka autor të cilët pohojnë të kundërtën apo edhe i ikin të flasin mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve në atë luftë. Natyrisht se gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake, dhe se së bashku me të ishin tërhequr edhe aleatët e saj, që ishin shumë shqiptarë dhe serbë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, për të kaluar pastaj këta aleat të Austrisë përtej Savës dhe Danubit.

Në lidhje me këtë tërheqje ka autor serb të cilit i ikin që ta përmendin këtë tërheqje të shqiptarëve dhe serbëve me të vetmin qëllim, se duhet pranuar edhe realiteti i pranisë së shqiptarëve në vet Pashallëkun e Beogradit, dhe dëbimi i tyre masovik gjatë viteve 1844-1868.

Lidhur me bashkëpunimin reciprok të popujve ballkanas, para se gjithash bashkëpunimi i shqiptarëve dhe serbëve, një pyetje e cila më herët parashtrohej në shkencën historike ishte çështja e islamizimit të shqiptarëve si në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, të Nishit, Toplicës, Vrajës dhe Pashallëkun e Beogradit, dhe nëpër territoret tjera të Shqipërisë etnike.

Është vërejtur se me islamizimin masovik të shqiptarëve ka pasur ndikim të madh negativ në bashkëpunimin mes shqiptarëve të islamizuar me pjesën tjetër të popujve krishterë të Ballkanit, veçanërisht me serbët nomad të Rusisë, që kishin ardhur nëpër këto troje Arbërore në shekullin e VII dhe IX. Sipas vlerësimit islamizimi i shqiptarëve, nuk ka pasur ndoshta edhe aq shumë ndikimi negativ në marrëdhëniet me shtetet evropiane për të bashkëpunuar me shqiptarët, siç tenton sot shkenca historiografike ta paraqes atë. Pohohet se pasi ishte kryer islamizimi në mënyrë kampanje i shqiptarëve në fillim të shekullit XVI dhe XVII.

Gatishmëria e shqiptarëve mysliman për të bashkëpunuar edhe me popujt tjerë të krishterë të Ballkanit, nuk kishte pushuar, megjithëse islamizimi i popullatës shqiptare ishte kryer me dhunë. Gjatë këtij islamizimi të dhunshëm kishte pasur edhe rezistencë nga popullsia shqiptare e në rend të parë ndaj rritjes enorme të buxhetit fiskal të Perandorisë Osmane për aparatin e vet represiv ushtarak.

Në bazë të kësaj flasin faktet se turqit, shumë lartë e kishin vlerësuar aftësinë, guximin dhe qëndrueshmërinë e shqiptarëve, dhe mu për këtë me dëshirë të madhe turqit nëpër radhët e tyre ushtarake i pranonin shqiptarët e islamizuar, dhe me këtë u hap rruga mes tjerash në regrutimin masovik të shqiptarëve në radhët e ushtrisë turke.

Këtu duhet të ceket dhe potencohet se islamizimi i popullatës shqiptare, ishte shumë sipërfaqësore dhe formale, ashtu që shqiptarët kurrë dhe asnjëherë nuk ishin fanatik mysliman, por se gjithmonë ishin patriot mëmëdhetar. Ata çdo herë dhe gjithmonë luftuan ndaj të njëjtit besim turk, pastaj pa ndërpre kanë treguar gatishmëri që të bashkëvepronin edhe me popujt tjerë të krishterë të Ballkanit. Për t’u çliruar nga i njëjti robërues osman.

Pastaj përsëri gjatë luftës austro-turke, të viteve 1716-1718, shqiptarët murrën pjesë si zakonisht në këto luftime. Përsëri, gjatë betejës austro-turke 1737-1739, popujt e Ballkanit, shqiptarët dhe serbët, shprehën gatishmëri që të merrnin pjesë për të satën herë ndaj ushtrisë turke. Dhe mu për këtë shumë familje shqiptare dhe serbe nga Pashallëku i Beogradit, qenë të detyruara përsëri të shpërnguleshin dhe të kalonin përtej Savës dhe Danubit, nëpër regjionet austriake.

Përkitazi me këtë bashkëpunim ndërballkanik në përgjithësi dhe bashkëveprimi shqiptaro-serb në veçanti; atëbotë kishte një rënësi të veçanti. Pastaj prania e shqiptarëve nëpër ato troje të vjetra të Shqipërisë Verilindore, në Pashallëkun e Beogradit, dhe pjesëmarrja e tyre nëpër ato beteja, i vejnë edhe turqit në pah në “tapu defteri” të vitit 1536, se në Krushevc përmenden shqiptarët si “Arnavud-ët dhe lagjet e tyre në Pllanë, Kopaonik dhe në përgjithësi në sanxhakun e Krushevcit”. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, gjegjësisht në vitin 1553, shqiptarët përmenden si banor të Yeni Pazarit (Novi Pazarit), Krushevcit, Prokuples, Vidini, Nishit, madje shqiptarë kishte edhe në Qyprovci të Bullgarisë.

Në shekullin XVI dhe XVII, çështja jo më pakë e rëndësishme ishte islamizimi i shqiptarëve, dhe ndikimi i këtij islamizimi në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të shqiptarëve dhe popujve tjerë të Ballkanit. Këtë po e potencoj për arsye se në shkencën historike të Ballkanit, tek popujt krishterë të saj, ka dominuar mendimi se islamizimi i pjesës dërmuese të shqiptarëve ka qenë vendimtare në zhvillimin dhe përparimin e bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe popujve tjerë ballkanas. Pastaj është menduar se me islamizimin e shumicës shqiptare trendi i bashkëpunimit ka qenë negativ në zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe popujve tjerë ballkanik.

Ky mendim është i gabuar dhe duhet të korrigjohet, kur dihet se ai është më tepër pjellë e qarqeve shoviniste dhe shkencës nacionaliste borgjeze serbe, dhe se islamizimi i madh i shqiptarëve nuk ka ndikuar drejtpërsëdrejti në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe popujve tjerë të Ballkanit.

Islamizimi i zënë ngojë nga qarqet e predisponuara raciste serbomadhe, nuk i pengoi shqiptarët dhe serbët që të bashkëjetonin nëpër tokat e tyre etnike të; Beogradit, Nishit, Toplicës, Prokupjes, Leskocit, Vrajës etj, për më tepër këta të fundit nuk i pengoi asgjë që të bashkëluftojnë e bashkëpunojnë edhe në fushat tjera shoqërore, pavarësisht islamizimit të shqiptarëve, i cili islamizim ishte kryer siç thamë nga fund shekulli XVI, e gjer në mbarim të shekullit XVII.

Me këtë nuk duam të pohojmë se islamizimi në fjalë nuk ka pasur kurrfarë ndikimi negativ në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve të mira me popujt tjerë ndërballkanik. A nuk ka pasur raste? Kur feudalët e mëdhenj shqiptarë, pushteti osman aty-këtu i kishte përdorur, në luftë kundër fqinjëve të tyre të krishterë për t’i shuar kryengritjet e tyre. Por, turqit i përdornin ndonjëherë këta krahinar të islamizuar shqiptarë edhe kundër vet vëllezërve të tyre krishterë shqiptarë.

Ato ishin raste të rralla dhe kishin shkaktuar më tepër konflikte klasore se sa etnike fetare. Islamizimi i shqiptarëve si në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, dhe gjetiu nëpër trojet tjera shqiptare, ka ndikuar apo ka mundur të ndikoj negativisht në zhvillimin dhe bashkëpunimin të mirë ndërballkanik,vetëm në masë fare të kufizuar,aq edhe sa kishte ndikuar edhe në bashkëveprimin mes të krishterëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë, kur ishte çështja e mëmëdheut që ishte i rrezikuar dhe robëruar nga Perandoria Osmane.

Rreth ndriçimit të kësaj çështje rëndësi të veçantë ka fakti se në çfarë rrethanash është kryer islamizimi i shqiptarëve. Siç thamë edhe më lart i dashur lexues, islamizimi në fjalë i shqiptarëve është kryer me metoda diskriminuese sociale e fiskale, dhe me një presion të madh politik të pushtetit osman, se edhe vet islamizimi i shqiptarëve ka qenë një masë për t’i pasivizuar shqiptarët dhe kryengritjet e tyre mëmëdhetare. Islamizimi  qe i dhunshëm dhe u ekzekutua në mënyrë fushate nga fund shekulli XVII, dhe duke përfunduar në shekullin XVIII.

Xhizja ose haraçi në sanxhakun e Vlorës, ka qenë disa herë më i madh se sa që ishte në sanxhaqet tjera të Rumelisë. Perandoria Osmane, në kohën e asaj fushate u përpoq t’i shmangej kryengritjes eventuale në shkallë të gjerë të shqiptarëve, andaj brenda të së njëjtës kohë nuk u bëri presion të gjitha krahinave apo sanxhaqeve. Shkurt, Turqia përmes islamizimit nuk ka mundur t’i lidhë shqiptarët pas vetës, dhe t’i përdor ata si vegla të verbra kundër popujve tjerë të krishterë të Gadishullit Ballkanik. Përveçse imponimeve tjera të dhunshme shqiptarët fenë islame e pranuan formalisht për shkak të presionit jashtëzakonisht të madh.

Duhet theksuar faktin se Porta e Lartë, pas kampanjave të lloj-llojshme, u detyrua të marrë masa në drejtim të përforcimit dhe thellimit të islamit ndër ne shqiptarët të krishterë që ishim gjer atëherë. Këtë Perandoria Osmane e kishte bërë me qëllim që t’i qetësonte dhe neutralizonte shqiptarët trima dhe kryengritës të dalluar në tërë Ballkanin Perëndimorë. Perandoria e Ali Osmanit, edhe pas kryengritjeve të tyre në shekullin XVIII, ndërmori masa represive për islamizimin dhe nënshtrimin e shqiptarëve, pas kryengritjeve të viteve 1711,1713 dhe më 1737.

Pra, islamizimi i dhunshëm i shqiptarëve edhe gjatë gjysmës së parë të shekullit XVIII, i shërbeu Portës si mjet për t’i qetësuar dhe përfituar shqiptarët nga sprovat e kryengritjeve të tyre. Ama të gjitha masat që i ndërmori Porta e Lartë, në atë drejtim vetëm se sa i ashpërsuan edhe më shumë marrëdhëniet shqiptaro-turke, duke i nxitur dhe shtytur akoma edhe më tepër shqiptarët për një bashkëpunim edhe më të madh me popujt tjerë ballkanik. Kjo do të thotë se islamizimi i dhunshëm dhe formal i shqiptarëve nuk i arriti efektet e dëshiruara nga Porta.

Pohimet dhe mendimet e sipër cituara rreth islamizimit të shqiptarëve, dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ndër ballkanike e provon edhe situata që u zhvillua viteve pasuese në Gadishullin Ballkanik, në bashkëveprimin mes shqiptarëve e turqve, në një anë, dhe të shqiptarëve e popujve të tjerë fqinj të Ballkanit. Kështu bie fjala, në fund të shekullin XVIII, dhe në fillim të shek. XVIII, në kohën kur pjesa më e madhe e shqiptarëve formalisht ishin islamizuar, porse lufta kundër pushtetit osman, si ndër popujt ballkanik ashtu edhe ndër shqiptarët nuk u ndërpre.

Prandaj luftërat e popujve ballkanik dhe të popullit shqiptarë edhe më tutje e plotësuan dhe e kushtëzuan edhe më tutje njëra-tjetrën. I tillë ishte edhe rasti i fiseve shqiptare,dhe atyre malazeze në luftë ndaj Portës. Hudaverdi Pashai, i cili ishte me origjinë nga Hercegovina dhe vali i Shkodrës, gjatë viteve 1696-1709, ishte i detyruar vazhdimisht të luftonte kundër fiseve shqiptare dhe atyre malazeze. Mu për këtë pashai hercegovas  qe i detyruar që t’i shpërngulte nga vendlindja e tyre dhe i vendosi ata ne Peshter. Ky ishte hapi i parë i pushtetit osman në drejtim të qetësimit të malësive  shqiptare dhe malazez.

Atëbotë porta e Lartë e paraqiti si të nevojshme shpërnguljen në masë të malazezëve nga vatrat e tyre. Për ta realizuar këtë qëllim në vitin 1706, pashai i Hercegovinës dhe i Shkodrës, i nisën kundër Malit të Zi, forca të mëdha ushtarake. Mirëpo, duke iu falënderuar ndërmjetësimit dhe ndërhyrjes të krerëve shqiptarë të cilët po ashtu ishin në pozitë të vështirë, malazezët shpëtojnë nga shpërngulja.

Pushteti osman nuk  la pa marr masa,dhe pa iu kërcënuar si shqiptarëve ashtu edhe malazezëve të padëgjueshëm e kryengritës, me gjithë ato masa represive nuk mundi t’i pengonte malësorët liridashës shqiptarë e malazezë që t’i përgjigjeshin manifestit perandorak rus dhe të marrin pjesë në luftën e shkurtër ruso-osmane të vitit 1711, e cila kishte përfunduar në dëm të rusëve.

Pas të gjitha atyre që i thamë lidhur me gatishmërinë e shqiptarëve, por edhe të malazezëve që të bashkëpunonin, shpejt u vërtetua fakti se popujt në fjalë më tutje ishin të gatshëm të çoheshin, e t’i rroknin armët dhe të luftonin kundër të njëjtit pushtues. Mirëpo,pasi vetë nuk mund t’i përballonin armikut shumë herë më të fuqishëm dhe në të shumtën e rasteve e prisnin grishjen e ndonjë shteti evropian për t’u ngritur e luftuar kundër Perandorisë Osmane.

Siç thamë edhe më lartë nuk kishte munguar vullneti i shqiptarëve dhe serbëve, edhe në trojet etnike shqiptare të; Beogradit, Nishit, Toplicës Vrajës etj. që të bashkëvepronin ndaj robëruesit të përbashkët. Kështu që ata murrën pjesë në fillim në luftën e viteve 1716-1718.

Në fakt shqiptarët dhe serbët gjatë asaj lufte u gjendën në të njëjtën anë, e kundër të njëjtit armik, sepse lufta e njërit popull atje në Dardaninë Verilindore, të Beogradit, Nishit e Toplicës, e ndihmoi dhe e kushtëzoi edhe luftën e popujve tjerë. Ky angazhim i shqiptarëve, serbëve dhe popujve tjerë ballkanas nëpër ato luftime nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete, porse secila anë e dinte për gatishmërinë e anës tjetër.

Aksionet e popujve të Ballkanit e në rend të parë të shqiptarëve,serbëve dhe malazezëve vijuan edhe gjatë luftërave të shteteve evropiane kundër Perandorisë Osmane. Kështu ndodhi edhe me luftën austro-osmane të viteve 1736-1739. Atëbotë shqiptarët, serbët dhe malazezët, pasi kishin ndërmarrë hapat e parë për një kryengritje të gjerë në Pashallëkun e Beogradit, dhe se komanda kryesore austriake ishte me seli afër Nishit.

Përfaqësuesit në fjalë për këtë kryengritje ishin: patriku Arsenije, pastaj vojvodët dhe krerët e vasojeviqëve,kuqëve,pipereve,bratonozhiqëve,kelmendasit,hotët dhe grudët, e ndërmarrin një hapë të tillë me qëllim që të bisedojnë dhe merren vesh rreth aksionit të përbashkët. Ata dhanë premtime rreth përgatitjes së një numri të caktuar luftërash dhe aksione tjera të përbashkëta.

Pas takimit të lartpërmendur krerët shpërndahen nëpër vendet e tyre t’i organizuar bashkëkombësit e tyre. Mirëpo, me qenë se ushtria osmane shpejt filloi të korrë fitore të mëdha, kështu që e detyroi ushtrinë austriake të tërhiqej kah veriu, kryengritja e menduar dhe e përgatitur gjerësisht filloi të pësojë disfatë dhe në fund kishte përjetuar debakël.

Sidoqoftë, këtu prioritare është se popujt e lartpërmendur morën pjesë në luftën e shpërmendur, andaj një pjesë e malësorëve shqiptarë dhe malazezë u detyruan të tërhiqeshin nga veriu bash me ushtrinë austriake, ndërsa pjesa tjetër u detyrua të kthehej e zhgënjyer nga ushtria austriake nëpër vendet e tyre.

Atëbotë, së bashku me ushtrinë austriake janë tërhequr për në Srem disa mijëra kelmendas shqiptarë dhe serb. Është e udhës që të theksohet se në luftën e lartpërmendur së bashku me malazezët, serbët dhe hercegovasit morën pjesë së katolikët ashtu edhe myslimanët shqiptarë të Hasit. Kjo është një e dhënë që flet qartë mbi vazhdueshmërinë e disponimit të mirë edhe të shqiptarëve mysliman që të bashkëpunojnë me fqinjët e tyre sllavë, dhe popujt tjerë evropian të krishterë.

Politika tolerante fetare e bushatllinjëve në veri dhe politika e Ali Pashë-Tepelenës në jug po ashtu ndikoi pozitivisht në afrimin e shqiptarëve me popujt tjerë ballkanik pa dallim feje,përkatësie ideologjike dhe nacionale. Ajo ishte për vet faktin se me copëtimin feudal dhe ndarjen politiko-territoriale dhe ideologjike e mundësoi një koordinim të përgjithshëm brenda vendit dhe faktorit tjetër jo shqiptarë ndër popujt tjerë ortodoks ballkanik dhe evropian. Nuk mund të mohohet fakti se ndarja në fe u bë shkak i ndarjes nga jashtë dhe e pengoi përkrahjen e shqiptarëve nga ana e fuqive evropiane krishtere.

Zaten gjatë vitit 1877-1878, u bë edhe shkas që të dëboheshin masa 813.000 shqiptarë nga 700 vendbanimet e tyre autoktone të Nishit dhe të Toplicës, pse ata e kishin pranuar fenë e turkut, d.m.th. islamin. “Sidoqoftë, në suaza të çdo njërit pashallëk toleranca fetare e pashallarëve të tyre ndikoi pozitivisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të luftës çlirimtare shqiptare”.

Të gjitha këto momente kanë bërë që shqiptarët në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ta presin një disponim të fortë armiqësor ndaj Portës dhe te bashkohen më tepër se asnjëherë më parë që nga koha e Skënderbeut. Por në të njëjtën kohë ishin të disponuar e të gatshëm që të bashkëvepronin edhe me popujt të tjerë të Ballkanit, kundër Perandorisë Osmane.

Në këto kushte, mund të thuhet se islamizmi i shqiptarëve qe edhe mbeti formë e rezistencës së tyre kundër shtypjes së shumëfishtë osmane. Këtë fakt e argumenton uniteti i mëtutjeshëm i shqiptarëve të krishterë dhe atyre mysliman në luftën e tyre të përbashkët ati-osmane.     

                                    
Edhe në arkivat e Venedikut gjinden edhe sot, kërkesat e shkruara të shqiptarëve, që kërkonin ndihma për me u lirua nga zgjedha turke, e tëra kjo do të ndodhte gjatë viteve 1570-1571. Këto kërkesa do vazhdonin edhe gjatë viteve 1596-1603 dhe më 1616. Në këto përpjekje të pandërprera kundër turqve, në fund shqiptarët ia dhanë qeverisjen e tokave të tyre-princave të Italisë dhe se në vitin 1592, Karl Emanueli i Sevojnës, dhe në vitin 1606, Duka i Parmës Accio I Farnez, u bënë të plotfuqishëm në qeverisjen e Shqipërisë pjesërisht.

Por në luftë me turqit, mungonte autoriteti dhe zotësia sikurse që e kishte Skënderbeu, për t’i zhdukur ato fise dhe parti të vendit që nuk ia donin të mirën Shqipërisë. Por edhe në këtë kohë fillojnë të dalin në skenë disa prijatarë të cilët filluan të përpiqeshin për idenë më të gjerë kombëtare.

Në Shqipërinë veriore u shfaq Mehmet Bushati, i cili në gjysmën e shekullit e parë të shekullit XVIII, fillon ta zgjeronte sundimin e vet ndër fiset e ndryshme të Malësisë së Ulqinit, pastaj duke vazhduar nëpër regjionet e Adriatikut të Lezhës, Elbasanit, Tiranës dhe Dibrës. Ai ia la në trashëgim sundimin mbi këto vende independente, djalit të tij, Mustafa Pashë Bushatit sepse ai vdes, i mbytur, sikurse i ati i tij prej dënimit të turqve. Edhe në Shqipërinë e Jugut, kishte filluar të qeveriste Ali Pashë Tepelena i Janinës, ai në luftë me turqit, i futi nën qeverisjen e vet kryetarët e Elbasanit, Beratit e të Krujës, dhe shumë qendra tjera të Shqipërisë Veriore.

Pas këtyre përpjekjeve të shqiptarëve Turqia me të madhe e synonte sundimin e vet mbi Shqipërinë; duke e zhdukur përfundimisht atë pakë autonomi lokale që e kishte gjer atëherë ajo. Këtu jemi në prag të shekullit XIX, kur kishin filluar të lindnin shumë shkëndi dhe shoqata të rilindjes kombëtare shqiptare që nuk do të shuheshin kura-kurës. Gjersa hëna dhe dielli të rrezojnë, shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë dhe sakrifikohen për Shqipërinë e tyre natyrale prej 130.000 km2  sa edhe i kishte para Traktatit të Shën Stefanit, dhe Kongresit të Berlinit të vitit 1878.

Gjatë viteve 1821 dhe 1827, do të ndizej kryengritja Greke. Në krye të së cilës janë dy shqiptarë Markë Bokarisi gjegjësisht (Marko Boçari) dhe Odhisej Panariti, të cilët në këtë kryengritje e shihnin lëvizjen për t’u çliruar nga Perandoria Osmane, në fund krerët e lëvizjes greke të Vllashkës qenë të detyruar të largoheshin shumë larg përtej Adriatikut. Kryengritjet greke do të jenë në të njëjtën kohë vazhdë kontinuele e kryengritjeve edhe në Shqipërinë veriore, dhe në atë të mesme. Këto kryengritje sa vinin dhe rriteshin që nga viti 1830 dhe do të vazhdonin gjer në vitin 1847.

Këto kryengritje shqiptare, arritën të shuheshin në saje të gjakderdhjeve të shumta që atëherë e deri në luftën Ruso-Turke të vitit 1928. Turqia, atëbotë e urdhëroi mes tjerash edhe vezirin e madh nga Shkodra, Mustafa Pashë Bushatin, që të merrte pjesë në këtë luftë, dhe për këtë pjesëmarrje të tij si privilegj Porta e Lartë, do t’ia njihte atij të drejtën e administrimit të sanxhaqeve të Ohrit, Dibrës dhe Elbasanit.

Në folklorin e pasur shqiptarë do të këndohej dhe thuhej kështu për dy pashallarët shqiptarë Ali Pashë Tepelenën dhe Mustafa Pashë Bushatliun:                                       

            Dy asllanë janë,  n’komb shqiptar!                               
            Aman pashë, mos mi thuaj k’to fjalë!                                    Nëse k’ta jon soj arnati;                                        Dyt’ i pret Sulltan Mahmuti!                                        Sulltan Mahmuti, Mret i Ri,                                        Po i çetë topat natë mahmudi;                                         Pashallarët  o, i bën fermanli etj.

Rusët,nga ana e vet,u përpoqën me çdo kusht që ta neutralizonin forcën e konsiderueshme ushtarake të Mustafa Pashë Bushatliut. Me anën e Millosh Obrenoviqit, ata i dhanë atij të kuptonte se po të mos merrte pjesë në luftë do ta njihnin atë si sovran të Shqipërisë.

Bushatliut Shkodran i pëlqeu oferta ruse. Porse nga ana tjetër nuk deshi t’i prishte marrëdhëniet me sulltanin e Portës së Lartë. Ai e ndoqi një rrugë tjetër: vendosi ta vononte nisjen e ushtarëve të vetë me pretekst se nuk ishte i përgatitur për një fushatë dimërore dhe kërkoi leje të nisej në pranverën e ardhshme. Edhe gjatë kësaj stine vjetore të vitit 1829,veziri i madh Shkodran Mustafa Pashë Bushati, përsëri e vonoi nisjen e ekspeditës së tij ushtarake. Këtë herë me pretekst se ushtarët e tij në masë të madhe janë të sëmurë nga tifoja e zorrëve e arsyetime tjera të ndryshme deri sa gjenerali rus Dibiç hyri në Bullgari, dhe i kaloi vargmalet e Ballkanit. Edhe pasi u nisën, ushtritë shqiptare ato marshuan shumë ngadalë me qëllim që ta prolongonin futjen e tyre në luftë me rusët ndaj turqve, ata fushonin edhe më tutje rreth brigjeve të Danubit, pa hyrë në luftë.

Mustafa Pashai priti deri sa u lidh paqja ruso-turke. Në këtë marrë-veshje rusët nuk e shtruan fare çështjen e autonomisë të Mustafa Pashë Bushatit. Atëherë ky, i zemëruar  nga qëndrimi i Rusisë, u vendos përsëri në krye të ushtrisë shqiptare, duke shprehur pakënaqësinë gjëja për kushtet e rënda të paqes, filloi të lëvizte në drejtim të Stambollit. Ky marshim kryhej me parullën e anulimit të kushteve të paqes, në thelb ky marrshim kishte për qëllim të ushtronte presion mbi komandën ushtarake ruse.

Në Stamboll u përhap paniku por rusët nuk u trembën nga ky marshim i ushtrisë shqiptare. Bile gjenerali rus Dibiç deklaroi se do ta konsideronte si kryengritës në rast se Mustafa Pashë Bushatliu,do ta vazhdonte edhe më tutje marshimin kundër Stambollit. Ndërsa nga ana tjetër gjenerali tjetër rus Gejsmar,mori urdhër nga komanda ushtarake që ta ndiqte ushtrinë shqiptare të Bushatliut, dhe se më 4 tetor 1829, ushtritë ruse u ranë ushtrisë shqiptare në Arnaut-Kalesi dhe e thyen ato shumë keq. Me këtë disfatë të parë Mustafa Pashë Bushati,u lëkund dhe nuk pati më guxim të marshonte  më tutje. Ai e pranoi urdhrin e sulltanit dhe u kthye në Shkodër.

Në këtë mënyrë të thuash dështoi politika dyfytyrëshe e Mustafa Pashë Bushatliut. Tani ky u gjend i izoluar përballë Portës së Lartë e cila sapo i liroi ushtritë e veta nga fronti rus, i përgatiti ato për nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Me këtë mision u ngarkua vetë sadrazemi gjegjësisht veziri i madh turk, Mehmet Reshit Pashai, i cili i filloi operacionet ushtarake më parë kundër Toskërisë dhe pastaj edhe kudër Pashallëkut të Shkodrës.

Ekspeditës turke kundër Ali Pashë Tepelenës, në një masë të madhe i ndihmoi në mënyrë të pavetëdijshme vetë Mustafa Pashë Bushatliu  me shembjen jo vetëm të Pashallëkut të Janinës por edhe të vet Pashallëkut të Shkodrës. Ai ia mudësoi sulltanit t’i thyente njërën pas tjetrës dy qendrat kryesore dhe të organizuara të rezistencës shqiptare. Ky qëndrim i Bushatliut shkodran, u përcaktua jo vetëm se nga rivaliteti i thellë feudal që vazhdonte midis dy sundimtarëve të fuqishëm të Shqipërisë por edhe nga pavendosmëria e tij për t’u shkëputur prej vartësisë së sulltanit. Dhe për të luftuar për një Shqipëri independence sikurse bëri Ali Pashë Tepelena në Vilajetin e Janinës.

Nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, kur edhe filluan copëtimet dhe gllabërimet e tokave provinciale të Turqisë evropiane, të cilat regjione si ato të Nishit dhe të Toplicës, gjithmonë i kishin takuar Shqipërisë ballkanike. Porse ne shqiptarët nga kjo periudhë më nuk  patëm ndonjë forcë të organizuar ushtarake, që t’i dilte në mbrojtje copëtimit dhe gllabërimit të mëtutjeshme të tokave etnike shqiptare. Ashtu siç e patëm gjatë sundimit të këtyre dy pashallarëve shqiptarë.

Shqipëria si shprehje gjeografike, duke qenë në vëmendje të rrjedhave të ndryshme të interesit nga të huajt, ajo jo një herë por shumë here u copëtua nga ambiciet e huaja. Ajo për më tepër nuk mundi të konstituohej si njësi e veçantë politike dhe shtetërore. Dhe mu për këtë ka humbur mjaft toka të saj etnografike, sidomos rreth  kufijve nga grabitësit dhe shtypësit e paskrupullt: pastaj Shqipëria e ndarë edhe në tri faltore të ndryshme në mysliman, katolik dhe ortodoks.

Dhe se me këtë pasqyrë në tri rryma të ndryshme fetare që po e përshkojnë kombin shqiptarë edhe sot e kësaj dite po ecën ky drejt qëllimit të  ribashkimit të vet kombëtar se: “Pa Kosovë, Toplicë e Çamëri nuk do të ketë kura-kurës Shqipëri”. Me gjitha këto ndarje fetare të kombit tonë shqiptar, ai gjithmonë e ka ruajtur ndër shekuj pastërtinë e tij, kombëtare dhe shpirtërore, duke ia dhënë atij një fizionomi individuale dhe kolektive,pastaj racën e vetë e ka ruajtur dhe reprodukuar gjata tërë historisë së tij, dymijë e më tepër vjeçare.

Prova e kësaj kompaktësie dhe pastërtie është vërtetuar nga historia e vet jetës shqiptare në veprat e Skënderbeut. Kur ai Kryetrim, i fortë dhe me autoritet, i zoti për me e komandua parinë e vendit pastaj, edhe anët kundërshtare ndër fiset shqiptare janë bashkuar menjëherë në një trup të fuqishëm me karakter kombëtarë. Ngjarjet dhe ndryshimet e pastajme që e përcollën popullin shqiptarë, kanë qenë të njëjta sikurse te ç’do popull i Gadishullit Ballkanik, sepse edhe popullatën e kësaj etnie e përcollën lëvizje të shkëlqyera të njëra pas tjetrës të cilat në të shumtën e rasteve u shuan me gjak e hekur nga sundimi shekullor Turk.                   

Më në fund ishte domosdo e kohës që Shqipëria të kërkonte një mbështetje nga shtetet përtej Adriatikut, kundër kërcënimeve, lakmive dhe përdhunimeve të ndryshme, që ç’do herë tentonin ta ngushtonin Shqipërinë nga toka dhe deti.

 
(Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” me seli në Preshevë.)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)