29 Prill 2024

Serbia ende me lojëra strategjike rreth marrëveshjes me shtetin e Kosovës

Dy strategjitë serbe për Kosovën


Serbia ka një strategjia  te caktuar , unë konsiderojë se politika serbe po lëvizë në kahe që mund te vlerësohen si të rrezikshme për integritetin territorial të shtetit të Kosovës, po që se analizojmë mirë Serbia duket të  ketë dy strategji të ndara nga njëra tjetër , e para është se Serbia kërkon copëtim të ngadalshëm të territorit të Kosovës apo dezintegrim total- sipas kësaj strategjie  interesi Serb nuk është i shprehur ndaj veriut të Kosovës por edhe ndaj pjesëve tjera të komunave të banuara me Serb, kjo logjik është e thjeshtë për ta kuptuar se ata nuk e njohin shtetin e Kosovës e as që e kanë ndërmend, por kërkojnë që me negociata të shkëpusin copa të të territorit të Kosovës.

Strategjia dytë serbe

 dhe strategjia e dytë është kërkimi për një autonomi serbe në vendet e banuar me serbë,  si dhe marrja me pasurin ekonomike të Kosovës, për shembull ata pretendojnë se duhet të flitet për pasurit kishtare pronësore  si dhe  çështja e privatizimit që ata kërkojnë hise në privatizim të ndërmarrjeve, duke u ndërlidhur me interesat e kohërave të mëhershme  dhe ekonomisë së dikurshme, ata pretendojnë që të marrin hisen e tyre prej procesit të privatizimit dhe pasurive tjera natyrore , minierave , sektorit publik, aty Serbia llogarit miliona të marr nga shteti i Kosovës ,që është kushti serb për njohje të Kosovës, këto janë dy strategji serbe që qarkullojnë dhe justifikojnë politikën serbe ndaj shtetit të Kosovës momentalisht.

Synimet serbe nuk do te kanë të ndalur asnjëherë. Nuk është e rastit rezistimi i Serbisë për të implementuar marrëveshjen aktuale , në njërën anë  kërkojnë pajtushmerin e serbëve të veriut për temën e marrëveshjes në anën tjetër bishtnojnë dhe keqinterpretojnë kuptimin e saj , dhe dëshirojnë që përmes terrenit implementues të përfitojnë gjera tjera .Serbet e veriut ende se kanë të qartë qëllimin e Vuqiqit dhe se kërkojnë të i bind Vuqiqi se politika serbe do të punojë në drejtim të interesave edhe të tyre dhe interesave nacionale serbe.

Politika e Kosovës

Përderisa politika e Kosovës është e qartë e dëshiron zgjidhjen e problemit te veriut por nuk dëshiron te merret me ëndrrat dhe iluzionet dhe mashtrimet serbe që i trasojnë politikanët serb. Bashkësia ndërkombëtare duhet te jetë energjike në zgjidhjen  e problemeve ne veri për të ndal politikën apstrukcioniste serbe dhe duhet të shuaj ëndrrat e serbeve të veriut që ata të kenë një etnitet juridik por  duhet të jenë pjesë integrale e institucioneve të Kosovës.

Zvarritjet serbe rreth procesit të zbatimit të marrëveshjes

Përpjekjet serbe janë të tilla , nuk ka ndalje por ka zvarritje dhe se koha është në anën e tyre sepse janë në një ofanzivë diplomatike në drejtim të Kosovës dhe për momentin është pranuar edhe nga disa qarqe ndërkombëtare kjo lojë serbe, përparësitë politike i shfrytëzon duke ecur gjithherë një hap përpara për të bind faktorin ndërkombëtar se realiteti në Kosovë nuk është ai që shohin ata, kjo është lojë të cilën e luan Serbia.

Duket se është dashur apo duhet ndërruar edhe ne strategjinë , jo edh aq shumë por në drejtim të vurjes së kufirit negocijues, këto negociata Serbia dëshiron ti mbanë të gjalla përgjithmonë derisa ta realizojë interesin e vet nacional , kjo vazhdon kështu sepse ajo vërehet nga interesi që shfaqin që hap pas hapi të bëjnë gjera të zhvlerësimit të shtetit të Kosovës.

Koha është që këtu me veriun të ndalen gjera të tilla sepse ata edhe pas planit të tyre për sigurinë e serbëve atje ne veri , ideja është të vazhdohet njëjtë me politika degradimi ndaj Kosovës dhe në thirrje të asaj që ata kanë probleme të brendshme në Serbi me qytetarët e saj për shkak ëndrrave serbe për Kosovën , këto janë çështje të cilat i dëshirojnë të i pasqyrojnë para komunitetit ndërkombëtar se ata po kanë telashe të brendshme.

Kështu është gjendja , unë konsiderojë që sa më parë kjo marrëveshje duhet të zbatohet dhe natyrisht duhet të caktohen edhe pikat e kufirit për çka do të bisedohet me Serbinë për çështjet tjera teknike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)