29 Mars 2024

Serbia do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike shqiptare në Serbin Jugore

Shkruar nga Refik Hasani

Përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson: "S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”.

I kujtojm  gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,se  në Serbin Jugore, është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc , kan mbajtur  e organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, dhe shqiptarët në Republikën e Serbisë, përveqë referendumit ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqën  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëvshja e Konçulit.  

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht  të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbi, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.

Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)