30 Prill 2024

Serbët të përkëdhelur dhe me kërkesa larg çdo norme të barazizë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Në Kosovë jetojnë 5-6 për qind të popullates që i takojnë komunitetit serb. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 30 për qind të popullates së atjeshme që janë deklaruar shqiptarë.

Në Luginë të Presheves sipas regjistrimit te fundit jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Në Mal të Zi llogaritet se janë afër 5 për qind shqiptarë.

Nga këto  shifra, pse vetëm për serbët e Kosovës Asociacion dhe te drejta të rezervuara, kurse për shqiptarët jo ?!

Athua serbët janë popull hyjnor në rruzullin tokësor të cilët gjithnjë janë të përkëdhelur edhe të fuqive të mëdha dhe kërkesat e tyre gjithnjë janë larg çdo norme të barazisë, bashkëjetesës dhe respektimit të barabart të drejtave të njeriut, apo pse po lejohen këto veprime e po i tumir edhe faktori ndërkombëtarë i cili me mirë se ne shqiptarët e njeh obstruktivitetin dhe qëllimin e politikes serbe jo vetëm në raport me Kosovën, por, edhe rajon e me gjerë.

A ka mundur, apo si do reagonte faktori ndërkombëtarë, apo qeveritë e këtyre shteteve sikur  shqiptarët e Maqedonisë, te Luginës dhe të Malit të Zi të kërkonin Asociacion apo Autonomi, vende të rezervuara, kuptohet edhe duke bllokuar rrugë e kërcenuar funksionimin e tri shteteve në rajon  ku jetojnë?
 
Bile kamiona, bagera e automjete të rënda në te gjitha keto tri shtete, shqiptarët kanë me bollek, meqë shumica e tyre janë ose shoferë, transportues, bagerist.. sepse postet në pushtetet e atjeshme për shqiptarët janë privilegje dhe te limituara nga pushtetet centraliste e naciinaliste qe po qeverisin atje, andaj llogariten edhe hamallxhi!
   
Mendoj se kjo ndodh dhe do të ndodh edhe në të ardhmen, meqë jemi të përqarë, ndarë e të hidhëruar mes vedi (kam fjalen për liderë) dhe të pakoordinuar, qoft në raport me këto tri shtete, por, edhe me fuqitë e mëdha dhe kjo flet se na mungon një zë i përbashket, kur është në pyetje interesi i gjithë shqiptarëve që numerikisht është i barabart me popullin serb.
 
Kjo i ka konvenuar dhe i konvenon me se shumti Serbisë dhe atyre qe nuk na duan të jemi një komb i konsoliduar e që nuk janë pak...!

Fajet u kemi ne !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)