03 Maj 2024

Rreth korrupsionit të përbashkuar

Shkruar nga Kushtrim Gashi dhe Shqipdona Gashi

Fjala korrupsion është fjala e cila me së shumti përmendet pothuajse çdo dite nga të gjithë shtresat e shoqërisë, qe nga mediat qe bëjnë monitorimin e punës së institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, organizatave jo qeveritare, nga vet institucionet tona e deri nga qytetarët e zakonshëm.

Fjala korrupsion në aspektin gjuhësor e ka rrënjën nga gjuha latine Corruptio e qe do të thotë prishje, ryshfet, mitë, prishje nga ana morale.

Në vendin tonë dukuria e korrupsionit është futur thellë në të gjitha segmentet e pushtetit, duke u berë kështu kërcenim për perspektiven e qytetarëve, prandaj po flitet aq shumë për ketë dukuri të shëmtuar.

Për prezencën e korrupsionit në institucionet e shtetit tani po flitet edhe nga deputetet e Parlamentit të Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi theksoi se “ Korrupsioni gjen shtrirje nepër të gjitha institucionet dhe jo vetëm në mënyrë vertikale, por edhe horizontale”.

Këto komente nga  Kryetari i Parlamentit u benë gjatë diskutimit për Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit 2013-2017.

Diskutimi mbi dokumentin për strategjinë i inkurajoje deputetet qe të bëhen kritike dhe të pranojnë publikisht se është e pamundur të luftohet korrupsioni duke miratuar letra, nëse nuk zbatohen ligjet dhe nuk vihet drejtësia.

Me qëllim të preventivit dhe luftimit të korrupsionit si dhe krimit të organizuar në vendin tonë janë krijuar super mekanizma sikurse Agjencia Kundër Korrupsion, Task Forca dhe së fundmi, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit e të cilat me shumë janë krijuar dhe veprojnë për paraqitje mediale e politike se sa për të luftuar njëmend korrupsionin.

Rezultati i këtyre mekanizmave matet me angazhimin dhe punën e tyre e qe deri me tani pothuajse është minimal edhe pse Kosova ka një infrastrukture ligjore moderne.

Infrastruktura ligjore është në harmoni të plotë me kriteret e Bashkimit Evropian dhe ligjet e shumta të cilat janë hartuar dhe miratuar do të duhej qe të kontribuonin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por qe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po ndodh.
Kohëve të fundit edhe organizata ndërkombëtare Transparency International e ka rënditur Kosovën në mesin e shteteve me shkallen me të lartë të korrupsionit e qe është lajm i keq për të ardhmen e vendit tonë.

Shpërthimi i skandaleve të fundit të cilat kanë ndodhur përbrenda institucioneve të Kosovës, sikurse rasti në MPB, rasti i Hotel Grand-it dhe raste tjera lidhur me tenderomaninë kanë berë qe  të njolloset imazhi i vendit dhe largohen investitorët e mundshëm nga vendi ynë.

Nëse nuk ndërmerret asgjë për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, atëherë korrupsioni do të na kapërdij neve si individ dhe shoqëri, duke mposhtur dhe shndërruar shëtitin nga sundimi i se drejtës në sundim të kleptokracisë.

Andaj të mos lejojmë qe korrupsioni të bëhet një epidemi shtetërore kriminale me rrezik për shoqërinë dhe shtetin tonë sepse ky fenomen nuk njeh limite politike dhe gjeografike.

Institucionet e republikës do të duhej qe të fillonin reformat në sistemin e drejtësisë, duke forcuar dhe pavarësuar ketë segment të pushtetit.

Me forcimin dhe pavarësimin e organeve të drejtësisë menjëherë duhet të fillojë aplikimi i masave ligjore kundër korrupsionit dhe kjo luftë duhet të fillojë përbrenda institucioneve shtetërore sepse mu aty është origjina e përhapjes së epidemisë kriminale me emrin “korrupsion”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)