27 Prill 2024

Roli i marketingut ndërkombëtar në ekonomitë e pazhvilluara

Shkruar nga Mr.sc. Fiknete Bejta

Ekonomitë e pazhvilluara karakterizohen me një mori problemesh, këto ekonomi kanë sistem centralist, koncepte të zhvillimit të vjetëruara  ku mungojnë strategjitë makroekonomike të zhvillimit, politika selektive, pronësi shtetërore të ndërmarrjeve të mëdha, papunësi e lartë, trazira sociale etj. Nuk investojnë në specializimin e kuadrove, edhe për ata ekspert që i kanë nuk paguajnë paga motivuese.

Ndërsa vendet që janë të pazhvilluara por janë në tranzicion si pasojë e ndërrimit të sistemit politik, shpeshherë zgjedhin politika të gabuara zhvillimore edhe pse përcaktohen për ekonomi të tregut të hapur, privatizim të pronës shtetërore etj. Shembull për vendet e pazhvilluara në përgjithësi duhet të shërbejë rasti i Japonisë.

Japonia pas luftës së dytë botërore ishte e shkatërruar totalisht . Brenda 50 vjetëve të  fundit ka evoluar në një forcë të fortë konkurruese (megjithë problemet dhe pengesat) në tregjet botërore dhe tanimë është njëra ndër ekonomitë kryesore  në botë. Një kombinim i faktorëve të ndryshëm luajtën një  rol të madh në suksesin global të Japonisë.

Praktikat unike të biznesit dhe aftësia e saj në hartimin dhe zbatimin e shëndoshë të strategjive zhvillimore e në veçanti ato të marketingut ndërkombëtar janë disa prej shumë elementeve që kanë ndikim në zhvillimn e Japonisë. 

Në Japoni, periudha  prej vitit 1974 e deri me sot, njihet si faza e marketingut global, ky vend që atëherë filloi të përqendrohet tek strategjitë e marketingut dhe planifikimit strategjik në tregjet ndërkombëtare.

Implementimi i marketingut ndërkombëtar, përkatësisht krijimi i rrethanave për implementim është parakusht për zhvillimin e këtyre vendeve.

Në zhvillimin e ekonomive të pazhvilluara, marketingu ndërkombëtar është politik, filozofi dhe koncept konkret, i cili hap shtigje për ndryshime për intensifikimin e zhvillimeve dhe për krijimin e markave të qëndrueshme të produkteve dhe të ndërmarrjeve.

Këto marka të produkteve dhe ndërmarrjeve krijohen nga ndërmarrjet duke krijuar aftësi konkurruese duke u bazuar në modelet dhe strategjitë e marketingut ndërkombëtar.

Andaj, zbatimi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e vendeve të pazhvilluara është parësore pasi që roli i tij është i pashmangëshëm. Edhe pse marketingu ndërkombëtar ka kosto të lartë, implementimi i tij mund të arsytohet me rezultatet që arrihen.

Marketingu ndërkombëtar orienton ndërmarrjet drejt bizneseve të lëvërdishme, me informacione për tregjet e huaja, këto informacione (për konkurrencën, kërkesën, mjedisin etj ) eliminon ose të paktën zvogëlon rreziqet për penetrim në tregjet e huaja dhe rritë mundësinë për sukses afatëgjatë.

Gjithashtu edhe qeveritë e këtyre vendeve duhet të organizojnë infrastrukturë ligjore dhe politike në përkrahje të ndërmarrjeve . Këtë përkrahje gjithashtu mund  ta ofrojnë edhe përmes integrimeve në strukturat e ndryshme tregtare, përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse financiare dhe zhvillimore të karakterit kombëtare dhe  ndërkombëtar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)