29 Prill 2024

Reforma zgjedhore e kushtetuse dhe zgjedhja e Presidentit/es

Shkruar nga Hidajet Ahmeti

Akoma nuk ka një sqarim të qartë , lidhur me ngecjet në reformen zgjedhore dhe kushtetuse.Subjketet politike, në pjesën më të madhe të debateve televizive, mundohën t’ja hedhin fajin njëra tjeterës.

Reforma zgjedhore dhe kushtetuese vetëm interes partiak

Reforma zgjedhore e kushtetuse nga pjesa më e madhe e subjekteve politike, nuk kuptohet në avancimin e demokracisë që të shkojë drejtëpërdrejtë  në  dobinë e qytetarëve, por pamedyshje  kuptohet  një ndertim shtegu i ardhjës sa më lehtë në pushtet apo mbajtjes së pushtetit.

Përkundrazi, subjektet politike në rendë të parë duhët të vëjnë interesat e qytetarëve e shtetrore, sepse sistemi zdhedhor duhët parë si pjesë më e rëndësishme e së drejtës kushtetuese,  që i jepë kuptim funksionimit  të shtetit, dhe fundament që do të dalin institucionet që do të varet funksionimi i shtetit.

Reforma zgjedhore duhët parë me një rëndësi primare, sepse këta që do të zgjedhen nga qytetarët do të jenë bartësit  kryesor të pushtetit, ata që do të zbatojnë kushtetutën dhe ligjin, puna e tyre asesi nuk duhët të jetë  jashtë kushtetutshmërisë dhe ligjëshmërisë së vendit.

Nga mënyra reformes zgjedhore  do të varën zgjedhjet demokratike.Si reflektim i kësaj reforme zgjedhore  do të kemi një barometër matës të shkallës së demokracisë, si lirisë barazisë , kulturës politike në vendë e shumë parimeve tjera demokratike.

Me ato çka po shohemi deri me tani, shohim se nuk ka vullnet politik për reformen zgjedhore e kushtetuse.

Duke bërë kalkulime secili subjket politik, po japin ide që i shkojnë përshtati ideologjisë partiake të tyre, si pasoj e kësaj subjektet politike nuk po binë në ujdi në mes veti për të përfunduar këtë proces.

Në rend të parë duhët të kemi  një reformë zgjedhore demokratike,  që të jetë në dobi të qytetarëve.

Duhët përjashtuar konceptet të cilat dalim me motive personale e ideologjike.Reforma zgjedhore duhët të jetë sa më demokratike, që mos  t’ju jepë mundësi manipulimi subjekteve politike për vjedhje të votave, si ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, dhe të dalin institucione me legjitimitet të kontestuar,  që nuk i bajnë nderë demokracisë e aq më pak shtetit të  ri të Kosovës.

Nga gjithë ky process, na bënë të kuptojmë pa medyshje se strategjia e veprimit të pjesës më të madhe të kësaj klase politike, reformen zgjedhore e shohin si mundësi të plotsimit të interesave të tyre personale dhe ideologjisë së tyre partiake.

Presidenti/ja të jetë nga populli

Edhe pse një koh të gjatë u debatua nga shumë  analistë, publicistë e njohës të kushtetues, lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga qytetarët , që  ishte arritur në marrëveshjen e tre liderve partiak, Thaçi-Mustafa-Pacolli, por fatëkeqsisht gjithë ai mundi mbet pezull.Kurse tash nga vetë inicusit dhe ideatoret, që Presidenti/ja të jetë nga qytetarët janë zbehur mendimet.

Rasti  i zgjedhjes së Presidentes, ishte një akt jo demokratik dhe precedent negativ për demokracinë në vend.Zgjedhja e Presidentës ishtë tregus i anomalive të demokracisë kosovare, dhe nuk ishte Presidente e zgjedhur me konsenzus siç flitej napër media.

Kjo u vertetua akoma më shumë në zgjatjen e mandatit të saj nga Kushtetusja, duke shkelur marrëveshjen e arritur dmth kjo tregon që nga zgjedhja e saj ishte ndertuar një shteg që juridikisht të mos i cenohet edrejta e zgjatjes së mandatit.

Nese shikojmë një rrjedhë logjikë, që nga momenti i zgjedhjes e deri më tash, shohim se zgjedhja e Presidentes nuk ishte krejt e rastësishme siç është deklaruar në opinionin publik.

Nuk duhët harruar pa përmender faktin, se Presidentja nuk ka legjitimitet, legjitimiteti i saj është i kontestuar.

Mendoj se, do të kishte legjitimitet nese do të respektohej afati marrëveshjes së arrituar, dhe kur tash dihët shkelja e marrëveshjes,  atëherë legjitimiteti i saj pa dyshim  është i kontestuar.

Shumë arsyje na qojnë se Presidenti/ja duhët të zgjedhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga nga qytetarët.

Një argument shumë i fort që na qonë te alternativa se Presidenti/ja të jetë nga qytetarët është se, që nga shpallja e shtetsisë së Kosovës, shohim se kishim probleme në zgjedhjen e Presidentit.

Mendoj se, në rend të parë do të shmangte subjektet politike nga manipulimet dhe pazaret politike në mes veti, kur dihen procedurat e zgjedhjes së Presidentit/es nga Parlamenti.

Nga përvoja e kaluar është instaluar një përvojë e keqe në kokat e qytetarëve, në mënyrën e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti.

Në të gjitha rastet, zgjedhja e Presidentit  nga Parlamenti, ka rezultuar apo pasqyruar pazaret në mes partive politke të cilat kan lidhur koalicion në mes veti, për formimin e Qeverisë.

Kurse një arsyje mjaftë bindëse, është se, nëse Presidenti/ja zgjedhet drejtëpërdrejtë nga qytetarët , fuqia e  tij/saj  juridike do të ishte e pakontestushme.

Edhe pse dihet, se për reformen kushtetuse  ka pak vullnet politik për të ndryshuar, sepse janë zbehur mendimet e atyre liderve të cilët alternativën më të mirë të mundshmë të zgjedhjes së Presidentit/es e shihnin  përmes votës së drejtëpërdrejtë të qytetarëve.

Si duket nga kalkulimet e tyre të gjata janë zbrapsur në mendime në mënyrë që të mos dëmtojnë interesat e tyre personale dhe ideologjinë partiake.

Mendoj se, arsyja e vetme, që subjekjtet politike  pajtohen që Presidenti/ja të zgjedhet nga Parlamenti, është vetëm për interesa të tyre partiake, në mënyrë që sa më lehtë të marrin pushtetin apo që të ketë  mundësi më të mdha për të arritur pazaret me subjektet tjera të cilat futen në koalicion.

Nga kjo na paraqiten shumë pengesa, në rend të parë do të na delë një President/e me fuqi të kontestuar juridike dhe më legjitimitet të kontestuar, që delë vetëm nga interesi i subjekteve e jo në interes dhe vullneti i qytetarëve.

Rastin konkret, kemi ish zgjedhjen e Pacollit President, që u arrit marrëveshja në mes partive të koalicionit.Zgjedhja e tij ishte një pazar politik në mes partive të koalicionit.Ky rast ishte një tregus i mirë, se kur të vije në pytje interesat partiake, shkilet kushtetuta në mënyrën më të vrazhdë të mundshme.

Për fund, mendoj se qytetarët e Kosovës, nuk duan por , as nuk meritojnë një trajtim të tillë nga kjo klasë politike. Me keto procese jofrytdhënse po dëmtohet në rend të parë qytetarët, dhe me këtë edhe të gjitha vlerat e shoqërisë kosovare që janë kontribut i qytetarëve e jo i kësaj klase politike.


(Autori është student në Fakultetin Filozofik:Filozofi dhe Shkenca politike)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)