05 Maj 2024

Reforma elektorale dhe kushtetuese dhe zgjedhjet ne veri

Shkruar nga Mr.sc.Blerim Burjani

Kosova pritet te ketë zgjedhje lokale këtë vit, megjithatë  vonesa në përfundimin e reformës zgjedhore, shumë dilema janë shfaqë dhe po paraqiten në këtë kohë më shumë trysni rreth dialogut me Serbin pastaj ngecja e vazhdueshme e përfundimit të çështjes së dy reformave asaj kushtetuese dhe zgjedhore.

Procesi i reformës

Problemet dhe konfuziteti apo edhe mashtrimet e ndryshme e kanë kapluar këtë procesë. Pothuajse asnjë nuk janë “engjëj”, as pozita e as pozita sa i përket temës  së reformave, secili nga këndi i vet mbron interesat e veta, po askush s’po i mbron të drejtat e qytetarëve,  për të cilat edhe thirren në votat e tyre  dhe kur kanë nevojë për ta,  nuk hezitojnë të shëtisnin  nga dera në derë për të marr vota .

Çështja e zgjedhjes së presidentit

Ka shumë gjera të cilat do të duhej ndryshuar në këtë fushë , e që po shkaktojnë paqartësi të mëdha , çështja e presidentit/es duhet të rregullohet dhe të gjendet një zgjidhje që kënaqet forma demokratike e të fituarit të së drejtës për të ushtruar një funksion të tillë,  sepse për momentin i tërë ky pozicion sfidohet nga baza e demokracisë apo votës së qytetarit.

Një leksion jodemokratik për demokracinë ishte forma e zgjedhjes së presidentes, andaj kërkesa është që të zgjidhet ose nga Parlamenti i Kosovës ose nga vota e qytetarit , nëse veç mendojmë se vota e qytetarit duhet te jetë i vetëm përcaktues për zgjedhjen e presidentit të vendit,  atëherë në këtë periudhë kohore duhet të shpallet edhe vendi vakant i presidentit të vendit, për të hap rrugë të zgjedhjes së presidentit nga qytetaret së bashku me zgjedhjet lokale.

Hezitim s’mund te ketë  apo jo seriozitet në këtë temë , që domethënë shumë për demokracinë ,rendin dhe ligjin.

Arsyet e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit

 Ka shumë arsye pse duhet te zgjedhet presidenti nga qytetarët , së pari kjo do te ikte manipulimeve dhe marrëveshjeve në parlament e që në fund mazhoranca në kuvend do të vendoste se kush  do te jetë president, dhe së dyti fuqia juridike e presidentit do te ishte e pakontestueshme.

Ka edhe shumë arsye tjera për ketë temë. Konsiderojë se do të ishte më së miri që  që të ekziston një konsensus për reformën elektorale dhe atë kushtetuese edhe pse duket te mos ketë gatishmëri për reformën kushtetuese përderisa reforma elektorale duhet të ndodhë dhe konsideroj se ndodhë.

Ka shumë gjera që s’janë dukur serioze kur flasim për zhvillimin e demokracisë, testi me reformën elektorale fatkeqësisht deri me tash ishte i pa tejkalueshëm për institucionet  vendit. Përkundër mangësive të shumta të sistemit elektoral mbetet njëjtë  pra fitohet përshtypja se mbetet me hy në zgjedhje me ligj të vjetër dhe shumë të turbullt, kur ti shtohet edhe lista e e hapur atëherë definitivisht nuk   do te jetë mirë.

Por kështu është kur demokracia është më probleme funksionale ajo elektorale,por të shpresojmë se do te ketë gjasa që të organizohen edhe zgjedhjet ne veri dhe kështu së paku zgjedhjet lokale rrumbullakohen në sferën organizative në tërësi në Kosovë.

Veriu dhe zgjedhjet

Veriu dhe zgjedhjet janë testi i parë dhe serioz i marrëveshjes së prodhuar nga palët , nëse këto do te jenë të mundshme atëherë është një hap i mirë i fillimit të konsolidimit të pushtetit dhe shtrirjen e integritetit të shtetit të Kosovës  edhe në veri së paku me organizim të zgjedhjeve.

Ne jemi vendi i çudirave te shpresojmë se do të  ndodhë diçka pozitive dhe nuk do të kemi zgjedhje në të gjitha nivelet sepse këtu ten e është gjithçka e mundshme, edhe pse rrethanat globale dhe zhvillimet ndërkombëtare rreth Kosovës nuk ka rrethana të favorshme  që te kemi zgjedhje nacionale për shkak të fillimit të zbatimit te marrëveshjes më Serbinë në këtë vit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)