Pse përkrah "Qytetarët e Pakënaqur"

Shkruar nga Flaka Cajupi
Regjimi aktual në Kosovë është ndërtuar mbi bazën e korrupsionit dhe hajnisë. Është regjim i pasurive të majme të jashtligjshme, në kushtet në të cilat populli i thjesht rënkon në varfëri.
Është regjim i jashtligjshëm i \"dialogut\" me Serbinë, i marrëveshjeve të turpshme, i Zajednicës, i demarkacionit me Malin e Zi.
Mbi të gjitha, në krye të këtij sistemi i të këqijave instalohet një president i trafikuar dhe i kontrabanduar, si Hashim Thaçi, një president i dhunës dhe terrorit policor, i arrestimeve dhe i paligjshmërisë.
Përkrah \"Qytetarët e pakënaqur\" sepse nuk përkrah korrupsionin dhe varfëria! Përkrah \"Qytetarët e pakënaqur\" sepse jam e do të jem deri në vdekje kundër Serbisë!
Përkrah \"Qytetarët e pakënaqur\" sepse nuk e dua Serbinë e Malin e Zi brenda Kosovës përmes Zajednicës dhe demarkacionit.
Mbi të gjitha, përkrah \"Qytetarët e pakënaqur\" sepse besoj se Hashim Thaçi është i papranueshëm në postin e presidentit të Kosovës.
Kur padrejtësia bëhet nje fakt, revolucioni bëhet një e drejtë...