Pse Hashimi bënë fushat vetëm

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Po që se PDK dhe Hashimi dëshirojnë të fitojnë duhet ndërruar ekipin qeverisës , përndryshe kjo ekip kishte bërë shumë telashe, kishte sjellë edhe brenda saj përçarje , madje disa nga shokët e dikurshëm të Hashimit kanë mbetur vetëm shokë te kujtimeve rinore, por jo partner qeverisës.
Shumë njerëz shkruajnë për Hashimin pse ai punon me disa njerëz që ska pa hajrë kurrë prej tyre, por më shumë probleme se diçka që ka sjellë atij gjera të mira!
Disa nga facat politikat e fcb se PDK, nuk kanë imazh aspak te mirë. Disa figura politike të këtij subjekti janë bërë si letra të prodhuara nga shekujt e kaluar të dobëta dhe të tejdukshme, por ata ende mbeten pranë shefit, përderisa shumica e tyre tash po i thonë atij shef rriti rrogat , premto kështu, edhe na ta shohim hajrin.
Ata nuk hezitojnë kur te flasin pa pranin Hashimit- e te thonë , mirë ky po e kryen një punë të madhe, neve në fushat vetëm këna me nejt prapa shefit, dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve ne do të mbesim nëpër disa ministri, edhe nëse na i ndërron kapak ska dert me rendësi ministër.
Kështu mund të dëgjohen fjalët e njerëzve që rrinë gjithë ditën nëpër kolltuke ministrore dhe presin kur shefi po kthehet prej terreni, e m e i thanë mirë u kanë shef, krejt gjerat i ke bërë mirë, të kishe qëndrim të mirë edhe qysh ecëshe , edhe qëndrimi i yt në Tv.
Këta njerëz kanë arsye të plotë të servilohen , se brenda PDK kanë arrit mjaftë shumë. Hashimi po jetë kapak i vetmuar prej shokëve të viteve 90, ata jenë mbet pak në jetën politike të Hashimit.
Atij i kanë mbet afër do fytyra të reja që janë vjetërsuar në politikën e PDK, do njerëz të dikurshëm u merreshin me shoqëri civile, të cilët edhe ia kanë pa hairin atij , edhe disa të tjerë arritën poste politike në emër të shoqërisë civile.
Nuk është rastësi që Hashimi kishte përmend :se ai nëse ai fiton do të merr me vete edhe disa njerëz të shoqërisë civile, e disa njerëz të cilët e kanë kritikuar prei tyre të pushojnë nga pak , dihet pse? Mos shefi po mendon diçka me na ndihmuar me ndonjë ministri të vogël me na ia dhanë, mirë ish kanë.Kështu mund te thonë disa individë të kësaj shoqërie civile.
Do prej tyre nuk dallohen shumë nga shefat e shoqërisë civile - të cilët anash i pëshpëritin Thaçit- shef kështu po thonë për PDK, ka të atillë, dhe ka pas në shoqërinë civile të cilët i kanë sugjerua Hashimit çka me bërë?
Jo krejt gjeneroz ndaj tyre ishte Hashimi , disa prej tyre iu dha pozita të zëvendësministrit, që praktikisht vetëm Hashimi e dinë pse ,por disa tjerë të kësaj shoqërie civile u benën në të dy mandatet ministra të tij, të cilët folshin çka mujshin për PDK para se të bëheshin me pozicione por jo më , kësaj here shefi i vlerësoj drejt iu dha pushtet , madje i beri njerëz të cilët dikur kishin vesh veç çorap te bardha, e tash i kanë edhe kravatat kolor, dhe janë të fuqishëm sa që aeroplanit nuk i zbresin kurrë tu lobizuar për shtetin.
Po mirë Hashimi ka kohë edhe pak te mendojë, se si do te merret me kandidaturat e tyre për deputet, a do të iu lënë degëve të merren me propozime, apo do te mbetet muzika e njëjtë me dirigjent të njëjtë , apo dirigjenti do te ndërroj orkestrën, pritet të shihet.
Asnjë prej tyre servilëve nuk lëvizin vendi , madje as sytë kur e shohin shefin, e din se janë zgjedhjet afër por edhe kandidaturat që duhet bërë PDK, do shefi ska me i lanë mëpor disa prej tyre do te mbetën në listën e poshtme , tash gara është duke u bërë brenda PDK kush do te ketë pozicion të mirë e kush do te mbetet në fund t ë listës, ka disa prej tyre që thonë sështë më rëndësi lista e ku e lenë shefi, me rëndësi ai më iu thanë elektoratit me na votua.
PDK ka tash dhe disa probleme më disa komuna që ka humbë, por edhe në disa janë dobësuar që kanë lëshuar PDK, pak qojnë peshë për shefin disa që e kanë lëshua partin, më rëndësi që ai është gjenerozë për tjerët dhe iu ndihmon të gjejnë vetën aty ku duhet së paku në listë pastaj edhe në ndonjë ministri.
Sdo mend PDK ka tërë infrastrukturën politike dhe rrjetet e gjera që lobizojnë për të, sa njeri veç nëpër shërbime diplomatike ka shkuar se veç nëpër filma kanë pa diplomaci- por jo me tash , ata janë duke bërë film.
Pastaj sa fushata me shërbyesit civil dhe ata publik, dhe me sektorin privat ishte kulmi kur sektorit iu premtojë miliarda për të favorizuar bizneset, kjo është lojë shumë serioze edhe po ske perime, por duhet te jetë , ai është njeri që do të mbaj fjalën- ska te ai , veç njëherë flet, kjo ka bërë që Oden Ekonomike ta rrok tërmeti në mbledhjen e fundit me kryeministrin , ai iu tha sektorit privat kurgjo ska fituar shërbimi civil dhe ai publik -sa keni me fitua ju
, ece mos voto tanaj, vështirë do te jetë mjaftë për opozitën pra LDK që ska gjasa me premtuar asgjë, ose ka të atillë po thonë se kanë hupur hapin edhe ata është dashtë me premtua edhe me shumë, tash opozita për tejkaluar Hashimin ata duhet me i qua ne hënë njerëz ne ekskursion për fituar zgjedhjet , shaka por me të vërtet e ka sjellë opozitën ne favore të dobëta në këto zgjedhje që priten të mbahen së shpejti.
Qeveria Hashimi 3
Kjo qeverisje duhet te jetë qeveri krejtësisht e reformuar , ka ide që një pjesë e madhe e ministrave të sotëm të PDK të kalojnë në pozita deputeti në kuvendin e ardhshëm të vendit, ai pritet në qeveri te ketë edhe shoqëri civile, ai tash ka disa ide nëse është për të besuar atij që kishte thënën në disa intervista ai pritet edhe shoqërinë civile ta takojë dhe edhe atyre do tiu thotë diçka mirë, natyrisht qeveria 3 e tij duhet të jetë e përbërë më shumë prej njerëzve profesional dhe të matur dhe jo shumë të njohur si fanatik të PDK dhe prej servilëve.
Të gjithë flasin mirë për Thaçin në PDK
Duhet edhe të folin mirë në të kundërtën nuk do te kenë vend afër tij, kështu duket te jetë fotografia politike e qeverisë.
Nëse nuk fiton Hashimi do te jetë keq për shumicën e njerëzve të tij mos te them do te jetë katastrofë, sa njeri ka shkuar në emër të PDK nëpër borde, pozita të fuqishme civile dhe shërbim publik , mjafton veç me mendua sa njeri ka shkuar ambasador dhe konsullor, e ç ka tjetër.
Ky do të ishte tërmeti me i madh politik në PDK- nëse humbet pushteti, i tërë luksi politik do të humbet , kjo është me të vërtet tragjedi për shumicën e njerëzve të këtij subjekti që skanë lanë vend pa pas më shumë se gjysmën e zyrtarëve kudo në institucione të shtetit të shërbimit publik dhe universitar ,sa njeri e ka gjet vetën mësimdhënës prej këtij subjekti , andaj qysh ky subjekt me humb garën politike?