04 Maj 2024

PS pa AK, mision i dështuar

Shkruar nga Faik Krasniqi


Socialistët kanë nisur prej kohësh përpjekjet për të afruar në koalicionin e PS-së, forcën më të re politike dhe kombëtare, Aleancën Kuq e Zi. Përpjekjet për ta afruar edhe Kreshnik Spahiun kanë qenë të vazhdueshme.

Të dielën pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, me kreun e socialistëve, Edi Rama, ky i fundit ftoi edhe Aleancën Kuq e Zi për një koalicion.

Erion Braçe, një prej deputetëve që ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes për Integrim, para disa ditësh ka kërkuar përfshirjen në koalicion parazgjedhor edhe Aleancën Kuq e Zi.

Erion Braçe. Jo vetëm kësaj radhe, por në shumicën e rasteve jam pajtuar me qasjen tuaj në politikë. Kësaj radhe pajtohem 1000%, jo 100 por 1000%.

Por z. Erion Brace, në dëshpërimin tuaj për të mos përfshirë në koalicion LSI e Ilir Metës, keni bërë një thirrje për të futur në koalicion AK.

Kjo gjë është e pamundur se një forcë e re politike dhe patriotike nuk mund të bëjë aleancë me LSI e Ilir \'\'akrobatit\'\' se do të gjykohen për krime dhe vjedhje të pasurisë së popullit.

Unë dhe të tjerët që kanë bindjen se Shqipëria do të ndryshoj, e vetmja alternativë në lojën e ndyrë të politikanëve e partive që kanë bërë deri më sot, është Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga Atdhetari dhe Patrioti Kreshnik Spahiu.

Brace Ju, Kryesia dhe Asambleja e PS mos e lejoni të trashë më shumë zullumin e nisur nga i papërgjegjshmi Edi Rama.

Për mua dy rrugë ka në këtë pikë, deputetët e PS të dorëzojnë mandatet si shenjë proteste, Nuk mund të  votohet një parti që do çoi nesër Ilir Metën në qeveri, që i siguron Berishës paprekshmëri jo me ndëshkim që s\'bëhet fjalë.

Nuk mund të votohet për një skenar që ka me qëllim shkatërrimin total dërgimin e vendit drejt e në humnere.

Po nuk përfundoi Berisha në burg, nuk bëhët ky vend. Po nuk u vu drejtësi për Gërdec e 21 Janar që çon drejt e në burg Sali Berishën, Ilir Metën, Shkëlzen Berishën, Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, nuk ndërtohet asgjë në Shqipëri. Kush i lënë këta njerëz të lirë është thjesht bashkëpunëtor në krimet e tyre dhe pikë. Bashkëpunëtori është po aq fajtor.

Për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare duhet të gërshetohen në këtë koalicion( pa LSI e Ilir Metës) të gjithë kundërshtarët e shkatërrimtarit shqiptar Sali Berisha.

Pozita kësaj radhe duhet t’i ketë 85 deputetë. Kështu bëhen ligjet, përmirësohet Kushtetuta dhe merren masat e hapjes së dosjeve të të gjithë atyre, të cilët kanë thyer ligjet shqiptare. Mazhoranca, e cila po merr frymën e fundit, duhet të jap llogari për të gjitha shkeljet, vjedhjet, vrasjet dhe përfitimet.

Aleanca dhe tërheqja e Aleancës Kuq e Zi në qeverisje (pas zgjedhjeve) do të jetë e vetmja kundërpeshë dhe njëkohësisht shkak për të minimizuar dhe mbase eliminuar rolin e LSI në paktin qeverisës, dhe do të çlironte duart e PS për të zbatuar strategjinë e \'\'Rilindjes\'\' pa u tërhequr nga presionet e LSI-së.

Nga ana tjetër, çdo gjë e arsyeshme brenda programit të AK-së, do të adoptohej në mënyrë të natyrshme dhe moderne në qeverisjen e përbashkët.

Si përfundim, unë (edhe pse jam me bindje të djathta den baba den, sepse rrjedh nga një familje ballistësh) e përkrah një qasje të tillë por në nivelin e një kontrate pas zgjedhore.

Një gjë duhet ta di jo vetëm PS por të gjithë, se pa AK nuk mund të bëhet dot qeveria dhe pikë.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\') 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)