29 Prill 2024

Procesi i serbizimit të Gorës par heshtjes institucionale

Shkruar nga Admir Sh. Flugaj


Lokalitet jo aq i njohur, i vendosur në një lartësi mbidetare ndër më të mëdhatë në Kosovë, zonë kufitare që ndanë vendin tonë me Maqedoninë dhe shtetin amë, Shqipërinë.

 I banuar me një popullatë që qendron aty për shekuj me radhë, por që nuk ka identitet e përkatësi kombëtare, nuk ka alfabet të shkruar dhe si gjuhë të vetën përdor një lloj sintetizimi të maqedonishtes, serbishtes dhe fare pak të shqipes.

E adaptuar dhe e gatshme për t’i shërbyer çdo pushtuesi, e veçmas atij serb. Varësisht prej situatës, shpeshherë e identifikuar dhe deklaruar si komunitet boshnjak. Pas luftës së fundit, si çdo minoritet tjetër, përfituese  absolute e privilegjeve nga ndërkombëtarët “përkëdhelës” dhe vendorët “zemërgjërë”.

Ky është komuniteti goran, që banon në krahinën e Gorës të komunës së Sharrit (ish Dragashit), e populluar vetëm me popullësi gorane dhe e ndarë fizikisht nga krahina e Opojës, e cila është e banuar tërësisht me shqiptar, por në të njëjtin autoritet administrativ lokal. Sikurse edhe në kohërat më të hershme, edhe në luftën e fundit në Kosovë, përkrahëse mjaft e denjë e pushtetit Millosheviçian dhe masivisht pjesëmarrëse dhe e përfshirë në armatën serbo-jugosllave.

Në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga treva e Opojës, plaqkitësja dhe rrënuesja më e madhe e pronave dhe pasurisë së tyre, por pas lufte, si çdo herë gjatë historisë, e falur dhe e pandëshkuar  nga shqiptarët për bëmat e saj, madje e favorizuar dhe mjaft e inkuadruar në institucionet lokale dhe në jetën politike e sociale të komunës së Sharrit, me shanse të mëdha të ofruara për integrim në çdo aspekt, pa të vetmin kufizim e dallim.

Asgjë atyre s’u mungoi, ishin plotësisht të lirë, të papenguar, por nostalgjinë për ish-pushtetin serbo-jugosllav nuk arritën t’a harrojnë dot, duke mbajtur lidhje shumë të forta me Beogradin.

Për të mos bërë gabimin të cilin shumë njerëz e bëjnë, duke përdorur mundësinë për të hedhur fajin në mënyrë kolektive, në këtë rast për të fajsuar goranët në tërësi, është me rëndësi për t’u cekur edhe fakti se që jo të gjithë ata ishin dhe janë dorë e zgjatur e Beogradit.

Menjëherë pas luftës, edhe pse shfrytëzues të mëdhenj të mundësive në Kosovën e kësaj periudhe, nga dashuria e ngulitur thellë për Serbinë, një pjesë e popullatës gorane rivazhdoi t’i kultivojë dhe t\'i forcoj lidhjet me Serbinë, duke i kurorëzuar kështu me krijimin e institucionit paralel serb në pjesën jugore dhe më të largët të Kosovës, Komunën Paralele në Vraniq të Gorës, autoritet i cili sot përfshin nën sovranitetin e tij thuajse shumicën e fshatërave të kësaj treve.

Tash më shumë se katër vite, ky institucion i jashtëligjshm vepron pa u penguar nga organet  kompetente komunale dhe shtetërore, duke poseduar nën kontrollin e saj kompetenca gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat, si të: arsimit, ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, shërbimit civil, rasteve sociale, etj.

Me plane të Serbisë dhe në gjuhën serbe, mbi 800 nxënës goranë në gjashtë shkolla fillore dhe një gjimnaz, vazhdojnë arsimimin e tyre paralel. Te këta nxënës edhe më tej vazhdon  mbillet dhe kultivohet fryma shoviniste serbe dhe propaganda antishqiptare, dhe jo vetëm te këto gjenerata të reja por te popullata në përgjithësi.

Fakti i arsimit nuk është i vetmi, paralelizmi i këtij komuniteti është real në çdo aspek dhe askush nuk mund t\'a mohojë. Më 6 mars të këtij viti, Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë u prit si hero nga drejtuesit e komunës paralele dhe nga popullata aty.

Pos premtimeve të shumta që dha, me kërkesat dhe insistimin e tyre u zotua që brenda Asociacionit të Komunave Serbe do të jetë edhe komuna paralele e Gorës dhe kjo nuk do të marrë shumë kohë.

Ndërsa në anën tjetër, asnjëra nga institucionet lokale a shtetërore nuk ndërmorrën asgjë. Komuna e Sharrit hesht, qeveria hesht, e as deputetët në kuvend nuk shprehin interesim për këtë çështje aq të ndjeshme.

Përveç Lëvizjes VETËVENDOSJE!, askush tjetër nuk flet, duket se para syve të të gjithëve kjo nuk është as sa një thërrimë e vetme, andaj nuk e konsiderojnë gjë. Por arsyeja nuk mundet t’a kuptojë e zbërthejë këtë gjë, assesi.

Si mundet që në skajin më të largët të Kosovës (prej Serbisë) të valojë edhe sot e kësaj dite flamuri i Serbisë, të veprojë një institucion jolegal e mjaft e kriminal, e të mos të merret asnjë preventivë për parandalimin e veprimtarisë së tij?

Si munden nëpunësit e saj të paguhen nga shteti kriminal dhe gjenocidial i Serbisë,  e në anën tjetër të jetojnë në viktimën më të madhe të kësaj kauze, në Kosovë.

Si munden këto qenie njerëzore të bëjnë gabimin e dyfishtë moral duke shfrytëzuar mundësinë e përfitimit të pagave edhe nga shteti i stërlodhur ekonomikisht i Kosovës, qytetarët e të cilit u vranë, masakruan, përdhunuan dhe u dëbuan masivisht nga shteti që ende ata vazhdojnë t’i përkulën me dëshirë e përkushtim.

Realiteti i krijuar kohëve të fundit tregon mjaft qartë se falë marrëveshjes së 19 prillit me Serbinë, goranët përfundimisht po ja hapin rrugën më të shpejtë  vetës për të qenë pjesë integrale e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Si do të arsyetohen përfaqësuesit e institucioneve lokale të Sharrit dhe ata të nivelit qendror, atëherë kur Gora osë një pjesë e saj do të jetë pjesë e këtij asociacioni dhe celulë e fortë në procesin drejt serbizimit të Kosovës?!

Si mund të ndihen këta përfaqësues të \'\'zgjedhur\'\' të popullit një ditë kur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit të cenohet apo të humbët plotësisht, madje në pjesën më jugore të Republikës me fusnotë të Kosovës.

Është absurde se si goranët vazhdojnë të jenë kaq përbuzës ndaj mirësisë e sinqeritet tonë, duke pasur parasysh faktin që shekuj me radhë qëndrojnë aty të pa cenuar, madje të privilegjuar në çdo aspekt, e në anën tjetër nuk dojnë të prishin ëndrrën serbe dhe në çdo rast ngarendin në procesin e serbizimit të Kosovës.

Në vend se të integrohet, ky komunitet po mundohet që të heq një copë nga tërësia territoriale ashtu e vogël e vendit tonë, duke vazhduar që të qendroj e mbështetur në krahun e Serbisë.

Përse institucionet tona vazhdojnë të jenë të mpira duke qëndruar duarkryq para këtij realiteti të pandryshueshëm tash e sa vite?

Ndoshta \'\'dikush\'\' po e krijon dhe beson në mitin se një ditë Perëndia do të zbresë në tokë për t\'a venë sundimin e ligjit dhe forcimin e sovranitetit në shtetin tonë, por një gjë e tillë as në filma, e as në ëndrra fëmijësh nuk mund të ndodhë, madje të gjithë jemi dëshmitar të asaj se të gjitha atributet e të qenit shtet po i humbim çdo ditë.
                                                     

/Autori është Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)