30 Prill 2024

Politizimi i Arsimit në Komunën e Obiliqit

Shkruar nga Lulzim Beqiri

Këto ditë u zgjodh  drejtor i shkollës Fillore “Naim Frasheri” në Breznicë Komuna Obiliq.

Drejtori i ri edhe pse ne moshë të shtyrë e që është edhe në Kundërshtim të udhëzimit administrativ nga MASHT. Sipas udhëzimit administrativ drejtori duhet te jete, “Preferohet të jenë nën moshën 50 vjeçare.”

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs sipas udhëzimit administrativ te MASHT-it,  NUMËR:3/2009, DATË: 09.02.2009

Kandidatët e interesuar për të konkurruar për vendin e drejtorit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

2. Të kenë të kryer njërën nga fakultetet përkatëse të licencuara të Universitetit të Prishtinës dhe të fakulteteve private të akredituara dhe të licencuara nga MASHT.

3. Të kenë më së paku 3 vjet përvojë pune në arsim.

 Sipas mendimit tim janë bërë shumë shkelje në këtë Zgjedhje duke përfshirë:

1.    Gradën Shkencore ( Shkollë e lartë me Magjistër të shkencave)
2.    Mosha e kandidatëve ( mbi 60 vjet, me 30 Vjet)
3.    Provoja e Punës ( asnjë ditë me 4 vite)
4.    Trajnimet ( shumë pak me mbi 10 trajnime Profesionale)
5.    Plani zhvillimor i Shkollës

Vendbanimi ( Drejtori i ri jo banues i fshatit, kandidati tjetër i lindur dhe i shkolluar në atë shkollë dhe banues në atë fshat.
Gjykoni vetë se kush paska të drejt?

Drejtori i ri me shkollë të lartë dhe pa kritere pozitiv sipas kushteve të parapara në konkurs, madje shpërblehet për dështimin e pa parë sa ishte ushtrues detyre i ardhur edhe në këtë pozitë pa të drejt vitin e kaluar, i dëshmuar për paaftësi në udhëheqje në vendin e punës,   prapë se prapë zgjidhët drejtor i shkollës Fillore “Naim Frashëri” Breznicë, dhe pse nuk është banorë i fshatit ku padrejtësisht Kryetari e emëron ta kryej këtë funksion, vetëm e vetëm se është  bashkë partiak i Kryetarit të Komunës.

Po të ishte aq i aftë Kemail Hashani, Kryetari i Komunës z. Mehmet Krasniqi do të duhej ta emëronte pikërisht në lagjen e tij te “Hashant” vitin e kaluar që ishte konkursi për drejtor në atë shkollë sepse e ka në lagje shkollën,  po ja qe e emëroj ne Fsh. Breznicë si ushtrues detyre pasi sipas vetë drejtorit nuk kishte të drejt të emërohej drejtor, por aty Kryetari i komunës e ka rezervuar për Bashkëshorten  e tij që u zgjodh vitin e kaluar si drejtoresh në këtë shkollë te “Hashant”.

Mos të harrojmë se në Breznicë  drejtor shkolle është dikush tjetër është vegël e LDK_s,  axhi Kemail është vetëm Kukull.

Ja pra po deshe të jesh në një pozitë në Komunën e Obiliqit së pari duhet të jesh i preferuari i  LDK­së pavarësisht a i plotëson Kushtet a jo.

Sa të pa turp janë...

U bëj thirrje Mediave, MASHT-it, gjykatës Kompetente, gjithë ashtu edhe Policisë që ta Hulumtojë këtë zgjedhje të pa parë ndokund.

Dy kandidat me moshën mesatare rreth të 30-tave dhe me Gradë shkencore MASTER e në vend të tyre zgjidhet një njeri jo kompetent  çfarë paturpësie .

A kështu mendon të fitosh edhe një mandat z. Kryetar a? po e punëson një pensionist dhe po i diskrediton  dy magjistra shkence.

Mos harro se ke me dal ne zgjedhje prapë,  dije që qytetaret kanë me të ndëshkua.
Edhe pse mjafton ta vizitosh portalin www.kallxo.com  i shef  vërejtjet e qytetarëve tuaj.
Mos ia pafsh hairin votës sime, dhe s’ke me ia pa...

Gjithashtu ftoj Qytetaret e posaçërisht Arsimtaret e shkollës që ta kundërshtojnë këtë paradoks që di ta bëjë vetëm ata që kanë vetëm e vetëm interes Partiak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)