30 Prill 2024

Politika udhëheq KQZ-në

Shkruar nga Blerim Burjani

Zbatimi i marrëveshjes Prishtinë –Beograd  nuk njehë “procese teknike” se mbi të është politika, ajo duhet të zbatohet me logo dhe pa logo, me simbole dhe pa simbole kështu thotë politika, kushtetuta e Kosovës është e qartë në këtë drejtim në raport me ligjet vendore “marrëveshjet” ndërkombëtare kanë përparësi në zbatim thuhet në nenin 19.2 të Kushtetutës së Kosovës.

Prandaj kjo është e qartë në Kosovë duhet patjetër të mbahen zgjedhjet lokale në veri.


Se ndaj KQZ mund të ushtrohet presion i vazhdueshëm politik, kjo nuk është  asgjë   e  re, tash më është evidente ndikimi i politikës në punën e KQZ,

Shkaku dihet. KQZ përbëhet prej përfaqësuesve politik, të gjithë ata din se përfaqësojnë interes partiak përkundër thirrjes së vazhdueshme në ligj për zgjedhjet apo për kushtetutë.

Tashmë ka dal mbi sipërfaqe, përveç VV dhe përfaqësuesit të saj që ngre zërin e flet pa pasoja ndaj pozitës së tij në këtë institucion, të tjerët as “nuk guxojnë”, të shprehin mendimin e tyre.

Por as nuk guxojnë të thonë se po shkelet ligji për zgjedhjet edhe Kushtetuta e Kosovës, sepse e kanë të vështirë të qëndrojnë në institucion dhe të flasin dhe të mbrojnë interesin shtetëror.

Përkundër se ky organ është teknik dhe i përbërë nga subjektet politike vet vetiu shihet se ata s’mund të kenë qëndrime të ndryshme ndaj partisë secilës i takojnë sepse pasojnë menjëherë probleme me subjektin  politik që i ka dërguar aty.

Ato si parti nuk hezitojnë ti dërgojnë letër dikujt për të marr masa ndaj ti ose për të kërkuar ndërrim.

Kjo tash është evidente me Fadil Malokun anëtarin e KQZ nga radhët e AKR, tash është koha “me heshtë”, nuk është koha për me fol se ndryshe bon pasoja tjera me ndërrim ose gjera tjera

Maska për institucionin KQZ ka ra. Ai nuk është organ i pavarur dhe nuk ishte asnjëherë. Ai ishte një organ politik i përbërë prej partive të cilat asnjëherë nuk e kanë lanë të qet, që në bazë të ligjit për zgjedhjet dhe kushtetutën e Kosovës ti lënë ta kryejnë punën e tyre sipas betimin të dhënë për mbrojtjen e interesit shtetëror.

Kështu ndodhi rasti me përfaqësuesin e AKR, pa marr parasysh se ky subjekt i çuditshëm me nje koalicion aq të gjerë në zgjedhjet e fundit parlamentare 2010 kishte vetëm përfaqësuesin e vet si AKR por jo si koalicion qe menxi kalojë pragun zgjedhor, përderisa subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre në KQZ nga radhët e partive tjera nuk flasin sepse e din çka do te thotë “më fol”, apo më përkrahë “politiken partiake”.

Kjo është e meta, ligji është mirë por zbatimi nuk bëhet ashtu sepse partitë politike nuk mund të merren me anëtarët e deleguar të tyre në atë institucion.

Edhe me keq partitë politike ende nuk kanë guximin që të pranojnë një KQZ apolitike por profesionale të mbështetur në anën profesionale, përderisa aty profesional është vetëm sekretariati i KQZ, dilema të vazhdueshme janë ngrit në këtë institucion për shkak të gabimeve që futen KQZ ne variant politike dhe lojëra pakufinë të politikës së papërgjegjshme në Kosovë, kjo ndodhë në një vend si Kosova , s’ka dert a është organ i pavarur kushtetuese a jo, politika dikton mbi gjykatat dhe atë kushtetuese,  e lere më në institucionet e pavarura.

Vazhdon ky trend negativë me rrjedhë nga politika e dështuar  njerëzve që e udhëheqin në këtë vend. Presidentja  pa vota të qytetarëve është e dëgjueshme duhet patjetër të dëgjoj , ajo edhe me here kishte bërë “pazare” me partitë politike për të bërë dëm institucioneve  të pavarura andaj ajo është e gatshme edhe sot ta bëjë të  njëjtën gjë, ajo si “presidente” pa legjitimacion demokratik nuk ka asnjë mundësi të ruaj autoritetin e ligjit dhe  kushtetutës ,kjo i kishte konvenuar partisë në pushtet dhe partive tjera përjashtimisht  VV, edhe pse VV nuk ka pas asnjëherë ndonjë kërkesë të drejtpërdrejtë për “presidenten “ pa vota të qytetarëve.LDK kishte kërkuar të zgjedhet president i ri i shtetit të Kosvës.

Kjo është arsye që të shkohet në drejtim të zgjedhjes së një presidenti me vota që mbron autoritetin e  shtetit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, pa marr parasysh partive të papërgjegjshme politikisht që funksionojnë në këtë shtet, ku Kosovën  gjithnjë e më shumë e krahasojnë me Mozambikun,Bangladeshin dhe botën e tretë.

Edhe njëherë me duhet më përsërit qëndrimet e mia publike rreth fletëvotimeve kjo çështje është dasht  të mos nxitet dhe diskutohet në nivele të institucioneve të pavarura dhe në nivele të natyrë politike , shkuarja në Bruksel e përfaqësuesit të KQZ ka dëmtuar në mas të madhe KQZ dhe e ka zhytë në agjendën politike pa nevojë , kjo ndodhi për shkak të njerëzve të padijshëm që udhëheqin bisedimet , ku edhe nuk e din kush duhet te merret me bisedime e kush jo???Kjo është tash evidente.

Presioni politik do të vazhdojë,  u hap rruga , tash duhet patjetër të negociohet në Bruksel çështja e simboleve të shtetit të Kosovës në fletëvotime , s’ka tjetër derë , kur s’dinë si duhet vepruar pastaj dalin gjera të tjera.

Procesin e zgjedhjeve ne veri nuk ka llogari as Prishtina e as Beogradi me ndal sepse të dy palët janë përkushtuar se do të zbatojnë marrëveshjen, atje pra ne veri patjetër duhet te ketë zgjedhje dhe të ndodhin.

Aspak nuk është e drejt me u marr me KQZ e më së paku me shtuar presionin politik mbi këtë organ.