30 Prill 2024

Politika ndaj Kosovës

Shkruar nga Mr.sc.Blerim Burjani


Serbia shuan strukturat paralele të saj dhe nxjerr vendime për “struktura legale sipas saj në Kosovë”

Mospranimi i strukturave ilegale nga bashkësia ndërkombëtare Serbia pretendon më “ndërtue institucione dhe organe të pranueshme” ....


Serbia nuk heq dorë nga “Kosova”, përkundër pranimit të marrëveshjes Serbia e vjetër me simbolet e shtetit gjysmë feudal vazhdon lojën e saj, duke mos e lënë rehat Kosovën .”Pa logjik dhe pa kuptim “ nuk bëhet kjo ,por me qëllime të caktuara ajo po nxjerr vendime të “çuditshme” siç është vendimi për themelimin  e organeve të përkohshme në territorin e Kosovës, duke mos hequr dorë fare nga hegjemonia nacionaliste  feudale mbi të  drejtat e saj të pretenduara.

Politika e dy kahesh e Serbisë është strategji e saj prej fillimi në pranimin  këtyre bisedimeve nuk po del te jetë e rastit as kërkesa e  Daqiqit për të marr pjesë në zgjedhje serbët në veri, sepse tash më Serbia pritet te ketë një qasje tjetër të avancuar të sofistikuar ndaj Kosovës, qasja dihet loja në dizentegrim dhe zhvlerësim të shtetit të Kosovës, përderisa politika statike e Kosovës në drejtim të saj është të mbrojë më çdo kusht  pavarësinë e saj ndaj Serbisë.

 Edhe pse bashkësisë ndërkombëtare këtë  punë në këtë stad nuk i bënë përshtypje nuk do të thotë se asnjëherë s’do ti bëjë përshtypje,  si me barrikadat në veri, kjo po ndodhë se strategjia serbe është në ofanzivë ndaj Kosovës. Por njëherit një prej katër zëvend/kryeministrat e Kosovës patë deklaruar se do të shuhen strukturat paralele, ne mund të pajtohemi me ketë por Serbia dëshiron “struktura legale më ndërtua ne Kosovë, ngadalë dhe sigurt, tash sa mundet nuk dihet.

Bashkësia ndërkombëtar nëse dëshiron të ndal trendin e  ndikimit në Kosovë duhet patjetër të kërkojë nga Serbia ta njehe Kosovën e pavarur në kufijtë ekzistues, në të kundërtën pas këtyre zgjedhjeve në veri pritet dialog tjetër të ndodhë më ketë trend të zhvillimeve, kjo duket “rrugë pa dalje”.

Kjo ofenzive e politikës feudale serbe vazhdon dhe do të vazhdojë, se serbët dhe politika e tyre nuk marrin vesh më asgjë, kjo dihet.

Ata asnjëherë nuk kanë marr vesh këtë punë se duhet të ndalen, port ë vazhdojnë duke provuar variante mbi variante për të gjet rrugë për të ndikuar në Kosovë dhe në trollin e saj.

Duket se Serbia ka hyrë në një  lojë afat gjate kjo shihet me politikan nacionalist gënjeshtar dhe mashtrues ndaj perëndimit gjoja se ata e kanë humbur Kosovën për momentin, kjo duket të e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e regjionit.

Nuk është rendi me gjet rrugë për të normalizuar raporte me Serbinë sepse ata asnjëherë nuk janë të interesuar te ndodhë kjo punë, normalizimi e shohin ne dobi të tyre here do kurë, në të kundërtën ata si politik nuk janë aq naivë me kërkuar  që serbet  te dalin në zgjedhje ne veri dhe të pranojnë humbjen e Kosovës.

Këtë asnjëherë asnjë herë politika serbe deri me tash nuk e ka pranuar as kjo nuk pritet kur te merret parasysh se ëndrrat shekullore serbe dhe ëndrrat e përhershme dhe hipnoza po funksionon për serbët, që ka kapluar këtë popull nuk e ka lehtë te heq dorë nga ëndrrat mistike dhe  fantazmat shekullore.

Por më rendësi është që bashkësia ndërkombëtare është të kërkojë më çdo kusht qe Serbia të njehë shtetin e Kosovës shumë shpejtë. Nëse veç ndodhë njohja atëherë këto raporte normalizohen drejt siç kishte normalizuar me Kroacinë për rastin e Kninit.