Politika e sofrës dhe sahanit

Shkruar nga Flora Morina
Edhe kjo quhet politik me u marrë vesh me protestuar por edhe me dal me pijë kafe për vikend, kjo politik nuk është a biznes mundet.
Për të ardhur gjynah kush luan me fatin e qytetarëve të këtij shteti, një ditë protestojnë një ditë pinë bashkë kafe, pastaj dalin të dy e shahen publikisht nëpër media, njëri si Isa i quan milioner opozitën, e këta ia kthejnë ti po e keqpërdor pushtetin dhe nuk je i aftë me zgjidhë probleme.
Se rendi më u bë mirë në këtë shtet nuk është. Të gjithë janë zhytur në biznese kush te mundet me bë pare, tash edhe opozita e lodhur tu protestuar ne shi duhet diçka me nxjerrë, se gjynah kjo moto e bërë ne takimin e kryeministrit me një njëri të opozitës.
Të gjithë kanë qef me marr pjesë në hise po shihet se për demokraci me punua në këtë shtet rendi nuk është e as për të drejtat e qytetarit.
Mirë mu takuar bon por me u takuar në një vlug të tillë të pakënaqësive të opozitës ska kuptim, nëse veç ka synimet tjera Isa me prish koalicionin duhet me kallëzuar por jo me u zatet me opozitën, se Isa lider është i dobët e argumenton edhe ky takim me një opozitar tjetër.
Këtu po shihet, këtu ska opozitë e as kurrë ska pas, ideja me u afruar të sahani me hangar të gjithë kapak, punë fukaraje këtu ska gjë tjetër, politika e fukarasë dhe ushqimi që i jep zotnia, kështu mund të definohet kjo punë dhe ky relacion i pa kuptimit në Kosovë, të gjithë e donë sahanin e askush popullin, populli nocion i gjerë, kështu mendojnë këto parti ata kanë harruar moti fuqinë e popullit për të bërë ndryshime, e kanë parë se populli po i voton çdo here të njëjtit e këta ndihen komod, thonë hajt se prapë ky populli na voton! Çka do të ndodhë nëse populli nuk i voton më?
Ku mbetën këta? Askund më siguri disa që kanë bërë pare nga pushteti i han e disa investojnë në zanatet e tyre qe din, vet shef e lypin argat. Ka humb lëmshi krejt askush nuk merr vesh në këtë punë?
Se çka është pozitë e as opozitë? Janë humbur krejt masë pares së popullit, punë e madhe çka thonë mediat me rëndësi ata me pijë kafe e ne fund dalin thonë takimi i jonë ishte qe na kryeministrit me ia bërë me dije protestën e radhës pas dy javëve se kështu sbohet opozita dhe ska opozitë të gjithë e din, se është lojë.
Në këtë hallakam gabimin me të madhe e ka bërë VV me ato partitë opozitare se ata sjanë kanë kurrë opozitë por me interes.
Isa nëse mundet për veti edhe njëherë me u bë lider i LDK mos mujt pensioni e pret, edhe këtë ai e din .
Loja miu dhe maca
Në natë dimri thuhet që maca e miu bëhen bashkë e nuk prishën ndërmjet veti, këtu kjo lojë është bërë komedi se politika është cirk është argumenti më i madh në Kosovë, takohen ndërmjet njerëzit të cilët flasin dhe njëri tjetrin e quajnë me emra të ndryshëm dhe ne fund pinë kafe bollë mirë?
Punë e madhe për popullin, për këtë arsye opozita gjithmonë ska ekzistuar sepse akne dinjitet opozitar ,pa pas dinjitet të plotë e të fuqishëm por edhe ana tjetër politikanë me zor smundesh me u bë, ajo dhurohet por edhe mësohet e zhvillohet kjo është realitet.
Hajgare më, të gjithë pretendojnë diçka me nxjerr, pse jo reciprokisht mu ndihmuar se për ndryshe pa sahan sbon fare, ska çka me hanger, andaj politika e sofrës e sahanit po i trasohet shtetit, këto tjerët edhe nuk janë sepse ska kurrfarë vullneti ndryshe, duhet me lut opozita - pozitën ose anasjelltas mu ndihmuar me zgjidhë probleme të dajave e kunatave, kush nuk e merr vesh këtë punë në Kosovë as çka janë këta njerëz politikan më së paku këto tjerat të gjitha.
Se janë mbushur me azilant kampet e Evropës kujt nuk i intereson kjo punë, vazhdon kënga e vjetër e nuk ndalet, kështu është në këtë shtet të lodhur nga skamja dhe i lodhur nga mos zhvillimi ekonomik.
Deri kur kështu?Nuk dihet ,por derisa populli nuk del me zgjedhje dhe votën e tyre me i ndërrua kështu do te mbetet.