10 Maj 2024

Po agon një politikan i ri

Shkruar nga Era Zogjani

Djaloshi fare i ri Agon Batusha, me vetëm 20vjet, ka arritur që të zgjedhet me vota asambleist i Kuvendit Komunal të Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

I ri dhe zotëri, ngase është i lindur zotëri. I ri dhe politikan, ngase është i lindur politikan. Një djalosh i ri dhe i mençur, i zgjuar, i ditur, duke qenë nxënës shembullor dhe aktivist i gjithanshëm në organizma të ndryshme të shkollës dhe president i një OJQ-je në Gjakovë, ka arritur që të fitojë besimin e qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe të bëhet asambleist i kësaj komune.

Në skenën e qeverisjes lokale të Republikës së Kosovës u fut edhe një djalosh nga Gjakova. Është ky Agon Batusha, me vetëm njëzetë vjet.

Agoni një djalosh fare i ri, por i pjekur dhe serioz me mendimet dhe qëndrimet e tij, duket sikur një politikan me përvojë.

Agoni, edhe pse shumë i ri, i ka vetëm 20 vjet, ka pasur fatin që të bëhet assambleist në komunën e Gjakovës. Agoni në këtë moshë të re u bë asambleisti më i ri në Kosovë dhe politikani më i ri. U fut në garë dhe i fitoi votat.  

Ndonëse i qetë, Agoni është energjik dhe ka synim punën dhe vetëm punën. Ai premton se do të jetë përherë aktiv në Asamblenë Komunale të Gjakovës dhe do të reagojë sa herë kërkohet.

Ai ka thënë se besimin e dhënë nga qytetarët do ta arsyetojë me punën dhe aktivitetin e tij.   
 
“Besimin që ma kanë dhënë qytetarët, duke m’i dhënë votat e tyre, që edhe unë të jem asambleist i Kuvendit Komunal në Gjakovë, do ta arsyetojë me punën dhe aktivitetin tim në Asamble”, ka thënë Agoni.

Ai e ka dhënë betimin solemn me të cilin zotohet se si asambleist do t’i kryej të gjitha detyrat që i takojnë me përgjegjësi të plotë dhe me ndërgjegje njerëzore.

Agoni ndonëse i ri nuk i frikëoshet fare detyrës që ka marrë si asamblist. Aka ka thënë se aspak nuk i frikësohet obligimit që ka marrë si asamblist. “Po. Jam i gatshëm të punoj si asamblist me nderë dhe me përgjegjësi të plotë, me ndërgjegje dhe kompetencë, për t’i kryer të gjitha detyrat dhe obligimet që dalin në Asamble.

Duke u bazuar në këtë qëndrim timin, mendoj se nuk i frikësohem aspak detyrës që ma kanë besuar qytetarët, që të jem asamblistë. Andaj, edhe do t’i përveshem punës që në fillim me nderë dhe me përgjegjësi”, ka thënë Agoni.

Betimi i Agonit

“Betohem (deklaroj solemnisht) se do t’i kryej me nderë, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si këshilltar i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë!” Agon Batusha, asambleist i LVV në Gjakovë.

Deklarat e Agonit pas dhënies së betimit solemn tregon më së miri se sa i aftë është Agoni dhe sa ka sens për të qenë politikan. Ndoshta një ditë Agoni do të arrijë të bëhet edhe kryeministër i Kosovës. Ku ta dish. Mirëpo, në moshë kaq të re të ketë një aftësi të tillë, vërtetë është për lakmi. Ja deklarata pas dhënies së betimit solemn.  

“Të nderuar miq! Ne sot bëmë BETIMIN si përfaqësues të qytetarëve në Asamblenë Komunale të Gjakovës. Ne u betuam që do t`i shërbejmë qytetarëve të komunës sonë, pa dallime dhe paragjykime, Ne u betuam që do t`i përfaqësojmë qytetarët denjësisht dhe do mbrojmë interesat e tyre në çdo kohë dhe në çdo vend.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo qytetar që ka nevojë për ndihmën dhe kontributin tonë, sepse BASHKË ËSHTË E MUNDSHME.”  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)