01 Maj 2024

PD ben koalicionin qeverises, PS ne opozite, perseri

Shkruar nga nga Ahmet Osmani

Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar, por këtë analizë po e filloj duke u kthyer pak më prapa në kohë:

Derisa në Janar 2013, Edi Rama e quajti Ilir Metën “matrapazi i votave të opozitës”, dhe me një skandal duke u ndihmuar nga Dritan Prifti, provoi ta burgos Ilir Metën, kjo Metës i kushtoi me largim nga pozita e zëvendëskryeministrit, dhe të mbrohet në lëndë gjyqësore ku doli i pafajshëm.

• “Edi Rama, tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë”

• “Kjo fundërrinë e pashembull e shoqërisë shqiptare”

• “Ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq”

• “Ky njeri që akuzoi babain e tij, si baba të djalit të tij”

• “Ky njeri i panderë, i pa familje, i pa asnjë normë shoqërore dhe morale”

• “Ky njeri është i fëlliqur dhe i marrë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar”

• “në 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale por edhe politike, duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal duke ndërhyrë në mënyrë kriminale, jo vetëm për të dëmtuar zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e LSI-së në mënyrë paligjshme, në mënyrë të pandershme, dhe duke përdor manipulimin dhe falsifikimin, por duke dashur për të dëmtuar edhe kryemnistrin e vendit, pikërisht në përpjekjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puqiste një qeveri tërësisht legjitime.

Mendoj thjeshtë që nëse Ilir Meta ka vetëm pak karakter burri dhe nuk është ndonjë ‘politikan i lëngshëm’ e ka bërë planin me Sali Berishën që para zgjedhjeve të dal nga koalicioni qeverisës dhe të hyjë në koalicion me Edi Ramën për të arritur këto caqe:

1. Për të shpartalluar njëherë e përgjithmonë nga politika Edi Ramën, i cili ka krijuar një situatë që po të dilte Ilir Meta fajtor, do të qëndronte në burg me vite të tëra

2. Për të dobësuar dukshëm koalicionin e mbledhur rreth PS-së dhe për t’i afruar te LSI,

3. Me kalimin e kohës do ta shkrinte e tërë PS-në brenda në LSI

Ilir Meta në video e quan fundërrinë gjithashtu edhe Dritan Priftin për të cilin thotë se e ka akuzuar mëparë Edi Ramën se e ka parë duke marrë kokainë në zyrën e bashkisë derisa Edi Rama ishte kryetar bashkie.

Dritan Prifti për Ilir Metën qenka fundërrinë pasi që është bashkuar me Edi Ramën, të cilin mëparë e kishte akuzuar si ‘përdorues drogash’.

Mendoj që Ilir Meta nuk do të lëshoj vehten e tij në ‘kalibrin’ që vet e ka quajtur fundërrinë, pra të bëhet njejtë si Dritan Prifti dhe të pranojë të qeverisë me Edi Ramën!

Ilir Meta vazhdon duke thënë se kjo shpifje ndaj tij, e bërë nga Edi Rama “do të demontohet para drejtësisë dhe opinionit publik.

Pasiqë Ilir Meta ka ‘demontuar’ këto shpifje para drejtësisë, athua tani e ka kohën Ilir Meta që ta demontoj komplet Edi Ramën edhe para opinionit publik, duke hyrë në koalicion me Sali Berishën?

Ulëset e fituara në Parlamentin e Shqipërisë të dalura nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013

T’i kthehem tash të tashmes:

Sikurse shihet në fotografinë mëlartë ndarja e vende të deputetëve i garanton PD-së një shumicë prej minimum 72 deputetëve, me partitë sikurse vijon:

1. PD = 48 mandate
2. PR = 4 mandate
3. PDIU = 4 mandate
4. LSI = 16 mandate

SHENIM: Partitë PR dhe PDIU janë në koalicionin e djathtë dhe LSI mund t’i bashkohet që janë gjithsej 72 mandate, edhepse mund të ketë ndonjë kandidat i pavarur ose i ndonjë partije tjetër që për ‘lezetin’ e pushtetit do të lëshonte koalicionin e majtë të PS-së dhe do t’i bashkohej koalicionit të djathtë.

Por, athua ku mund të filloj sherri???

Pasi te certifikohen rezultatet, fillojnë bisedat në mes të partive për ndarjen e pozitave qeveritare, dhe marrëveshjeve të ndryshme për pushtet.

Në atë moment Ilir Meta duke i ditur vendet në parlament, do të kërkojë pozitën e kryeministrit. Këtë do të bëj sepse e sheh që Edi Rama nuk mund të ketë shumicën e deputetëve për krijimin e qeverisë pa deputetët e LSI-së

Edi Rama gjatë tërë fushatës parazgjedhore ‘e ka lodhur’ popullin duke përsëritur se do të jetë kryeministër i Shqipërisë, dhe kur Ilir Meta kërkon pozitën e kryeministrit Edi Rama nuk do t’ia jap këtë pozitë Ilir Metës (edhepse ju kujtohet që erdhi një psherëtimë gjatë fushatës parazgjedhore nga jugu i Shqipërisë, ku një zyrtar i LSI-së e tha kinse ‘gabimisht’ se Ilir Meta do të jetë kryeministër i vendit).

Pastaj mund të hyjë në skenë “katragjyshi” i Edi Ramës dhe do t’i ofroj Ilir Metës pozitën e kryetarit të kuvendit të Shqipërisë dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

Ilir Meta mund te luaj një lojë ‘mospajtimi’, dhe Sali Berisha do t’i ofroj pozitën e kryeministrit Ilir Metës, kurse vet Sali Berisha do të krijoj kushtet ligjore të kohës e do të marrë pozitën e kryetarit të shtetit (më fal z. Bujar Nishani por të doli një ‘montazhë’ dy ditë para 23 qershorit që shkove në urgjencë në gjendje të rëndë, dhe dije që ndoshta ‘qulli është duke t’u përgaditur’)

Dhe krejt në fund të thuhet që në trojet shqiptare, politika është ende, VETËM BIZNES.

Prapseprap, kur dikush bën diçka në biznes që provon me të burgos me vite të tëra, aty lihet pak anash biznesi, dhe vjen në shprehje më shumë karakteri i fortë i një burri!

Unë personalisht jam apolitik, kam nënshtetësi të Kosovës, dhe nuk kam të drejtë vote në Shqipëri. Mos më merrni për të keq shkruarjen e kësaj analize që mund të ndodh në të ardhmen shumë të afërt.

Nuk e di se a do të ndodh, por do të mund të ndodhte. E nëse Ilir Meta hyn në qeverisje me Edi Ramën, pasi qq shikova ato dy video mëlartë, mendimi im i pastër është që Ilir Meta nuk ka asnjë fije karakteri e burrnije e as atdhedashurie në vehten e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)