27 Prill 2024

Para vitit 1999 vdisej për Kosovën

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Deri me përfundimin e luftës së fundit, përkatësisht deri me largimin e pushtetit kriminal serb nga Kosova, e që ndodhi me 1999,kur falë angazhimit të aleatëve tanë u arrit që nga Kosova të largohet edhe ushtari i fundit i uniformuar i një regjimi barbar, edhe kontributi, angazhimi dhe sakrifica, edhe e shumë kosovarëve, në kontinuitet, me vite të tëra, si në diasporë,ashtu edhe brenda Kosovës, por duke mos harruar. edhe e shumë shqiptarëve tjerë, në territoret tjera ku jetojnë ata, me të vetmin qëllim, për të çliruar Kosovën, ka qenë një realitet, dhe një e vërtetë e madhe, që është dëshmuar e argumentuar, edhe me fakte e shembuj, shumë konkretë.

Pa hyrë në histori,kuptohet, edhe krijimi dhe organizimi i shumë organizatave ilegale, qoftë në diasporë, por edhe në trojet e banuara nga shqiptarë në territoret e ish - Jugosllavisë, por së fundmi edhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë kontribut dhe sakrificë, jo vetëm i disa liderëve, por edhe masës së gjërë të shqiptarëve, të cilët e kishin kuptuar shumë drejt se armiku i përbashkët, i gjithë atyre, ishte regjimi kriminal i një pushteti, po ashtu kriminal i Serbisë, dhe siç dihet, e është parë, mjaft prej tyre edhe nuk ngurruan që të sakrifikojnë edhe jetën e tyre, tërë familjen, por edhe kapitalin, për të mirën e Kosovës.

Bilanci i viktimave dhe shkatërrimeve, nga pala shqiptare, mbetet punë kryesore e historianëve dhe kronistëve, por të prezentosh, pa hiperbolizime por edhe injorime, realitetin e krijuar, tani e 14 vite, pas kësaj lufte, në aspektin e rrjedhave e zhvillimeve, të gjithanshme, mendoj se disponimi dhe nevojat e kërkesat janë në kundërthënie të madhe, në raport me pritjet, premtimet, por edhe angazhimin konkret, në radhë të parë, të gjithë lidershipit, të deritashëm, që ka udhëhequr me Kosovën.

Kërkesat, nevojat dhe ambiciet, si gjithkund tjetër, edhe për kosovarët, janë të mëdha, dhe herë- herë edhe të paarritshme dhe të pakapshme, gjë që në një masë, edhe mund të arsyetohen, meqë edhe Kosova, vërtet, po kalon fazën e transicionit, dhe nuk mund të bëjë mrekullira (edhe pse mjaft liderë po flasin për mrekullira), por në radhë të parë mosfunksionimi i shtetit ligjor, injoranca, javashllëku, klanizimi, joprofesionalizmi, nepotizmi, faktorizimi i të dyshimtëve, korrupsioni e hajnia, lufta për pushtet e pasurimi “brenda natës”… janë vetëm disa fenomene që kanë mbjellë edhe urrejtje, edhe mosbesim, por edhe mos respekt e mos shpresë, se e ardhmja e këtij vendi premton dhe garanton perspektivë.

Ky 14 vjetor i pasluftës zbuloi shumëçka, dhe gjithçka, e që kuptohet, solli edhe zhgënjime, dhe jo pak thonë:”lavdi atyre që u flijuan, marri këtyre që po na udhëheqin”, “ a jemi ata, të paraluftës, kur në radhë të parë ishim shumë solidarë por edhe e donim shtetin, që tash e kemi”, ”pse po sillemi sikur ky të mos ishte shteti ynë”, ”kuku për neve, kush po na udhëheq…”… !

Refleksion i këtij aversiteti, tek popullata karshi kësaj gjendje, është fakti se u devalvuan vlerat morale dhe njerëzore, në çdo aspekt dhe pothuaj në të gjitha sferat, por më e dhimbshmja, e që është edhe më shqetësuese e pikëlluese se edhe te shumica e atyre që e bënë luftën, dhe që duhet të jenë krenaria e një vendi( i mundi lakmia), pastaj hasmëritë partiake, që instaluan subjektet politike, ”binjakëzimi” dhe “vëllazërimi”, pa kurrfarë kriteri, e verifikimi, edhe me ata që i shërbyen me devotshmëri, jo vetëm monizmit, por edhe Cuckiqëve, Ristiqëve, Jokanoviqëve, Stanishiqëve,…, mospastrimi dhe mos transparenca e aferave të përfolura, e shumë të arsyeshme, rreth fondit të Qeverisë në ekzil, apo 3_% të famshëm të Bukoshit, por edhe “Vendlindja thërret”, vjedhjet në polici,…

Ambienti aktual në të cilin po jetojmë,në këtë Kosovë, gjatë këtyre14 viteve të pasluftës,aty ku behët muhabeti, e hapet debati lirshëm, fitohet përshtypja (ishalla nuk krijohen rrethana lufte), për ndonjë luftë të re, sepse vështirë ka kush të luftojë,pasi që,sytë janë me pa, e veshët me dëgjua, shumicës së ish- komandantëve u dhimbset, pasuria që kanë bërë, por edhe jeta dhe luxi që bëjnë, pastaj shumica e familjarëve të dëshmorëve janë të dëshpëruar, gjithashtu diaspora është injoruar dhe shpërfillur skajshmërisht, e të mos flasim, për ndihma materiale në rast nevoje, pasi që ato janë shpërdorur nga kryeministra e ministra, por edhe liderë të organizatave ilegale, në diasporë, e që tani janë strukur nëpër fotelet e buta, që u ka ofruar pushteti.

Hë për hë, shpresa e vetme, për ne, është që ata që na çliruan, por edhe sponsorizuan edhe lirinë e pavarësinë, ata që për çdo moment, kur po na kërcënon qoftë në veri apo në pjesë tjera të Kosovës, Serbia, apo dikush tjetër, po kërkojmë ndihmë nga ata, të mbesin edhe më tutje këtu, pa marrë parasysh çmimin që duhet të paguajmë, në të kundërtën,v edhe pse me letra, siç u dëshmua edhe ditëve të fundit, i kemi të regjistruar mbi 5o mijë ish- luftëtarë!, të angazhuar në luftën e fundit,por dorën në zemër, në aspektin e sigurisë shtetërore punët i kemi PUS.

Nëse duam t’ia bëjmë qejfin vetes, sepse si kolektivitet dallohemi si shumë qejflinj,merakli e lakmitarë, edhe mund të themi, siç kemi thënë edhe shumë herë deri më tash: ”Fjalët i kemi babush, por punët askush”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)