Padrejtësia në drejtësi

Pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave është një nga parimet themelore të një shteti demokratik.
Gjyqësori si parim themelor ka pavarësinë e tij nga organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, por edhe nga partitë politike dhe nga grupet e ndryshme të interesit.
Mirëpo sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia në vendin tonë kanë dështuar dhe kjo falë klasës politike kosovare e cila nuk u tregua e gatshme dhe e aftë ta krijonte një sistem të pavaruar të drejtësisë në interes të popullit të Kosovës.
Jo gjithmonë padrejtësia lidhet me ndonjë veprim të caktuar sepse shpesh herë ajo kryhet pikërisht duke mos vepruar.
Po kalojnë plot 13 vite qe dënimin për vepër të pakryer e vuajnë ata qe kur Kosova ishte ne flakën e luftës ndër të parët ju përgjigjën thirrjes së atdheut.
Kaluan 13 vite dhe ende organet e Drejtësisë së Republikës se Kosovës nuk e morën guximin të ballafaqohen më të vërtetën për të dëshmuar pafajësinë e atyre qe mbahen padrejtësisht në burg.
Në radhën e gjatë të te ligave dhe padrejtësive qe e kanë kapluar këtë shtet, padyshim është edhe rasti i djemve Arsim e Burim Ramadani dhe Jeton a Arben Kiqina i njohur si rasti KIQINA
Ky rast është një nga rastet me eklatante të dështimit të sistemit të drejtësisë së vendit tonë, dhe i shkeljes flagrante të procedurave gjyqësore, duke filluar nga koha kur udhëhiqej nga UNMIK-u e deri më sot.
Përderisa shumë njerëz me funksione të larta në Kosovë dënohen më burgim për vepra të ndryshme penale të kryera e dënimin e vuajnë në liri, në rastin KIQINA kemi një rast të paprecedent.
Dënohem me nga 30 vjet Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina dhe me 17 vite Jeton Kiqina, dhe ky dënim jepet duke u bazuar në një deklaratë të vetme ( të përpiluar/fabrikuar ) e cila është bërë nën presion nga, atë kohë policet e UNMIK-t të ndihmuar dhe në bashkëpunim më policet vendor dhe e nënshkruar po ashtu nën presion nga Blerim Kiqina, të cilën më vonë personi në fjalë e hedhë poshtë në procesin gjyqësor, duke deklaruar vet se atë deklaratë e ka nënshkruar nën presion dhe në gjendje jo të mirë emocionale.
Kjo është tejet shqetësuese, kur nga 53 dëshmitarë që të gjithë deklarojnë së këta djem nuk janë kryesit e vërtetë të krimit, ato deklarata hidhen poshtë dhe nuk merren fare parasysh nga gjykata.
Absurditeti vazhdon edhe me larg në zhdukjen komplete të fakteve dhe provave nga vendi i ngjarjes e që janë kruciale në zbardhjen e të vërtetës se rastit në fjalë.
Si mundet dikush që në të njëjtën kohë të jetë prezent në dy vende të ndryshme?
Si mundet qe 12 përsona të kryejn një krim në të njëjtin vend edhe nga ta vetëm 4 të dënohen ndërsa të tjerët të lirohen si të pafajshëm.
Sa shumë pyetja ka në këtë rast qe ende presin përgjigjë. Rasti Kiqina është plot skandale e shkelje.
Rasti \"Kiqina\" njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë - me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.
Ky rast krye këput është rast i montuar dhe prapa tij qëndrojnë njerëz me funksione të larta publike.
Kujt po i pengon e vërteta e këtij rasti? Edhe sa kohë duhet të presim deri sa e vërteta të dal në pah?
Edhe sa kohë duhet të presim qe drejtësia ta jap vërdiktin final triumfues, edhe sa kohë duhet këto familje të vuajnë për djemtë e tyre.
I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të punojnë në këtë drejtim sepse drejtësia e vonuar është dyfish pa drejtësi.
Liri për vëllezërit Ramadani dhe Kiqina