27 Prill 2024

Nesër mund të jetë më mirë se sot, e pasnesër akoma më mirë se nesër

Shkruar nga Faik Krasniqi

Nesër mund të jetë më mirë se sot, e pasnesër akoma më mirë se nesër. Njeriu gjithmonë jeton me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë. Shpresa na mban gjallë. Në qoftëse vdes shpresa mbaron gjithçka. Jeta i ngjason një peme me rrënjë të kalbura.

Ndërsa nëse një e vërtetë vdes, kjo konsiderohet thjesht një kapitull i mbyllur i jetës, që më së fundmi e pranojmë si të tillë, duke pasur shpresën që na ndihmon të shikojmë përpara dhe që na jep forcën për të hapur kapituj të rinj. Sepse jeta vazhdon...

Humbja e një shprese do të thotë të humbësh ëndrrat e tua për një të ardhme në të cilën ti investon gjatë gjithë jetës dhe sipas mendimit tim është një nga gjërat më negative.

Një e vërtetë është diçka kohore (e tanishme) dhe të nesërmen i përket të kaluarës që nuk kthehet më pas...

Personalisht preferoj të humbas një të vërtetë sot sesa një shpresë mot. Njeriu përballet në jetë me vështirësi dhe të vërteta të hidhura .. që do apo s’do do i pranojë ashtu si të jenë, por shpresa na mban gjallë... ajo vdes e fundit ..ajo na shtyn përditë e përditë që kur dalim nga shtëpia ta mbajmë kokën lart dhe t’i japim vetes kurajon , durimin dhe vullnetin se ditë më të bukura do vijnë...

Nëse humb shpresa ...pavarësisht se vazhdon merr frymë në pamje të jashtme .. në brendësi ke vdekur si njeri. Humbja e një shprese është më e rëndë se humbja e një të vërtete!Në botën ku jetojmë sot, të vdesi një e vërtetë është e hidhur, të vdes një shpresë, ka vdekur shpirti.......Shpirtin e mban shpresa dhe pa të do ishte thjesht një tunel i zymtë ku nuk ka as ‘’ajër’’ dhe as ‘’jetë’’...

Kur një njeri humbet shpresën, ai në fakt humbet gjithçka. Është pikërisht shpresa për një ditë më të mirë që na zgjon nga shtrati, shpresa për një pagë më të mirë ajo që na çon në punë, shpresa e prindërve tanë për një të ardhme më të mirë për ne.

E gjithë jeta e njeriut është e mbërthyer me shpresë dhe humbja e kësaj është edhe humbje e një të vërtete.

Shpresa është ajo ura lidhëse drejt së vërtetës, pra janë të dyja të rënda dhe s`do të doja të humbja asnjërën.

Mund të jetë diçka e rëndë, por nganjëherë koha tregon se humbja e një shprese (kur kjo është e pabazë) është një gjë e mirë.

Të humbasësh një shpresë në të vërtetë ke humbur një mundësi për të mos u mërzitur ama e vërteta është ajo që na bind që mërzia është një e vërtetë më e madhe sesa tek shpresa.

Thonë që të jetosh me shpresë është një mënyrë vazhdimësie ama po të ishte e vërtetë atëherë edhe materia do të ishte iluzion.

Njeriu jeton me shpresë. Në qoftë se ai e humb këtë, është i pa vlerë në shoqëri.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së  “ALEANCA KUQ E ZI”)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)