Në veri duhet themeluar një forum politik

Shkruar nga Blerim Burjani
Instituticionet e Kosovës duhet të vendosin kontaktin me serbet e veriut,dhe atë duhet bërë në mënyrë të përshpejtuar të fillojnë dialogun me atë pjesë të qytetarëve, atyre duhet bërë të ditur se ka procedura ligjore për integrimin e tyre institucional.
Ata nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj regjistrimit të partive politike edhe procesit zgjedhor që pritet të mbahen me 3 nëntor. KQZ do te jetë e gatshme të vendosë ura komunikimi në aspektin tekniko ligjor për të filluar procesin e përgatitjeve.
KQZ duhet të bëjë projektin e fizibilitetit të infrastrukturës(shkollave etj) pastaj ,listën votuese edhe një varg tjetër të veprimeve për të përgatit zgjedhjet atje, ana tjetër është se duhet bërë përpjekje atje tu ofrohet qytetarëve kualiteti teknik i votimit.
Rezistimi i disa liderëve lokal serb ne veri
Deri me tash rezistimi i disa liderëve lokal serb atje po vështirëson procesin integrues duke konstituuar kuvende edhe institucione të paligjshme. Se si do të arrihet që ky proces te jetë normal dhe kuptim plotë, varet shumë edhe nga Serbia që mban në dorë dhe peng disa nga njerëzit e veriut.
Serbia pak është e interesuar që të ketë një dinamik të madhe të zhvillimit të procesit integrues të serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, loja me dy parametra se ata janë qytetar të Serbisë e në anën tjetër se ata duhet të jenë pjesë ë institucioneve të Kosovës.
Roli i Zyrës Administrative ne veri
Zyra Administrative ne veri shërben edhe për këtë temë për të lehtësuar integrimin e veriut në institucionet kosovare. Sa më afër qytetarëve atje nënkupton edhe përfshirjen e tyre në jetën institucionale, por duket se një ekip e njerëzve duhet te bëhet për komunikim të drejtpërdrejtë në disa tema , dyshojë që serbet lokal pa rezistencë do të pranojnë dialog me autoritet e Kosovës, KQZ është organ teknik ajo ska nevojë të përfshihet në dialogë të natyrave tjera.
KQZ i takon roli teknik dhe organizativ për të cilën edhe i garantohet me kushtetutë dhe ligj,KQZ e ka shumë të qartë rolin e vet atje dhe se kuptohet do të përgatisë procesin teknik në nivel të duhur dhe në mënyrë të plotë,eksperienca e KQZ është e mjaftueshme për të ofrua kualitetin teknik të procesit bazuar në standarde ndërkombëtare.
OSBE lehtësuese është një element i domosdoshëm për të ofrua edhe ndihmës teknike atje, zakonisht kjo bëhet me memorandume bashkëpunimi në mes KQZ dhe OSBE.
Roli i mekanizmave ndërkombëtare në veri te themelohet një forum politik ne veri
Instalimi i dialogut me veriun duhet të lehtësojnë edhe mekanizmat ndërkombëtar përmes instalimit të forumit politik atje të përbërë nga subjektet politik atje ,niveli I komunikimit duhet te ketë një varg temash për të zhvilluar në përputhje me krijimin e parametrave demokratik ,ku qytetarët dhe shoqëria civile do te jetë pjesë e atyre takimeve për të ndërtuar ndoshta edhe ndonjë platformë të bazuar në marrëveshjen Prishtinë Beograd, kjo duket te jetë e nevojshme në këtë periudhë vijuese të sotme për të përafruar qëndrimet dhe zbatimin e marrëveshjes në disa pika kryesore të rëndësishme për momentin aktual.
Politika serbe ende vazhdon të luaj rolin kyç ne veri pa marr parasysh deklarimet e tyre publike edhe atë para faktorit ndërkombëtar , temat të shumta po përfshihen ne dialog dhe shumë njerëz të tjerë e disa edhe të panevojshme , kur te merret parasysh se ky dialog është ne mes dy kryeministrave dhe Ashtonit, grupet teknike janë të ndara dhe pa ndonjë rolë tjetër vendimmarrës, sipas anës logjike të komunikimit grupet teknike duhet të përgatisin vetëm propozimet për shefat e tyre por jo edhe te ndërtojnë gjera tjera prandaj roli i zonjës Tahiri nuk është më i nevojshëm, atje janë të përfshirë kryesisht grupe teknike profesionale ,dhe ata vetëm bëjnë propozime për kryeministri ne Kosovës pastaj me tutje procesi vazhdon në nivel te komunikimit me BE.