18 Prill 2024

Mos vajtoni me lot krokodili

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Janë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv që ndikuan në debaklin që pësoi Lugina  e Preshevës, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.

Fillimisht, frakcionet që domunuan në ndarje e listë jo të përbashket zgjedhore, por edhe mesazhet përqarese  nga liderët aktual që përfaqesojnë subjektet politike në Luginë, por edhe neglizhenca, moskordinimi dhe mosangazhimi i Institucioneve nga Shqipëria  e Kosova, me këshilla, sygjerime e insistim për një listë zgjedhore te përbashkët, dhe strategji veprimi, janë faktore me peshë, për ketë rezultat zhgenjyes zgjedhor, që askush nuk e ka pritur!

Nuk është mjaft dhe satisfaksion vetëm ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria Kurti për Luginen apo deklarata e presidentes Osmani për shlyrje të adresave të vendbanimeve të shqiptarëve në Luginë, por është dashur takime zyrtare e “mbrapa perdeve” me lideret e Preshevës, para zgjedhjeve, model qe e ka apliku Vuqiqi me serbet e Kosovës gjithnjë kur mbahen zgjedhjet, gjë qe nuk pati fare as nga lideret e Shqipërisë e as Kosovës!

 Dua ta ceki edhe një rast që dëgjova nga një lider serb, por shumë kritik e i zeshëm kundër qeverisjes Vuqiqi në Serbi në një tryezë te organizuar në Mal te Zi, muajin e kaluar, kur tha se deputetët që duan popullin e vet, nuk duhet të jenë te guximshëm, kritik  e zhurmaxhinje vetëm ne Parlament te Serbisë, në medie e para publikut, kurse në rajonet prej nga vijnë, abuzojnë, mashtrojnë e koketojnë me gjithëkend p[r interesa personale e klanore, por shkelin edhe te drejtat e njeriut ….!

   A pati  të tille nga Luugina e Preshevës, ketë me se miri e dijne dhe argumentojnë votuesit te cilet po e paguajnë edhe haraqin e politikajve mashtrues e hipokrit !

Fatkëqesisht, kurr nuk u kendellem e nuk mësuam nga pesimet e gabimet , por gjithnje u morem me kritika drejtuar njeri tjetrit e jo me vetkritike e kendellje pas deshtimeve që janë te shumta, si popull e komb në tersi !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)