29 Prill 2024

Monografia e Prishtinës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli


Duke e shfletuar ketë dokument vetvetiu vjen deri te mishërimi me jetën urbane në “kasabën” e dikurshme të Prishtinës,të shekullit të kaluar. Në libër është përshkruar periodë e përfshirë nga koha e përfundimit të luftës dytë botërore deri në vitet 1960-1965,d.m.th. para 45 viteve,për të njohur sa ma mirë ketë mjedis,pa pretendime tjera të analizave të ndryshme urbane nga ana e autorit.

Para shumë viteve,në fakultetet e arkitekturës ” rasti i Prishtinës” ligjërohej si shembull i keq i intervenimit urbanistik mu në qendrën e qytetit,( Ligjëratat e profesorit Taubman në fakultetin e arkitekturës Sarajevë-viti1975.).Tendencat e asaj kohe,me moton bolsheviko-komuniste “Ta shkatërrojmë të vjetrën, ta ndërtojmë të renë” paten sukses, te ndihmuara edhe nga vetë ne, duke asgjësuar mu bërthamem e qytezës së atëhershme me tradita shekullore, siç ishte Prishtina. Tërësia urbane dhe arkitektonike e Prishtines është dhunuar me qëllime të caktuara politike, pasojat janë prezente edhe sot. Intervenimet e çoroditura, nganjëherë të qëllimshme, pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e regjimit komunist, si dhe dhunimet e hapësirës së Prishtinës pas vitit 1999, ma së miri e tregojnë tragjedinë urbane që i ka ndodhur dhe po i ndodhë këtij qyteti.

Lumenjtë (Prishtevka dhe Vellusha) të cilat janë mbyllur në mënyrë të dhunshme,ne vitin 1988 në emër të “pastërtisë së qytetit” të cilat janë kthye në kolektor të ujërave të zeza si dhe burim të pa shtjerrshme të RADIACIONIT aktiv i cili kurrë nuk është matur nga vendimmarrësit komunal. Të dhënat shkencore për një jetë të rehatshme urbane tregojnë një rrezik të madh për banorët e atyre zonave nga rrezatimet e mundshme,të atyre kolektorëve – lumenjve të mbyllur me forcë duke kamufluar pa aftësitë për të menaxhuar hapësirën komunale,ketë e shpjegon shkenca e Bioenergjisë e cila tek ne fare nuk trajtohet .

Duhet të jemi të vetëdijshëm,pa shprehje të emocioneve lidhur me dëshirat për hapjen e këtyre dy lumenjve. Për hir të njohurive shkencore që disponon njerëzimi në fushën e urbanistikës,duhet të jemi sa më realist pasi premtimet për kthimin e lumenjve të mbyllur i kundërvihen asaj maksimës së sprovuar në lëmin e planifikimit hapësinor dhe urban së intervenimet në hapësirë,duhet parandaluar me kohë me argumente pasi korrigjimi i hapësirës është i vështirë,e në të shumtën e rasteve edhe i pa përballueshëm ekonomikisht,atë nuk mundet ta përballojnë as shoqëritë shumë ma të pasura se ne.

 Le të analizohet vetëm eksperiencën e Tiranës me lumin Lana i cili pas anarkisë “demokratike” të viteve 90,prapë iu kthye funksioni i mëparshëm. Sot i zbukuron të gjitha ato zona urbane ka kalon edhe se nuk ka sasi të mëdha uji. Paramendoni sikur të ishte mbuluar ajo “prrocka” si dëshironin disa,sa hapësira të lira do të fitoheshin dhe uzurpoheshin për “biznese”,e ne të vdekshmit do të kishim edhe një shëmtim të madh hapësinor dhe urban,si dhe edhe një kryeqytet shqiptar pa lum !

Kjo monografi e vërteton atë që kamë kërkuar publikisht ,para disa vjetëve ( prill 2004). Kisha kërkuar që të konsultohen banorët e vjetër të Prishtinës pasi ata e dinin ma së miri se si ka frymuar qyteza. Sot po e kuptoi se ky ishte një mision i pa mundur në rrethanat e kësaj shoqërie,jo se nuk u përfill ky sugjerim nga ana e vendimmarrësve të atëhershëm komunal por u veprua në të kundërtën. Në “emër të qytetarëve” si rezultat kemi dhe do të kemi veprime të gabueshme pasi që në start nuk është punuar me bazë ashtu si e kërkon praktika urbane,( Koha ditore- “20 +1 pyetjet  për  përgjigje” - Plani strategjik 2004-2020 Zhvillimi Urban i Prishtinës,prill 2004)

Pas luftës së dytë botërore,komunistët ndërtuan objekte dhe monumente pa shije të arkitekturës social-realiste,e zhdukën arkitekturën orientale që kishte krijuar identitetin e vetë me kalimin e kohës. Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinë historike të ekzistimit të këtyre tërësive urbane,të ndërlidhura ngushtë me identitetin urban të Prishtinës munden me bërë këso krime urbane.

Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Kosovën ma theks të veçanet në kryeqytet. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri me xhelozi,në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet. Ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara,e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe në njëmbëdhjetë vjetshin e parë të shekullit XXI, me siguri me kohë do të na hakmerret kjo neglizhencë e jona.

Sa është naiv qëndrimi lidhur me tribunën “Një minutë para 8” i mbajtur aty ka viti 1965,për kritikat të cilat iu ishin drejtuar autorit të planit urbanistik të vitit 1953,i cili me “fytyrën e  skuqur ,”i mbushur me djersë” nuk ishte në gjendje të mbroj punimin e vet. Por urbanisti ark. Partoniq nga Beogradi,me projektin urbanistik për Prishtinën,në thelb e me qellim e dezorientoi,shkatërroi identitetin urban të një qyteti,duke e arritur qëllimin e misionit të tij,që ia kishin caktuar.

Në vazhdimin e kësaj monografie do të preferoja tërheqjen e një paraleleje në mes viteve 1953-1954,kur u rrënua bërthama e qytetit nga komunistët,dhe kohës që trajtohet kjo problematik deri në vitet1960-1965,si dhe të viteve që pasuan,e posaçërisht kur u fitua pavarësia e vërtetë e Kosovës,pas luftës së fundit 1999.

Si arritëm që për ketë kohë të shkurtë njëmbëdhjetë (11) vjeçare me veprimet e jona të pa kontrolluara në fushën e planifikimit hapësinor,urbanistikës dhe arkitekturës,tërë një shoqëri ta drejtojnë drejtë vdekje së sigurt hapësinore dhe urbane?.

Është obligim i çdo profesionisti–arkitekti apo urbanisti që të mos heshtë dukurit negative në fushën e planifikimit hapësinor,urbanistik dhe arkitektonik,edhe nëse nuk ka fuqi dhe përkrahje që të ndikoi tek vendimmarrësit në tërë Kosovën e posaçërisht në Prishtinë si kryeqyteti i shtetit. Sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë,ato ndryshojnë jetën e njerëzve,por funksioni dhe puna e arkitektit duhet t’i nënshtrohet kodit etik të profesionit,për këtë duhet dituri,guxim profesional dhe intelektual,e të tillë në Kosovë ka shumë,shumë pak.


(Nga ekspozeu i mbajtur me  rastin e promovimit të librit “Prishtina ime” me autor Sherafedin Sylejmani)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)