Maltretimi i hallëgjinjve nëpër intervista punë

Shkruar nga Islam Krasniqi
Klasa politike ka ndërtuar një strategji së si ti punësoj familjaret, në mënyrë ligjore, duke shpallur konkurs me qëllim që ti bëhet kuorum, që punësimi i familjarëve të duket i rregullt.
Njerëzit e pendës dhe të dijes të cilët me mund dhe sakrificë kryen studimet duke shpresuar në punësim, që të dhanë kontributin në atë që kanë studiuar, bredhin kotë lartë e poshtë nëpër konkurse për të gjetur një vend punë, por fatkeqësisht gjithçka e kotë.
Fatet tona të lidhura nyjë, sepse askund nuk mund të punësohen, hapët konkursi për punë, ku 100 ftohen në intervistë për një vend punë dhe asnjë nuk pranohet së personi është duke punuar.
Ku qëndron problemi, ku duhet të trokasim për këto parregullsi, qeveria i ka mbyllur dyert e punësimit, dyert e perspektivës, e ka vrarë të ardhmen e këtij vendi.
Mashtrimi dhe mos pranimi në punë, i të arsimuarve në Kosovë është pasoj e klasës politike, ku me së miri e tregon raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit vitin e kaluar, e cila ka identifikuar mbi 1510 zyrtar të lartë që kanë me shumë së një vend të punës, ku në mesin e tyre ka zyrtar që ushtrojnë deri në gjashtë vende pune.
Në rast se qeveria u merr vendet e shumëfishta, me njëherë mundë ti punësojë 2000 veta, ku do të largojë nga barra e vetë mbi 2000 familje, gjë që do të zbus edhe papunësinë dhe rrjedhimisht edhe varfërinë dhe kështu do të përmirëson gjendjen ekonomiko sociale.
Por jo, ska përmirësim së i pari qeveris merr dy paga si kryeministër dhe profesor në disa universitete, e mos të flasim për të tjerët. Rina jonë pasi të diplomojnë presin vite me radhë për tu punësuar, skanë mjete për ti ndjekur konkurset e punësimit, gjersa disa përfundojnë kamerier e disa në baushtella, e disa nga 5 vende pune me orar të plotë, e dikush sofrën thatë, ska mundësi ti ushqej fëmijët.
Për të gjithë këtë që e ekuilibrova me lartë dua të tregoj një rast timin para ca ditësh aplikova në një institucion publik, për një vend punë, për administratë, me sukses kaluam 20 veta intervistën me shkrim, pastaj intervistën me gojë, ishim shumë të suksesshëm, po për çudi ai vend punë kish qenë për bashkëshorten e njërit prej kryetarëve.
A është njerëzore që të maltretohen 20 veta dy herë në intervistë dhe asnjë të mos pranohet.
Pranohen ata që i kanë kapur retë e bardha, e ata që nuk kanë mundësi as kopje dokumentet ti bëjnë injorohen.
Varfëria në botë nuk është për shkak se nuk mundemi të ushqejmë të varfëritë, por për shkak se nuk mundemi të ngopim të pasurit.