01 Maj 2024

Malisheva, vendi me i rrezikuar nga rriqrat

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Komuna e Malishevës me një sipërfaqe prej 306.3 km2, me 44 vendbanime dhe me një popullsi rreth 70 mijë banorë është vendi me i rrezikuar nga ethet hemorragjike.

Rasti me i rend vitin e kaluar qe ka ndodh në komunën e Malishevës është ai  i vdekjes se nxënëses 16 vjeçare nga fshati  polloqicë e Malishevës, Albana Gashi. Shkaku i vdekjes kanë qen ethet hemorragjike krime-kongo.

Rasti tjetër i fundit qe ka ndodh këtyre ditëve është ai i vdekjes se Muharrem Thaçi nga Balinca e Malishevës dhe nga i njëjti shkaktar, pra nga pickimi i rriqrave.

Ethet hemorragjike krime-kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra, ku sëmundja se pari është zbuluar ne Crimea me 1944 dhe me vonë është gjetur edhe në Congo me 1969  nga e ka marrë edhe emrin.

Përndryshe ethet hemorragjike në Kosovë janë paraqitur në vitin 1954, ku kanë ndodhur edhe  rastet e para të vdekjeve. Sipas infektologeve shpërthimet epidemike kanë qen në vitet 1991, 1995, 2001, 2005.

Problemi me i madh është ai i identifikimit, nëse një person është pickuar nga rriqra. Rrezikshmëria më e lartë është kur pickon rriqra femër sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen, dhe në ketë forme infektimi mund të zhvillohet pa qen në dijeni se është kafshuar nga rriqra.

Ministria e shëndetësisë ketë vit ka ndarë një shume prej 150 mijë eurove për ketë epidemi, gjë qe është shumë minimale në krahasim me përmasat dhe gjendjen alarmante qe është në Kosovë e posaçërisht në vendet qe janë të rrezikuara në vazhdimësi.

Me këto para jo vetëm qe nuk do të arrijnë të bëjnë as dezinfektimin selektiv e lere me qe të blejnë doza të ilaçit Ribavirinë, i cili është një bar eksperimental qe si ilaç antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit të tyre.
 
Derisa në Argjentinë ekziston vaksina për ethet hemorragjike, në vendin tonë jo vetëm qe nuk ka vaksine për ketë lloj epidemie, por qeveria e republikës së Kosovës nuk e merr me me seriozitet ketë çështje, duke e ditur se jeta e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm.

Dezinfektimi selektiv qe po aplikohet pothuajse çdo vit nuk është efektiv dhe është metodë jo e suksesshme për parandalimin e etheve hemorragjike sepse bëhet dezinfektimi vetëm i atyre vendeve qe frekuentohen nga qytetarët, por jo edhe vendet e tjera sikurse fushat, mali etj, e qe në këto vende po ndodhin rastet me të shpeshta të pickimit të rriqrave.

Për qeverinë e republikës së Kosovës duhet të ketë rendësi jetike jeta e qytetarëve sepse jeta e tyre kurrë nuk ka qen më në rrezik!

Ky rrezik nuk po mund qe të evitohet nga Komunat sepse mundësitë dhe mjetet e tyre janë të kufizuara, andaj qeveria është ajo e cila duhet qe të intervenojë duke ndarë mjete për zonat e rrezikuara nga rriqrat.

Këto mjete do të duhej qe të ndahen për informimin e qytetarëve dhe masave mbrojtëse qe duhet të aplikojnë dhe pjesën tjetër për spërkatje të përgjithshme me aeroplan sepse vetëm kështu mund të bëhet sensibilizimi i qytetarëve dhe dezinfektimi i përgjithshëm i vendeve të rrezikuara si dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve.

Gjithashtu qeveria do të duhej qe njëkohësisht të punonte edhe në zbulimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike krime-kongo në Kosovë sepse vetëm kështu do te shpëtonim jetë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)