28 Prill 2024

Lutfi Hazir Shamia

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Vendi ynë, për fajin dhe përgjegjësinë e klasës politike dhe institucionale, është përfshi nga një degradim dhe degjenerim gati-gati i përgjithshme.

Me te degraduarit dhe me te degjeneruarit jane pjesa me e madhe e atyre qe politiken e kane perfitim, privilegj, pushtet, para e tendera, \"lavdi\" e lakmi...

Degjenerimi, degradimi dhe devalvimi ka prek edhe shumicen e segmeneteve te shtetit dhe shoqerise. Kesaj te keqeje madje nuk i ka shpetuar as Universiteti publik, tash \"Hasan Prishtina\" dhe arsimimi pergjithesisht (publik e privat).

Perballe kesaj gjendjeje inteligjencia dhe klasa intelektuale pergjithesisht po hesht, ka kyqur gojen, ka frenuar mendjen dhe ka mbytur guximin e saj qytetar, politik dhe intelektual. Po deshmohen te pafuqishem, te ndrojtur dhe moskokecares!

Rasti me i mire i kesaj gjendjeje dhe i ketij degjenerimi te klases politike eshte deputeti dhe kandidati per kryetar komune, Lutfi Haziri, i cili me nje shrlatanizem dhe azganllek anadollak perqafoi shamine fetare dhe e mori ne mbrojtje ate, mu si Fuad Ramiqi-\"myslimani\"!

E liria dhe e drejta per te bartur veshje dhe simbole fetare ne shkolle eshte cenim i lirive dhe te drejtave te shumices se njerezve dhe shtetaseve ne Republiken tone. E njejta gje eshte edhe me lirine dhe te drejten e dikujt per ta thirrur ezanin me altoparlant!

Ne fakt kjo eshte shperdorim i lirive dhe te drejtave te njeriut. Veshja e shkolles dhe e Kosoves me SHAMI eshte ne kundershtim me vlerat themelore republikane. Shteti yne eshte laik dhe jo shtet i sheriatit! Feja eshte e ndare nga shteti ne vendin tone.

Sipas logjikes bajate te Lutfi Hazirit, i cili edhe ne kete menyre mendon te perfitoje ndonje vote, ne kete vend duhet te zbatohet drejtesia dhe liria selektive!

Nese ndonje vajze e nxitur nga prinderit apo nga organizata te ndryshme politiko-fetare paska te drejte te shkoje ne shkolle me shami, atehere pse nuk kane te drejte te shkojne ne shkolle edhe djemte me plisin e bardhe ne drite te syrit (ky eshte edhe simbol kombetar qe kur njihet dhe shkruhet historia, para krishterimit dhe islamit)?

Ose pse nuk kane te drejte te shkojne me veshje te tjera e dikush edhe nudo-lakuriq? Shkojme me tej. Nese ne shkolle mund te shkoje, te vishet dhe te sillet kush si te doje, atehere pse nuk mund te hyhet ne xhami mbathur, te pihet alkohol, te vallezohet e kendohet, etj.?

Nuk po zgjatem me shume, por po dua te them qe secili mjedis, institucion i ka rregullat e veta, sepse, perndryshe do te behej dyjeja harabat, o Lutfi Hazir Shamia! Feja-religjioni ne Kosove eshte i sterlejuar.

Madje me keto tendenca per shnderrimin e Republikes sone ne nje republike islamike, feja-religjioni i politizuar ekstremisht ne vendin tone eshte bere kercenim per njeriun ne toke dhe per Zotin ne qiell. Feja-religjioni duhet te merret me punet e Zotit e jo me politika shteterore e kombetare.

Peseqinde vjet te sundimit turk dhe njeqinde vjet (te fundit) te sundimit serb nuk kane mundur ta ndryshojne identitetin dhe qenien kombetare shqiptare.

Pranda shoku-zoti Lutfi lereni vajzat shqiptare te rriten dhe te edukohen te lira ne token e tyre arberore, te lira si vete shqiponjat e malit, sepse gruaja dhe vajza shqiptare nuk e pranojne shtypjen dhe ferexhen qe po ia afroni ju! Iken ato kohera te zeza sterre per gruan shqiptare! Kurre nuk do te kthehen!

Me mire do te ishte, sic pata propozuar njehere, qe burrat si Lutfi Hazirin t\'i veshim ne dimi e t\'i mbeshtjellim ne shami, sepse nuk meritojne ta qeverisin kete vend! Jane e zeza e tij, mjerimi i tij!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)