30 Prill 2024

LISBA turpëron Islamin

Shkruar nga Burim Krasniqi

Shohim çdo ditë e më shumë se në rrjetin social ‘facebook’ hynë dhe bëhen të ditur shumë të pashkolluar. Këta njerëz, që fillojnë të falen, të cilët për t’u bërë të dukshëm tek sicili xhemat,  rrahin supet e xhematit për të shkuar i fundit në safin e parë(para fillimit të namazit) dhe për të dalë i pari nga xhamia (pas mbarimit të tij), dhe pasi dy fletushka të formatit A4 arrijnë t’i lexojnë brenda javës, i japin të drejtë vetes që të ‘vetëquhen dijetarë’, dhe t’i gjykojnë hoxhallarët më eminent botërorë duke i quajtur pabesimtar.

Me njerëz të tillë të cilët nuk mund të gjenin veten në profesionin e tyre, apo nuk mundin të përfundonin madje as shkollën e mesme, u formua një parti e re politike që si target grup ka besimtarët islam, LISBA.

Kjo parti, të cilën nuk e përkrah asnjë hoxhë vendor, e as BIK, ngase sipas saj hoxhallarët vendor dhe shumë prej atyre botëror janë qafira, ka marrë guximin që në emër të fesë, pa u përkrahur pa asnjë teolog të gjykojë islamin dhe hoxhallarët në vendin tonë, duke akuzuar hoxhallarët dhe BIK se nuk bëjnë mjaft për islamin në Kosovë.

Kjo parti, me të ardhura të panjohura, me staf që kanë biografi ‘sekrete’ dhe që nuk mund të gjesh as informatën më të vogël të udhëheqësisë dhe anëtarëve të saj, madje as në ueb faqen zyrtare të saj, dëmton imazhin e fesë Islame më shumë se çdo kush tjetër.

Guximi i disave prej  tyre shkojka aq larg sa që njëri prej udhëheqësve të saj (ndoshta edhe prej themeluesve) që në opinion njihet më shumë si ‘mbajtës i mikrofonave’, Musa Ademi, merr guximin të sulmoj fizikisht dhe fyej me fjalë banale njërin nga imamët dhe njëkohësisht  punëtorë në  administratën e KBI-Ferizaj, vetëm se në një prej shkrimeve të tij të shumta, ka këshilluar LISBA-n që të mos veproj në emër të fesë Islame ngase nuk janë adekuat për këtë.

Personat e tillë, të cilët sulmojnë shprehjen e lirë,njerëz të pashkolluar dhe të pagdhendur humbin imazhin e  fesë Islame e cila porositë për dije dhe durim. Mirëpo mungesa e argumentit ngrit  dhunën te disa njerëz të kësaj partie, dhunë të cilës nuk mund t’i qëndroj deri në fund por shfrytëzon xhaminë për t’u fshehur, pastaj ikur nga policia e cila i është vënë pas këtij njeriu.

Feja Islame porositë dituri, maturi, urtësi, angazhim, durim, dhe mbi të gjitha si fuqi e njeriut të jetë fuqia e argumentit e jo fuqia e zërit dhe dhunës , andaj LISBA duhet t’i përpiloj disa qëllime që i ka si parti, e jo të veproj pa asnjë qëllim, të i rishikoj njerëzit që ka përreth, të ndryshoj emrin dhe mbi të gjitha të mos thirret në emër të fesë, ngase nuk janë adekuat për këtë dhe me këtë vetëm sa i bëjnë dëm partisë, dhe mund të dëmtojë imazhin e fesë, por jo edhe fenë ngase atë e mbron Allahu xh.sh..

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)