01 Maj 2024

Kushtetuta dhe zhvillimet politike pas marrëveshjes Kosovë -Serbi

Shkruar nga Mr.sc.Blerim Burjani

Kushtetuta e Ahtisarit  ishte kompromis dhe hartuar nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtar


Kushtetuta e Kosovës  sipas të gjitha gjasave do të pësojë ndryshime ,jo pse është një kërkesë e tillë se ka shumë paqartësi , që ne esencë ka edhe si e tillë ka pas probleme dhe nuk ka mundur të zbatohet praktikisht,por edhe legjislacioni i nxjerrë deri me tash nga Parlamenti I Kosovës ishte një pjesë me probleme dhe vështirësi zbatimi.

Kur flasim për kushtetutën aktuale duket të jetë bërë edhe një përgatitje për të filluar procesin e ndryshimit të saj.

Ka shumë arsye për të aprovuar ndryshimet e propozuara nga grupi punues por duket që ngecjet janë si rezultat i natyrës politike jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare.

Të gjithë e dimë  ose se paku njëjës e jona e dijm si ka rrjedhë zhvillimi kushtetues i Kosovës që nga viti 2001 e deri te kushtetuta e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Zhvillimi kushtetues i Kosovës ishte dhe mbetet mjaft i dhimbshëm, ajo që duket te jetë brengosëse është se ka individ që thonë janë hartues të saj , duke pas parasysh se ata janë vetëm persona që konsultohen për bërë ndryshime, kryesisht këtë lojë të zhvillimit kushtetues të Kosovës e ka udhëheq bashkësia ndërkombëtare  e cila konsultohet edhe me palën e Kosovës por konsultohet edhe me qarqet e Serbisë për të hartuar një kushtetutë që reflekton edhe kujdesin ndaj serbëve të Kosovës.

Serbia edhe me herët por edhe tash është e interesuar të merret me serbet në dy segment, në atë të drejtave kushtetuese të serbëve të Kosovës dhe sigurinë e tyre.

Pothuaj plani serb apo strategjia serbë ka pas përkrahje nga  të gjitha institucionet ndërkombëtare apo ka pas mirëkuptim në qarqet ndërkombëtare.

Bashkësia ndërkombëtare ka arrit objektivat e saj duke ofruar Kosovës pavarësinë ndërsa pakicës serbe të drejta dhe siguri.

Nuk është  e rastit që si tema të tilla kushtetuta dhe ligjet do të pësojnë ndryshime as nuk është aspak e çuditshme në radhë të parë interesimin së pari të vendoreve të ndryshojnë apo janë nxit që të fillojnë ndryshimin e kushtetutës aktuale jo që ajo të hyjë në fuqi por pse jo në radhë të parë që bashkësia ndërkombëtare të shikojë se cili është interesi i institucioneve  shtetërore të Kosovës për të ofrua ndryshime.

Testi është kryer tash mund të pritet apo pritet eventualisht që mblidhen komentet nga marrëveshja Kosovë – Serbi për të përafruar qëndrimet dhe pasi te jenë bërë të gjitha atëherë të fillojë të ndërtohet një kushtetua e re e Kosovës.

Deri me tash ishte kushtetutë kalimtare prandaj tash duhet te jetë një kushtetutë e re me e qëndrueshme për kohën dhe me e përshtatshme për qytetarët.

Ishte interesant dhe tingëllonte joserioze një takim i organizuar nga Fridrih Erbert Stiftung dhe ISK kur disa njerëz flisnin secili prej tyre dhe ndërmjet veti për meritat personale të hartimit të kushtetutave të Kosovës historikisht.

Përderisa  pjesa tjetër ofronte informacione dhe asgjë tjetër,  e vërteta është tjetër, kornizën kushtetuese e kishte hartuar eksperti holandez Lemon dhe ekipi i tij, përderisa personat e tjerë vendor te marrun në cilësi konsultanti kishin bërë komente e vërejtje të cilat kurrë nuk janë kanë pjesë e kornizës së atëhershme kushtetuese ose vetëm disa nga bërë pjesë  e asaj kornize , si rezultat i kësaj në atë kohë dhanë dorëheqje dy konsultant vendor,përderisa komuniteti ndërkombëtare negocionte përmes qarqeve diplomatike edhe me autoritete Serbe për të mos harruar interesin e serbëve të Kosovës.

Kjo ishte e vërteta dhe fatkeqësia të cilën as atëherë por edhe as tash nuk do të mund te iu shmangemi.

Është interesant të përmendim fakte tjera apo plane të tjera, prej asaj se kushtetuta aktuale nuk ka nevojë të ndryshohet sepse nëse Parlamenti i Kosovës aprovon konkluzat – marrëveshjen me Serbinë, ajo është automatikisht e zbatueshme sepse kushtetuta aktuale qartë definon përparësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare ndaj ligjeve vendore edhe pse juridikisht kjo marrëveshje me Serbin nuk është marrëveshje ndërkombëtare por vetëm konkluzione ndërmjet dy shteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)