06 Maj 2025

Kush ishte sot jo përendimore në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Jakup Krasniqi

  1. Sot pozita ishte pa opozitë. Kush sot në Kuvend ishte kundër liberalizimit të vizave, një kusht i vërë kahmoti nga BE-ja? E pra pozita i kishte numrat! Pse nuk i harmonizuan interesin e shtetit e të qytetarëve për liberalizimin e vizave, me interesat e tyre grupore?

Kjo fletë qartë se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar të merr vendime në interes të shtetit. Kjo është vërtetuar e konfirmuar në marrëveshjet e Brukselit dhe Demarkacioni më Malin e Zi, kur kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme. Mos votimi i anëtarëve të OSHP-së konfirmon se ky koalicion nuk është i interesuar për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve, por interesat e grupeve formale e informate.
Një Komision i dyshimtë?!

2. Gjithashtu sot Presidentja shpalli Komisionin për “verifikimin” e Demarkacionit me Malin e Zi! Kjo në rend të parë nuk është kompetencë e Presidentes. Ajo e ka të drejtën ta nënshkruar ratifikimin e Demarkacionit pasi ai të votohej në Kuvend. Madje një Komision ka pasur mundësi të formohej pasi ai paraprak të dorëhiqej, se populli ynë thotë: “Plak mbi plak nuk ka.”
Nuk është lehtë për të kuptuar Presidenten në ikje, pse e bëri ketë hap, për të legjitimuar nënshkrimin e Presidentit në ardhje, në marrëveshjen e Demarkacionit apo për të konfirmuar shkeljen? Legjitimimi i nënshkrimit mund të jetë më afër mendsh!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)