Kush e vrau ëndrrën time

Shkruar nga Islam Krasniqi
U rritëm me shpresën së një ditë do të jemi të lirë që të studiojmë, të punojmë, të udhëtojmë andej nga ta thotë mendja, të flasim atë që e mendojmë, të veprojmë si është me mirë por ishim mashtruar.
Ëndrra ime po vdes çdo ditë nga pak, po shkon koha jonë dukë ëndërruar si fëmijë të vegjël së çka do të bëhemi kur të rritëm.
Po jetojmë në një vend ku ska zhvillim, ska punësim, ska liberalizim, ska rregullim të mirëqenies sociale, ku jeta bëhet ferr çdo dit e me shumë.
Ëndrra ime u vra nga këta njerëz që e liga u lindi në zemër dhe kurrë nuk u penduan për ta pastruar zemrën që e kanë mbushur me haram, me mund dhe djers të këtij popullit.
Kjo politik e fëlliqur po na sprovon çdo ditë e me shumë, këta politikan që i votuam na lan të izoluar nga të gjitha anët dhe për qejfet e tyre personale na e vranë të ardhmen. Jeta është luftë çdo ditë, sepse po përballemi me një të ardhme dinake e cila po na vjedh kohën, rinin, e cila po na vjedh ditët tona një nga një sikur të ishin sekonda të orës.
Me të drejtë thoshte Faik Konica se Guvernë skemi; parlament skemi; gjyqe skemi; arka është e zbrazur; miq sna kanë mbetur; armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur.
Politika e ndytë dhe njerëzit e pa ndërgjegjshëm të cilët u futën në të, me veprimet e tyre anti njerëzore ngulfatën zhvillimin e vendit dhe rina jonë çdo natë sakrifikojnë edhe jetën e tyre nëpër rrugë të Evropës, duke kaluar kufijtë në mënyrë ilegale për një jetë me të mirë, ku shumë vdesin edhe nëpër burgje të Evropës, e liderëve tanë ju intereson vetëm për vetë, për familjarët e tyre, për nipërit apo dajallarët.
Besuam që pas luftës do të hamë me lug të dukatit, por së besuam që disa familje nuk do të kenë as bukë e kryp në sofrat e tyre, ajo fjalë kishte qenë vetëm për komandantët e pas luftës, për politikanet, për njerëzit e haraqit dhe krimit. Por prapë nuk dëshpërohemi për jetën tonë, sepse një ditë do ti lemë të gjitha, asgjë sdo të marrim me vete dhe do të shkojmë me faqe të bardhë, por ata qe e sollën ketë gjendje do i lanë fëmijët e tyre të skuqur.
Po e mbyllë më një thënie të Aleksandri i Madh Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument. Mi lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën, vdiq duarthatë.