30 Prill 2024

Kosova është shtet sa edhe Serbia

Shkruar nga Seremb Gjergji

Askush nuk mund dhe nuk guxon të veproi në mënyrë neutrale, e veçmas serbët e 4 qyteteve të veriut të Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë Unike dhe Një për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha zonat.
 
Deklarata e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoloc është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës si dhe në kundërshtim me vendimin këshillë-dhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë.

Nikolic, jo vetëm serbët e Kosovës, por asnjë pjesëtar i asnjë komunitetit që jeton në Kosovë nuk mund të veproj në vete dhe të marr vendime të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë. Mos harroni se Kosova është shtet sa edhe Serbia.

Deklaratat tuja Nikolic të cilat inkurajojnë qytetarët serb të Kosovës për rezistencë politike, janë të rrezikshme dhe vetëm shkojnë në dëmin dhe përgjithësinë e serbëve të Kosovës.

GJND-ja me 22 korrik 2010 ka deklaruar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, madje as me Rezolutën e UNMIK-ut 1244 dhe Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Andaj, keni kujdes President?
 
Populli i Kosovës ka luftuar për shtetin, ndërsa tash me Demokraci po e ndërton ketë shtet. Lutem që edhe pakica serbe të jetë pjesë e këtij shteti i cili do të jetë model për liri dhe demokraci në Ballkan.

Marrëveshja ndërmjet dy shteteve tona është gur-themeli i ndërtimit të vendit tonë demokratik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)