09 Maj 2024

Kosova duhet të kërkojë dëmshpërblimin e luftës nga Serbia

Shkruar nga Asllan Dibrani

Historikisht dëmet, zullumi dhe gjenocidi kanë qenë treguesi i pa drejtë ndaj një populli tjetër kolektiviteti, apo një shoqërie. 

Në këtë kapitull hynë edhe luftërat e pa drejta që pasojnë me dhunë, vrasjet, masakrime,dëbimi dhe përdorim shfarosës ndaj popullit tjetër!

Fatkeqësisht edhe populli shqiptare ka përjetuar  skena gjenocidi nga varg pushtuesish, por ma i theksuar ishte  gjenocidi dhe terrori i zhvilluar nga ekspedita  e projektuesve të shtetit serb ndaj popullit shqiptare të Kosovës, ne luftën e fundit Serbi -Kosovë. 

 Në këtë luftë intervenuan edhe forcave ndërkombëtare  për ndalimin e një terrori te pa parë ndaj popullit të pafajshëm që deshi ta heq çizmen e pushtimit serb në shekullin e fundit ne Kosovë. Konfliktet e tilla  në çdo popull ekzistojnë që nga familja, fshati apo edhe qyteti për ndëshkimin nga   kryepleqtë  apo drejtësia  juridike  lokale.

Një gjë e tillë është e rregulluar edhe në  qendrat ndërkombëtare qe të ndëshkohet  terrori dhe agresori siç është rasti i Serbisë. Populli shqiptar duhet ta  hapë një procedurë  ndërkombëtare  të ndëshkimit dhe të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia. Nga kjo që thamë ma lartë ekzistojnë një qind e një mijë fakte me sa vijon:  

Nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, nëse Beogradi nuk i kompenson dëmet që ia ka bërë Kosovës gjatë luftës Vrasjet, masakrimet,dëbimi e popullatës shqiptare nga Kosova?

Nuk bënë dhe nuk është e ndershme,  të anashkalohen varrezat masive me qindra qe u zbuluan në Kosovë, por edhe zbulimi i tyre në kohët e fundit në Serbi, nga e cila e shokoj botën !Nuk duhet të harrohen  vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, dhe intelektualëve qe ishin halë ne sy dhe pengesë për spastrimin  etnik nga Kosova!

Nuk mund dhe nuk është e ndershme as nga kreu politik kosovar dhe ai ndërkombëtar të qitën  nën pluhurin e harresës dhunimet e femrave nga barbaria e shfrenuar e pushtuesëve serb në Kosovë!

Po që të tejkalohen nga kushdo vrasjet  nga regjimi i ish Serbisë, përkatësisht ish Jugosllavisë, djemtë ma te mire në ish armatën jugosllave me lloj lloj skenarësh, do të jete mëkat në vete !

Nga regjimi serb i organizuar nga kryekasapi i Ballkanit Slolobodan Millosheviqi  u helmuan me mijëra qytetarë, qe sot e kësaj dite kanë pasoja  shëndetësore dhe kanë mbet nën mbikëqyrjen e të afërmve të vet dhe të harrohen dhe mos kërkojnë ndëshkimin e Serbisë është  një dështim  në politiken kosovare, po edhe të asaj ndërkombëtare!!!

-Uzurpimi i objekteve shkollore dhe dëbimin nga objektet e veta arsimtarët, nxënësit, profesorët që krijoj humbje  të madhe në shkencën, kulturën dhe dijen e shqiptarëve gjë qe janë fakte për një kallëzim penal ndërkombëtar  dhe kërkim të dënimit.

-Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve në lokale kolektive te përcëlluara me flakë e barot janë dëshmi dhe argumente që të përdoren para bote në paraqitjen e  Serbisë pranë gjyqit ndërkombëtar, për pagesën e dëmeve qe i krijoj Kosovës. Argumente dhe fakte  këto që u lartpërmendën,  nxisin vëmendjen edhe të  lidershipit kosovar të shtohet kërkesa në kuadër të bisedimeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, të përfshihet edhe kompensimi i dëmeve të luftës, që shteti i Serbisë ia ka shkaktuar Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Janë mjaft dëshmi mbi krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë nga ana e ushtrisë,serbe mbi shkatërrimet e luftës qe u dirigjuar dhe u organizuan nga shteti serb si në fotot ma poshtë!.

Është turp dhe papërgjegjësi nga klasa politike qe kanë një mori faktesh që ta demaskojnë politiken serbe  me tendencat e baraspeshës apo krahasimin, apo ma mire me thënë barazimin e krimeve dhe terrorit serb në Kosovë me luftën e drejtë që pati UÇK-ja dhe populli i Kosovës  për çlirimin nga regjimi serb.

Është e pa tolerueshme dhe e ndjeshme për Kosovën që për çdo ditë burgosen çlirimtarët  e Kosovës nga Euleksat, si pasojë e një mos universi të shqiptarëve?

-Kryeministrit Hashim Thaçi si kryesuesi i bisedimeve me stafin e vet, është dashur me futur si kusht në agjendën bisedimeve,  kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga terroi i shtetit serb mbi shqiptarët! Kosova nuk duhet të neglizhojë të kërkojë kompensim nga Serbia sa ma parë, për dëme e luftës, edhe të hedhë në gjyq përmes OKB-së, edhe se janë vështirësitë  evidente në këtë proces, pa u bërë anëtare e kombeve të bashkuara.

Shtohet pyetje se nëse, as kush se inicion këtë  çështje nga kosovarët që  çdo shtëpi pothuajse ka dëme  fizike apo edhe materiale, vallë nga kush pritet që kjo çështje të rregullohet sipas  ligjeve ndërkombëtare për  ndëshkimin e agresionit serb mbi Kosovë?

Sipas mekanizmave ndërkombëtare pasojat e luftës nga përjetimet e pësuara duhet të  kompensohen nga agresori dhe shteti qe ka bërë dhunë dhe terror ndaj një populli apo një shtrese  qytetaresh. Shteti i Kosovës duhet t'i ketë në evidencë, dëmet që i janë shkaktuar nga lufta me qellim qe ti ketë të dhënat e mbledhura dhe të paditet me dëshmi të verifikuara pran organeve  kompetente ndërkombëtare. Ky fenomen  edhe sot e kësaj dite është aktual  nga lufta e dytë botërore  qe kërkojnë dëmshpërblim nga Gjermania siç  është Greqia, Polonia etj, me çka edhe  i ka paguar dhe kompensuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)